Vodhi një makinë në Kavajë dy muaj më parë, kapet 29-vjeçar në Milot

08/09/2021 12:23

Një 29-vjeçar i shpallur në kërkim për vjedhjen e një makine në bashkëpunim me një person tjetër dy muaj më parë është arrestuar.

Ai u kap në vendin e quajtur “Ura e Matit ” në Milot, ndërsa po lëvizte me makinë në drejtim të Lezhës.

Më datë 06.07.2021, në fshatin Vorrozen të Kavajës E.D., në bashkëpunim me shtetasin D.B., i arrestuar më parë, dyshohet të kenë vjedhur mjetin shtetasit S.B., banues në Kavajë.

Lezhë

Vijon puna për kapjen e personave në kërkim dhe vënien e tyre përpara përgjegjësisë ligjore. Një tjetër i kërkuar bie në prangat e Policisë.

Kapet nga shërbimet e Policisë Rrugore 29-vjeçari, i shpallur në kërkim për veprën penale “Vjedhja”, e kryer në bashkëpunim.

Në zbatim të planit të masave për kapjen e personave në kërkim, mbi bazën e informacioneve të marra në rrugë operative se një shtetas në kërkim po lëvizte me mjet në drejtim të Lezhës, Policia Rrugore e Lezhës ka mirëorganizuar punën duke bërë të mundur që në vendin e quajtur “Ura e Matit “, Milot  , bllokimin e mjetit tip “Volksëagen “, si dhe ndalimin e drejtuesit të mjetit, shtetasin:

E.D., 29 vjeç, banues në Mirditë.

Ky shtetas ishte i shpallur në kërkim , pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Kavajë ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg” për veprën penale “Vjedhja”, e kryer në bashkëpunim.

Më datë 06.07.2021, në fshatin Vorrozen, Kavajë shtetasi E.D., në bashkëpunim me shtetasin D.B., i arrestuar më parë, dyshohet të kenë vjedhur mjetin shtetasit S.B., banues në Kavajë.

Veprimet e mëtejshme për ekzekutimin e vendimit të Gjykatës do të kryhen nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Kavajë.

Top Channel