E enjte, 28 Janar 2021
18:55
“Për’Puthen”/ Sindi: O Mevlan, o lepurushi vogël rri aty te karrigia se…

Sot u transmetua takimi mes Ledjanës dhe konkurrentit më të ri në “Për’Puthen”, Kristjani., me kë e ka Mevlani

18:49
E tëra neon/ Billie Eilish guxon me veshjen dhe flokët neon dhe duket se me këtë stil i ka rrëmbyer zemrën fansave

Jemi mësuar me veshjet jo të zakonshme të Billie Eilish, por këtë herë tërhoqi më shumë vëmendjen  ndërsa dilte në Los Angelos me miqtë.

18:48
Plasin debatet/ “Vini në fillim të urta, hiqni komplekset me mua, pastaj s’ju pushon goja”, me kë e ka Mevlani

Sot u transmetua takimi mes Ledjanës dhe konkurrentit më të ri në “Për’Puthen”, Kristjani.

18:35
​Navalny: Arrestimi im është i paligjshëm

Rusi anti-Putin Alexei Navalny ka denoncuar arrestimin e tij si “demonstrativisht të paligjshëm” në një seancë dëgjimore përmes një lidhje video.

18:30
Gigi Hadid në super formë pas lindjes, gati për punë (Foto)

Gigi Hadid është kthyer në punë pasi solli në jetë vajzën e saj Khai dhe ndau foto, ku duket shume elegante.

18:22
Lezhë/ Denaj për fiskalizimin: Në fund të 2021, vetëm faturë elektronike

Në fund të vitit 2021 do të ketë vetëm faturë elektronike. Këtë e bëri me dije Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Anila Denaj, gjatë një takimi me entet publike, të zhvilluar në qytetin e Lezhës.

18:20
Rama dhe Veliaj inspektojnë punimet në lagjen e re “5 Maji”: Po ndërtohen 900 apartamentet e para! Qytetarët e zgjedhin vetë nëse duan apartament apo pagesë cash

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj gjatë inspektimit të punimeve në lagjen e re “5 Maji”, theksoi se po vijon ndërtimi i 900 apartamenteve, në të cilët do strehohen 3150 rezidentë. Ai bëri me dije se banorët do mund të zgjedhin vetë nëse duan para kesh për shtëpinë e shkatërruar nga tërmeti i nëntorit të vitit 2019, apo një apartament në lagjen e re që po ndërtohet.

18:20
Rindërtimi/ Veliaj rrëfen bisedën: Çfarë më tha kryefamiljari demokrat sot në Baldushk

Kryebashkiaku Veliaj, nga lagjja e re “5 Maji”, ku ishte për inspektim së bashku me kryeministrin Rama dhe ministrin Ahmetaj, rrëfeu edhe një bisedë që kishte patur sot me një anëtar të PD, i cili hyri në shtëpinë e re, të sapondërtuar.

18:19
​Parlamenti Evropian po planifikon qendrën e vet të vaksinimit

Parlamenti Evropian ka në plan të krijojë qendrën e tij të vaksinimit kundër koronavirusit në selinë e tij në Bruksel.

18:16
Video karantine/ Gratë largohen me shkumë në kokë nga floktorja prej policisë në Britani

Në disa skena qesharake, klientet shiheshin të largoheshin me vrap nga një floktore ilegale, pas pikasjes nga policia në Britani.

18:15
Infektohet me koronavirus Luigi Soreca, si është gjendja e tij shëndetësore

Ambasadori i Bashkimit Evropian, Luigi Soreca është infektuar me covid-19. Lajmin e ka bërë të ditur vetë Soreca, me anë të një postimi në rrjetet sociale ku shkruan se sot tamponi i ka konfirmuar  se është infektuar.

18:12
Migrena/ Disa metoda interesante që do t’ju lehtësojnë dhimbjen

Migrena mund të shkaktojë dhimbje aq të forta, saqë vetëm ata që e kanë provuar mund ta kuptojnë vërtet. Mjekimi jo gjithmonë funksionon por ka disa metoda jo mjekësore që mund t’ju ndihmojnë.

