Kinë, 15 qiellgërvishëse rrëzohen njëra pas tjetrës për 45 sekonda!

08/09/2021 13:04

U deshën vite të tëra që të ndërtoheshin, por vetëm 45 sekonda që të shkatërroheshin. 15 qiellgërvishëse në Kinë u shembën me një sasi gjigante eksplozivi pasi ishin pjesë e një projekti të nisur që në vitin 2011, por që nuk u përfundua kurrë.

Pamjet filmike tregojnë momentin befasues të shembjes së strukturave masive, që në ato momente, dukeshin si të ishin lodra. 2 mijë familje u evakuan nga zona e shpërthimit, e cila llogaritet të kishte një sipërfaqe prej 500 mijë metrash katrorë.

4.6 tonë eksploziv u vendosën në 85,000 pika shpërthimi në të 15 kullat, e koha e shpërthimit u sinkronizua. Për shkak të mungesës së financimit, ndërtimi i tyre u bllokua në 2013-tën, dhe firma në fund arriti të dorëzonte vetëm 4 nga godinat e planifikuara.

 

 

 

Top Channel