Zbulohet krijesa “aliene” 500 milionë vjeçare, jetonte në oqean

08/09/2021 12:43

Gjysmë miliard vjet më parë, oqeanet ishin mbushur me forma jetë që dukeshin më shumë si aliene sesa si kafshët detare që njohim sot.

Studiuesit kanë zbuluar së fundi fosilin e një krijese të pazakontë që ka të ngjarë të ishte një gjigant në krahasim me jetën e vogël të oqeanit të asaj kohe. Radiodontët, një grup artropodësh primitivë, u përhapën pas shpërthimit Cambrian 541 milion vjet më parë – kohe kjo, kur një mori organizmash u shfaqën papritmas në Tokë, thotë CNN.

Fosili i porsazbuluar i përkiste Titanokorys Gainesi, një radiodont që arrinte gjysmë metri gjatësi, e qe ishte shumë i madh në krahasim me krijesat e tjera të oqeanit te cilat arrinin madhësinë e gishtit. Fosili u gjet në shkëmbinjtë Cambrian të Parku Kombëtar Kootenay, në Kanada. Përmasat e kësaj krijese konsiderohen befasuese, thuhet në studimin e botuar në revistën Royal Society Open Science dhe e bëjnë atë një ndër më të mëdhatë e asaj periudhe.

Ajo kishte sy të mëdhenj, me një forme anësore si ananas e një gojë të mbushur me dhëmbë, si dhe të dala si gjemba në pjesën e kokës për të kapur prenë. Kokën ia mbronte një mbulesë mbrojtëse, si guaska e një gaforreje apo breshke. Fosilet do të ekspozohen në një galeri të re të Muzeut Mbretëror të Ontarios nga muaji dhjetor.

Top Channel