Me 85 vdekje të regjistruara gjatë 24 orëve të fundit nga koronavirus në Iran numri i përgjithshëm i viktimave ka arritur shifrën 57.736.

Zëdhënësja e Ministrisë së Shëndetësisë së Iranit, Sima Sadat Lari, po ashtu njoftoi se në 24 orët e fundit janë shënuar 6.528 raste të reja me COVID-19, duke e çuar numrin e përgjithshëm të rasteve në 1.398.841.

Lari theksoi se 4.018 pacientë të prekurit me COVID-19 po trajtohen në kujdes intensiv dhe shtoi se numri i të shëruarve që nga fillimi i pandemi ka arritur në 1.189.975.

Duke informuar se deri më tani janë kryer 9.125.076 teste të dyshuara për COVID-19, ajo tha se në vend nuk kanë mbetur më qytete në nivelin me alarm “të kuq”, që njihet si niveli me rrezikshmëri më të lartë nga pandemia.

Ndërkohë, 18 qyteza në vend janë të përfshira në mesin e rajoneve me alarm “portokalli”, 154 qyteza si zona të “verdha” dhe 276 qyteza si zona “blu”.

Top Channel