18:10
Navalny mbetet prapa hekurave, Gjykata refuzon apelin për lirim

Shpresat e liderit opozitar rus, Aleksei Navalny për lirim të shpejtë, u rrëzuan nga një gjykatë që refuzoi apelin kundër ndalimit të tij.

18:07
Rusia shënon rënien më të madhe të popullsisë në 15 vitet e fundit

Popullsia e Rusisë në vitin 2020 ka shënuar rënien më të madhe të 15 viteve të fundit, duke u pakësuar me 510 mijë në krahasim me vitin e mëparshëm.

18:03
Shi intensiv dhe rritje e nivelit të lumenjve, ja kur pritet të rikthehen reshjet e dendura

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak ka bërë të ditur se pas këtyre dy ditëve pa reshje, presim sërish një përkeqësim të konditave meteorologjike. 

17:51
Biden, urdhra ekzekutivë për kujdesin shëndetësor

Presidenti Joe Biden pritet të nënshkruajë të enjten disa urdhra ekzekutivë mbi kujdesin shëndetësor të cilat synojnë të ndihmojnë ata që kanë humbur sigurimin shëndetësor gjatë pandemisë.

17:48
Marina amerikane me armë të re, e bën bombën me hidrogjen të duket si “lodër”

Marina Amerikane ka eksperimentuar me teknologji tejet të avancuara, duke përfshirë këtu dhe një “armë modifikimi hapësinor”, thotë The Sun duke cituar dokumente të fshehta të cilat ka mundur t`i shikojë.

17:43
“Bota është e nënave”/ Në një vjetorin e lindjes, Fatma Methasani ndan foton e parë me Naoh-n e sapolindur

Moderatorja bën dedikimin e veçantë për nënat, një vit pasi u bë nënë për herë të parë.

17:33
“Dashuri me përqafime apo s*ks i zjarrtë”, Atdheu flet edhe për Anën (VIDEO)

Atdheu është një nga djemtë më të përfolur të këtij edicioni në “Për’puthen”. Në fillim ai pati disa takime mjaft romantike me Ana Lleshin, e cila nuk është më pjesë e programit.

17:30
Si ‘Deda’ tek filmi ‘Rrugë të Bardha’/ Njihuni me elektricistin 57-vjeçar, çan dëborën me këmbë për të rikthyer energjinë banorëve në Kukës

Dëbora e dendur e rënë gjatë orëve të fundit kanë shkaktuar mjaftë probleme në të gjithë vendin tonë. Në fshatin Çajë në Kukës trashësia e dëborës ka shkuar në disa cm, dhe si pasojë është dëmtuar rrjeti elektrik.

17:22
SHBA, shkon në mbi 439 mijë numri i të vdekurve nga COVID-19

Numri i personave të vdekur nga koronavirusi në SHBA është rritur në 439.533, prej të cilëve 3.993 kanë humbur jetën në 24 orët e fundit.

17:20
Kadilli në Top Talk: PS është forcë e parë por ne si opozitë e bashkuar i fitojmë zgjedhjet

Anëtari i kryesisë se Partisë  Demokratike tregon cilat janë pikat e forta, që do sjellin fitoren e PD-së.

17:18
Irani raporton 85 vdekje të reja nga COVID-19

Me 85 vdekje të regjistruara gjatë 24 orëve të fundit nga koronavirus në Iran numri i përgjithshëm i viktimave ka arritur shifrën 57.736.

17:15
​Borxhi publik i Kroacisë rritet në 86.4 për qind të GDP-së

Në fund të shtatorit 2020, borxhi publik i Kroacisë arriti në 325.2 miliardë kuna (46.58 miliardë euro), që është 11.2 për qind më shumë se në fund të vitit 2019, sipas të dhënave të fundit nga Banka Kombëtare Kroate (CNB).

