Ekoparku në Durrës, Rama: Po merr formën përfundimtare, së shpejti një hapësirë e gjelbëruar, me kënde sportive e zona pushimi

08/09/2021 08:43

Puna në Ekoparkun e Madh në Durrës vijon për t’i dhënë formën përfundimtare.

Kryeministri Edi Rama mëngjesin e sotëm e ka nisur me një video nga kantieri, ndërsa thotë se aty ku deri dje ishte një bombë mjedisore, së shpejti do të jetë një hapësirë e gjelbëruar me kënde sportive e zona pushimi.

“Mirëmëngjesi dhe me këto pamje të kantierit të Ekoparkut të Madh të Durrësit që po merr formën përfundimtare, si një oaz i ri rekreativ i qytetit aty ku deri dje xhiroheshin kronikat më të zeza të mediave ndërkombëtare për bombën mjedisore, ndërsa së shpejti do të jetë një hapësirë e gjelbëruar, me kënde sportive, zona pushimi e parkimi, bare dhe restorante për të kaluar ditën bashkë me fëmijët, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama.

Ekoparku i Madh në Durrës pio ndërtohet në vatrën e plehrave në Porto Romano, ndërsa në këtë zonë do të ndërtohet edhe zona e re industriale dhe Parku i ri Fotovoltaik.

Top Channel