“Ngrihuni t`i biem, ne jemi këtu”, lideri i Panjshirit nuk dorëzohet- thirrje afganëve!

08/09/2021 10:10

Lideri i rezistencës anti-talebanëve në luginën e Panjshirit lëshoi prej andej një apel për “kryengritje mbarëkombëtare”.

Pavarësisht pretendimeve të përdëritura të talebanëve se e kanë marrë Panjshirin, forcat kundër tyre në rajonin rebele kanë arritur duket të ruajnë disa pozicione të rëndësishme.

Në një mesazh audio, Ahmad Massoud dëgjohet të thotë: “ Kudo qofshi, brenda apo jashtë kufijve, ju bëj thirrje të ngrihemi të gjithë për vendin tonë në një kryengritje për dinjitetn, lirinë dhe begatinë”.

Panjshiri është zona e fundit e mbetur e rezistencës së armatosur ndaj sundimit të talebanëve që kur ata pushtuan 33 provincat e tjera afgane, përfshirë kryeqytetin, Kabulin, muajin e kaluar në një goditje të rrufeshme, ndërsa forcat qeveritare të stërvitura nga perëndimi u rrëzuan dhe presidenti Ashraf Ghani u largua nga vendi.

Por, një javë më vonë NRF-ja, në të cilën janë përfshirë pjesëtarë të forcave afgane të sigurimit të stërvitur nga Shtetet e Bashkuara dhe milicitë fisnore lokale, rimori Andarabin dhe dy rrethe të tjera ngjitur në Baghlan.

Talebanët e dënuan sulmin si një shkelje të amnistisë së tyre të përgjithshme për të gjithë pjesëtarët dhe politikanët e qeverisë së përmbysur afgane. Ata në mënyrë të përsëritur u kishin kërkuar udhëheqësve të NRF-së që të dorëzojnë armët dhe të gjejnë një zgjidhje të negociuar.

 

Top Channel