17:05
Rindërtimi/ Rama në lagjen ‘5 Maji’: Duhet të shtohet ritmi i punës

Kryeministri Edi Rama ka qenë pasditen e sotme në lagjen “5MAJI”, Tiranë, në kantierin e lagjes së vjetër periferike të kryeqytetit, e cila do të kthehet në një qendër të re urbane për plot 11 mijë banorë, me apartamente cilësore, njësi shërbimesh tregtare, shkollë, kopësht, çerdhe, godina institucionesh, parqe, si edhe vendin ku do të çelë dyert shkolla e famshme franceze e inovacionit “Ecole42”.

16:58
Administrata e Biden-it, “po” dialogut Kosovë-Serbi me ndërmjetësim nga BE

Shtetet e Bashkuara mbështesin plotësisht dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, të lehtësuar nga Bashkimi Evropian që ka për synim arritjen e një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse.

16:53
COVID19/ Sërish numër i lartë infektimesh, 11 humbje jete në 24 orët e fundit

11 persona mes moshave 54-86 vjeç, kanë humbur jetën si pasojë e covid-19.

16:48
Terroristët kërcënojnë të sulmojnë Burj Khalifa kur VIP-at botërorë janë në Dubai për t’i shpëtuar karantinës (Fotot)

Grupe terroristësh islamikë kanë kërcënuar sot të hedhin në erë ndërtesën më të lartë të botës Burj Khalifa në Dubai, me anë të sulmeve me dronë.

16:46
A duhet të vetëlargohet Berisha nga politika?! Ja si përgjigjet anëtari i kryesisë së PD-së

Sali Berisha është sërish në listat e kandidatëve të Partisë Demokratike për zgjedhjet e 25 prillit. Fatbardh Kadilli jep opinionin e tij për prezencën e ish-kryeministrit në parti.

16:46
Gjermania bllokon AstraZeneca-n/ “Jo” vaksinës së saj për moshat mbi 65 vjeç

Autoritetet gjermane nxorën një rekomandim që vaksina e koronavirusit e prodhuar nga Universiteti I Oksfordit dhe kompania AstraZeneca të mos përdoret tek personat e moshës 65 vjeç e lart.

16:43
Vrasja e Albert Krasniqit nga i ati, rrëfehet xhaxhai i viktimës: Vëllai po shikonte armë që bleu Alberti, por u shkrep rastësisht!

Sot i është dhënë lamtumira e fundit e të riut, Albert Krasniqi, i cili u vra me armë zjarri dje nga babai tij, Skënderi,  në Prishtinë.

16:42
​Izraeli shtrin vaksinimin për qytetarët mbi moshën 35-vjeç

Izraeli njoftoi sot se po zgjeron vaksinimin kundër virusit korona tek të rriturit më të vjetër se 35-vjeç.

16:32
Sanders dhe dorezat e famshme, senatori mbledh 1.8 milionë dollarë për bamirësi…

Fotot e ditës së inaugurimit, me dorezat e leshta dhe qëndrimin sfidues ndaj pompozitetit të rastit nga ana e Bernie Sanders, ndoshta nuk tregonin imazhin më të mirë të mundshëm të senatorit amerikan, por janë bërë një kauzë e fortë bamirësie.

16:32
“Hey Macarena”, policët francez i pret dënimi pas argëtimit në komisariat

Më shumë se njëzet oficerë të policisë franceze po përballen me ndëshkim të brendshëm për mbajtjen e një ahengu në stacionin e policisë ku ata ishin filmuar duke kërcyer Macarena dhe duke shkelur rregullat e mbrojtjes kundër virusit.

16:28
​BE dakordohet për standardizimin e certifikatave të vaksinimit

Shtetet anëtare të BE-së kanë miratuar udhëzime të përbashkëta që do të zbatohen kur lëshojnë certifikatën e vaksinimit kundër COVID-19, e cila do të përdoret për qëllime mjekësore.

