Qëllon me thikë gruan italiane, arrestohet bashkëshorti shqiptar. Konflikti mes çiftit prej disa muajsh

28/01/2021 15:53

Një konflikt mes dy biznesmenëve më të njohur të zonës tronditi Vilëbashtovën.

Kastriot Dema plagosi me thikë bashkëshorten e tij italiane Karlotën, në ditën e saj të ditëlindjes.

Prej disa vitesh çifti ishte kthyer nga Italia dhe kishte ndërtuar një resort turistik në kodrat e fshatit Ballaj. Në këto pamje i shohim në emisionin “Fshtrat e Shqipërisë” në Top Channel në korrik të vitit të kaluar ku të dy flisnin me shumë pasion për punën e tyre në kompleksin turistik që kanë ngritur në  Vilëbashtovë.

Por përtej buzeqëshjes para kamerave duket se mes çiftit konfliktet kishin nisur prej kohësh duke kulmuar mbrëmjen e së mërkurës ndërsa Karlota festonte me miq. Festa siç tregojnë banorët shkaktoi zemërimin e Kastriotit, i cili raportohet se e kishte dhunuar edhe më parë deri sa ajo kishte kërkuar urdhër mbrojtjeje.

Kastrioti ka qëlluar të shoqen por edhe është përleshur me pjesëmarrësit në festë deri në mbërritjen e policisë që i vuri atij prangat.

Top Channel