E tëra neon/ Billie Eilish guxon me veshjen dhe flokët neon dhe duket se me këtë stil i ka rrëmbyer zemrën fansave

28/01/2021 18:49

Jemi mësuar me veshjet jo të zakonshme të Billie Eilish, por këtë herë tërhoqi më shumë vëmendjen  ndërsa dilte në Los Angelos me miqtë.

Këngëtarja u pa të dilte me miqtë në Los Angeles, me një veshje ngjyrë monokromatike dhe pa make up.

Billie Eilish prezanton një vizion tjetër të jeshiles neon në një set fotografish që postoi në Instagram. Këngëtarja koordinoi pamjen e saj të plotë, nga syzet katrore, deri tek çizmet e me platformë!

Nuk është sekret që Billie Eilish pëlqen të veshë neon. Fituesja e Grammy, sërish tregoi se i qëndron stilit të saj, ku mbizotëron ngjyra neon.

Fansat e pëlqejnë shumë stilin  e 19-vjeçares. Një komentues shkruan, “Billie Eilish shpiku jeshilen neon”. Billie sigurisht që po rrit popullaritetin e veshjeve neon.

FOTO GALERI
1/5

Top Channel