16:24
Ligji që ndalon abortin/ Hyn në fuqi në Poloni, shpërthejnë protestat në vend

Një ligj i polemizuar që thuajse ndalon tërësisht abortin në Poloni ka hyrë në fuqi që nga mesnata e të mërkurës.  Një vendim gjykate që lejoi ndalimin, shkaktoi protesta të mëdha në tetor.

16:19
Autobusë pa shoferë, Singapori fillon testimin tre mujor

Singapori ka hedhur edhe një hap përpara drejt një rrjeti të transportit publik ka shofer, me lancimin e autobusëve të rinj vetëlëvizës, që janë në fazë testimi aktualisht.

16:07
Kosova regjistron tre viktima dhe 316 raste me COVID-19 gjatë 24 orëve të fundit

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike ka regjistruar të enjten 316 raste të reja me koronavirus, pas testimit të 1,652 mostrave.

15:59
Kualifikueset Euro 2023/ Kombëtarja shqiptare sërish në grup me Kosovën dhe Anglinë

Kombëtarja shqiptare e 21-vjeçarëve ka mësuar fatin e saj për kualifikueset e Evropianit të vitit 2023 për këtë grupmoshe që do të zhvillohet në Rumani dhe Gjeorgji.

15:53
Qëllon me thikë gruan italiane, arrestohet bashkëshorti shqiptar. Konflikti mes çiftit prej disa muajsh

Një konflikt mes dy biznesmenëve më të njohur të zonës tronditi Vilëbashtovën.

15:52
Shokon Brigitte Bardot: Covid-19, i mirë për rregullimin e mbipopullimit, jemi 5 miliardë njerëz tepër

Aktorja veterane e ekranit Brigitte Bardot ka propozuar në mënyrë shokuese në një intervistë të fundit, se sëmundjet si pandemia e Covid-19 janë të dobishme për rregullimin e popullsisë në planet.

15:49
SHBA, parashikim i zymtë/ Ekspertët: 500 mijë viktima deri më 20 shkurt

Drejtoresha e re e Qendrave Amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve parashikon se numri i të vdekurve nga COVID-19 në Shtetet e Bashkuara do ta kalojë shifrën 500,000 deri më 20 Shkurt.

15:45
Apple shënon rekord/ Rriten shitjet gjatë periudhës së fundvitit

Shitjet e Apple kanë shënuar një rekord tjetër ndërsa familjet zgjodhën risitë e fundit të kompanisë, telefonë, laptopë dhe aparatura të tjera, gjatë periudhës së Krishtlindjes.

15:42
Aeroporti ul çmimet. Në Rinas do vijnë kompani të reja me çmime të ulëta të biletave

Menjëherë pasi Aeroporti i Rinasit u mor në pronësi nga kompania shqiptare Kastrati Grup, është lajmëruar nisja e procesit të uljes së tarifave për pasagjerët, proces që do çojë në uljen e biletave të udhëtarëve.

15:36
Gjermania kufizon udhëtimet, masa mbrojtëse kundër varianteve të reja të Covid

Gjermania po planifikon të ndalojë udhëtarët nga vendet e goditura më rëndë nga variantet e reja të koronavirusit dhe këtë e konfirmoi të enjten ministri i brendshëm Horst Seehofer.

15:29
Në radhë për testin e shpejtë, si po kontrollohen banorët e Tiranës për të gjetur të infektuarit

Që prej 22 dhjetorit të 2020-tës, në Tiranë funksionojnë 6 qendra të testit të shpejtë, për Covid 19-tën.  

15:23
Qeveria ndryshon buxhetin, debate për aktin normativ për bonusin ndaj pensionistëve

Parlamenti ka miratuar mes debatesh aktin e katërt normativ për buxhetin e vitit 2020, një draft ku u bënë rialokimet e fondesh duke mundësuar bonusin e pensionistëve, më shumë para për shëndetësinë e vazhdimin e investimeve infrastrukturore.

15:23
Flet roja i bujtinës që u izolua 4 ditë nën dëborën 4 metra në Theth: Më zuri, stuhia marramendëse, bujtina rrezikonte të shembej, për katër netë nuk kam fjetur

Pjetër Kodra u shpëtua nga forcat e ndërhyrjes së shpejtë pas katër ditësh i izoluar në bujtinë.

15:18
Veliaj, reagim për “Ndrangheta”: Shqipëria nuk mund të përbaltet në fushatë

Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj deklaroi se PD është në dëshpërim, duke komentuar deklaratat e opozitës në lidhje me përgjimet e Ndranghetës.

15:16
3 familje në fshatin Shpat hyjnë në shtëpitë e reja, Veliaj: “PD në dëshpërim, puna jonë i komplekson! Ngushëllimi i vetëm për ta, shpifjet ndaj atyre që punojnë”

Tre familje në fshatin Shpat të Baldushkut hynë sot në shtëpitë e reja, të rindërtuara pas tërmetit.

15:15
Programi ekonomik i PD, Basha prezanton projektin për taksat, biznesin dhe punësimin

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha nisi sot prezantimin e programit ekonomik të PD.

15:11
Zgjedhja e anëtarëve të KLP-së/ Përfundon kandidimi, del fituese Eloida Goxhaj

Ka përfunduar numërimi për kandidatët që synojnë një vend në Këshillin e Lartë të Prokurorisë.

15:08
Dosjet e OFL do hetohen nga SPAK, njësisë së posaçme policore i përfundoi afati në fund të vitit

Kuvendi zgjidh sot një boshllëk të krijuar në lidhje me dosjet e krijuara nga Operacioni Forca e ligjit.

15:07
Çahet argjinatura, Buna po përmbyt. Situatë e rëndë në Shkodër, Ademi: Gjendje e fatkeqësisë

Këtë të enjte, situata e përmbytjeve në zonën e Nënshkodrës është përkeqësuar edhe më tej.

15:01
Rrezikohen 800 mijë votues, u kanë skaduar kartat e identitetit. Nuk po i rinovojnë

800 mijë shqiptarë  me të drejtë  vote rrezikojnë të mos  votojnë me 25 prill, për shkak të skadimit të dokumenteve te tyre të identifikimit.

14:52
Atentati ndaj prokurorit Arjan Ndoja/ SPAK njofton mbylljen e hetimeve

SPAK ka mbyllur hetimet atentati ndaj prokurorit Arjan Ndoja në vitin 2019 dhe ka çuar dosjen në gjykatë për 2 të pandehur.

14:35
3 familje në fshatin Shpat hyjnë në shtëpitë e reja, Veliaj: PD në dëshpërim, puna jonë i komplekson

Tre familje në fshatin Shpat të Baldushkut hynë sot në shtëpitë e reja, të rindërtuara pas tërmetit. Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, vizitoi familjet e Bujar Llocit, Enver Llocit dhe Aqif Llocit, të cilët i humbën shtëpitë në 26 Nëntor 2019, ku shtoi se puna është e vetmja përgjigje për këto që shpifjen e ka kthyer në ngushëllim.

14:30
Cristiano Ronaldo thyen rregullat e Covid-19, bën gjithçka për t’i dhuruar ditëlindje të paharrueshme Georginës (FOTO)

Futbollisti i famshëm, Cristiano Ronaldo ka thyer rregullat e koronavirusit për t’i dhuruar një ditëlindje të paharrueshme të dashurës së tij Georgina Rodriguez.

14:27
Manastirliu në Kuvend: Kemi kontraktuar doza vaksinimin për 800 mijë qytetarë

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu, në fjalën e saj në Kuvend ka deklaruar se janë kontaktuar doza vaksine antiCOVID për 800 mijë qytetarë, duke bërë me dije se janë parapaguar 2.9 milion dollarë për marrëveshjen me Pfizer, krahas parapagimit në instrumentin COVAX.

14:16
Basketboll në kohë Covidi, Ministria e Shëndetësisë miraton kërkesën për zhvillimin e ndeshjeve

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka vendosur që të lejojë zhvillimin e ndeshjeve të basketbollit, të cilat ishin pezulluar për shkak të pandemisë.

14:14
Emri/ Të shtëna me armë zjarri në Mamurras, plagoset 60-vjeçari

Të shtëna me armë zjarri kanë ndodhur pak minuta më parë në Mamaurras.

14:10
Fier/ Vdekja e infermierit pasi makina e tij u përplas me kamionin, flasin familjarët: Nuk ishte faji i tij, rruga kishte ngrica dhe asnjë sinjalistikë, duam drejtësi!

Sipas policisë, shkaku i aksidentit dyshohet të ketë qenë parakalimi i gabuar i 30-vjeçarit, Klement Basha dhe terreni i rrëshqitshëm. Por, familjarët e të ndjerit kanë reaguar në “Shqipëria live”.

13:51
“Gjumë të ëmbël”, Rama ironizon programin e PD: Njësoj si Tramvaji…

Kryeministri Edi Rama ka reaguar me anë të një postimi në Twitter për programin ekonomik të prezantuar nga PD.

13:41
U qëllua me thikë në zemër 15-vjeçari në Prizren/ Flet i ati: Sherri ndodhi për një vajzë, djemtë kishin ngacmuar shoqen e klasës, djali im donte ta mbronte…

Pas një sherri mes adoleshentësh pranë shkollës së mjekësisë në Prizren mbeti i vdekur 15-vjeçari, Lirim Boduri. Babai i tij tregon më shumë për ngjarjen.

13:36
Përfundon seanca plenare, çfarë u miratua sot në Kuvend

Kuvendi ka përfunduar seancën e sotme plenare me miratimin e 8 akteve normative.

13:23
Mitrovicë/ Shpërthen zjarri në kamp, përfundojnë në spital 7 refugjatë

Një pjesë e kampit “Belvedere” në Mitrovicë është përfshirë nga flakët mëngjesin e sotëm dhe për pasojë janë lënduar 7 persona.  Ky kamp prej disa muajsh strehon refugjatë nga shtetet e Lindjes.

13:19
Çahet argjinatura në Shirgj të Shkodrës, rrezikohet jeta e banorëve (Video)

Në Shirgj të Shkodrës është çarë argjinatura, duke sjellë prurje të shumta të ujit e rrezikuar shtëpitë.

13:17
Shkodra “përplas” Peleshin dhe Ademin/ Kryebashkiakja: Mua s’më gënjen dot! Ministri: Banorët presin mesazhe të tjera

Situata e përmbytjeve në Shkodër ka përplasur kryebashkiaken Voltana Ademi me ministrin e Mbrojtjes Niko Peleshin.

13:16
Meta përfshihet në fushatë, i jep “hua” këshilltarin e tij Lulzim Bashës për shkrimin e programit

Partia Demokratike prezantoi sot programin e saj ekonomik.

13:09
Zgjedhja e anëtarëve të KLP, prokurorët votojnë për dy vendet bosh

Prokurorët do të votojnë ditën e sotme për të zgjedhur dy anëtarë të KLP për vendet që kanë mbetur bosh që prej marsit.

12:55
Fier/ Përdorte para të falsifikuara, arrestohet 25-vjeçari

Një 25-vjeçar është arrestuar nga policia pasi ka furnizuar makinën me karburant në një pikë karburanti në Fier dhe ka paguar me para fallco.

12:54
Aksident në Divjakë, automjeti përplas fëmijën 5 vjeç

Divjakë – Një aksident ka ndodhur mesditën e sotme në fshatin Çermë, ku u përplas me makinë një fëmijë 5 vjeç.

12:45
Berat/ Lëvizte pa leje drejtimi motorin e vjedhur, arrestohet 40-vjeçari

Një qytetar në Berat është arrestuar pasi drejtonte një motoçikletë pa dokumenta, i denoncuar i vjedhur.

12:43
Shtyrja e afatit të kolaudimit për 3 muaj, ministrja Balluku: Do të kufizojmë rrezikun që vjen prej pandemisë

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku ka folur në Kuvend për aktin normativ që vendos zgjatjen me 3 muaj të afatit të vlefshmërisë së certifikatës së kontrollit teknik të mjeteve me motor dhe rimorkio.

12:37
Veliaj uron Kadarenë për 85-vjetorin: Xhevahir i letërsisë moderne shqiptare

Kryebashkiaku Erion Veliaj ka uruar për 85-vjetorin shkrimtarin tonë të dashur Ismail Kadare.

12:32
Tiranë/ Drejtoi makinën në gjendje të dehur dhe u përpoq të korruptonte policin, arrestohet 35-vjeçari

Një 35-vjeçar është arrestuar mbrëmjen e djeshme pasi gjatë kontrollit u kap u vërtetua se drejtonte makinën në gjendje të dehur dhe për t’iu shmangur përgjegjësisë i ofroi lekë punonjësit të policisë.

12:30
Shtyhet afati i shqyrtimit nga SPAK të çështjeve deri në fund të 2020-ës nga OFL

Afati i shqyrtimit nga SPAK dhe Gjykata e Posaçme të çështjeve të referuara nga OFL deri në datën 31.12.2020 u votua sot në kuvend për shtyrje.

12:20
Sheffield pushton Old Trafford, mund Manchester United. M.City del në krye

Manchester United bie në ndeshjen më të lehtë në letër në Premier League angleze dhe i lë kreun e renditjes së kampionatit, rivalëve të qytetit, Manchester City.

12:20
Vlorë/ Makina përplasi motoçiklistin në lagjen “Uji i Ftohtë”, arrestohet shoferi 66-vjeçar

Mesditën e djeshme, një automjet përplasi një motor në lagjen “Uji i Ftohtë” të Vlorës.

12:15
SHBA lëshon alarmin, paralajmërohet dhunë e motivuar nga politika

Departamenti i Sigurisë Kombëtare në Shtetet e Bashkuara ka lëshuar një alarm mbarëkombëtar të terrorizmit.

12:09
Plagosi me thikë bashkëfshatarin/ Arrestohet 27-vjeçari në Elbasan

Një 27-vjeçar, i shpallur më parë në kërkim për mbajtje të armëve pa leje dhe plagosje e rëndë, është arrestuar sot.

12:09
Babai vret të birin në Prishtinë, përcillet sot në banesën e fundit Albert Krasniqi

Policia e Kosovës ka dhënë detaje për vrasjen në Prishtinë të biznesmenit Albert Krasniqi.

12:04
Serbia vaksinon më shpejt, renditet pas Britanisë së Madhe për ritmin e vaksinave

Presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiç, ka krahasuar shpërndarjen e vaksinave anti Covid në Evropë me mbytjen e titanikut duke thënë se të pasurit po shpëtohen ndërsa të varfrit në Ballkan po lihen të mbyten.

12:00
Raporti për korrupsionin, Shqipëria renditet në vendet me përmirësim të lehtë

Organizata Transparency International publikoi raportin vjetor të indeksit të korrupsionit për vitin 2020.

12:00
Fotot Ekskluzive/ Nis zbatimi projektit të spitalit rajonal Fier

Kompania turke YDA  ka nisur zbatimin e projektit për ndërtimin e spitalit rajonal të Fierit.

11:45
Biznesmeni plagos me thikë bashkëshorten italiane, banorët: Po festonte ditëlindjen me burra të tjerë

Një ngjarje rëndë ka ndodhur në fshatin Ballaj të njësisë administrative Gose të bashkisë Rrogozhinë.

11:43
Detaje për vrasjen e biznesmenit Albert Krasniqi, çfarë u gjet në vendin e ngjarjes

Detaje të reja janë zbuluar për ekzekutimin e biznesmenit Albert Krasniqi, i cili dyshohet se u vra nga babai i tij Skënder Krasniqi pasi i kishte kërkuar që të dorëzohej në Polici sepse kishte ushtruar dhunë ndaj ish-gruas së tij.

11:29
Vota e diasporës, Celibashi: Drafti është për konsultim tek partitë politike

Kreu i KQZ-së Ilirian Celibashi tha ditën e sotme se draft për votën e diasporës është përcjellë për konsultim tek partitë politike dhe përfaqësuesit e diasporës.

11:21
Bledi Çuçi bën bilancin e arritjeve të OFL: Moment kulmor në histori! SPAK dhe GJKKO, të vazhdojnë punën për proceset penale

Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi ka bërë bilancin e arritjeve të OFL gjatë vitit 2020 teksa i ftonte të gjithë deputetët që të miratojnë aktin normativ në mënyrë që të vijojë goditja ndaj krimit të organizuar, krimeve të rënda apo luftës kundër terrorizmit.

11:02
Seanca parlamentare/ Balla: Buxheti i 2021-shit shumë agresiv, pas një viti të vështirë

Deputeti Taulant Balla gjatë fjalës së tij ditën e sotme në seancën plenare në Kuvend tha se buxheti i këtij viti të ri do të jetë shumë agresiv pasi 2020-ishte shumë vit i vështirë.

10:55
Dyshohet se kreu vrasje në Amerikë, Gjykata e Shkodrës merr vendimin për Arben Bregun

Shkodër – Gjykata e shkallës së parë ka vendosur masën e sigurisë “arrest në shtëpi” për Arben Bregun, 50-vjeçari i dyshuar për një vrasje në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

10:44
Emri/ I shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohet 35-vjeçari në Tiranë. Ja për çfarë akuzohet

Një 35-vjeçar, i identifikuar si Areld Murati është arrestuar në Tiranë pasi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga drejtësia italiane.

10:32
Trafik kanabisi në Durrës, arrestohen 2 të rinj

8 kg kanabis janë sekuestruar në Durrës.

10:22
Mblidhet Kuvendi, diskutohen ndryshime në ligjin e buxhetit të 2020-ës

Sot po mbahet seanca e radhës plenare ne parlament.

10:18
Vlorë/ Mbyllet kopshti nr.5, pesë punonjëse infektohen me koronavirus

Pesë punonjëse të kopshtit nr.5 në qytetin e Vlorës kanë rezultuar pozitive ndaj koronavirusit.

10:11
Dy fëmijë bien në lumin Gjanica, momenti kur qytetari hero i shpëton

Dy fëmijë të komunitetit rom ishin duke luajtur në buzë të lumit Gjanica në qendër të Fierit.

10:09
Fier/ Vodhi automjetin në fshat, arrestohet 36-vjeçari. Procedohet penalisht 16-vjeçari, vodhi para në zyrën e drejtoreshës

Fier – Një 36-vjeçar ka rënë në prangat e policisë pasi vodhi një automjet tip “Benz” në fshatin Varibob para rreth një jave.

09:58
Një rrugë në Tiranë merr emrin e aktorit Agim Qirjaqi, Veliaj: Nderojmë figurat më të çmuara të qytetit

Agim Qirjaqi, aktori i dashur i dhjetëra roleve në kinematografi dhe teatër, i cili u nda nga jeta 11 vite më parë, është nderuar me emrin e një rruge në Tiranë. Tabela me emrin e tij iu dorëzua simbolikisht nga kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, vëllait të aktorit dhe regjisorit të mirënjohur, Maks Qirjaqi, në prani edhe të regjisorit Kujtim Çashku.

09:55
Nga fotot në hotel me Beartin tek lidhja me Andin, Tea reagon për “bombat” e Shqipes. Ja si është e vërteta (FOTO)

Tea Trifoni, një prej ish konkurrenteve të “Për’puthen”, e cila u largua nga programi së bashku me Andin për tu njohur më shumë jashtë, ka reaguar për ‘bombat’ e Shqipe Hysenaj.

09:48
E rëndë në Vorë/ E mitura denoncon 24-vjeçaren për abuzim seksual

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Vorë, ku 15-vjeçarja ka denoncuar një 24-vjeçare se e ka mashtruar dhe ka abuzuar seksualisht me të.