E premte, 09 Korrik 2021
20:46
Lidhja e pazakontë e Zonjës së Parë me miliarderin, vrasës të dyshuar të bashkëshortes në SHBA (fotot)

Ish-bashkëshorti i zonjës së parë të SHBA, Jill Biden ka zbuluar së fundmi se ka pasur një lidhje jashtëmartesore me gruan e një trashëgimtari pronash në New York, pak para se ajo të zhdukej në vitin 1982.

20:38
Fiks Fare/ Qentë e stanit bëjnë namin në fshatrat e Përmetit, hanë bagëtitë

Në Fiks Fare kanë mbërritur ankesa nga banorët e fshatrave Strëmbec dhe Qilarisht të Përmetit, pasi qentë e stanit janë kthyer në problem për ta. Qentë e stanit sipas banorëve kanë ngrënë bagëtitë e fshatit .

20:30
Tryeza e ‘The Economist’ në Athinë, Rama për integrimin e Ballkanit në BE: Rrugëtimi, si pushtimi i Trojës. Do bëjmë gjithçka që të anëtarësohemi

‘Pushtimi i Trojës zgjati me vite, kështu po zhvillohet rrjedha e Ballkanit brenda BE-së’, kështu e komentoi rrugëtimin e Ballkanit Perëndimor drejt Bashkimit Europian, Kryeministri Edi Rama duke folur në konferencën e ‘The Economist’ që u zhvillua në Athinë.

20:29
Zjarri pushton Greqinë/ 40 zjarrfikës dhe 4 helikopterë në luftë me flakët (Pamjet)

Flakët kanë pushtuar disa rajone në Greqi duke u kthyer në një problem serioz.

20:12
Përpara se të lëvizni jashtë vendit, informohuni për protokollin në Ministrinë e Punëve të Jashtme

Ministrja e Punëve të Jashtme, Olta Xhaçka ka këshilluar të gjithë qytetarët që të informohen në faqen e Ministrisë së Punëve të Jashtme për protokollin e shteteve nëse duan të lëvizin jashtë vendit.

20:02
Biden e Putin diskutojnë për Sirinë e sulmet kibernetike në telefon, thotë Shtëpia e Bardhë (fotot)

Presidenti amerikan Joe Biden ka ngritur sot çështjen e sulmeve kibernetike të shantazhit “nga kriminelë me bazë në Rusi” në një telefonatë me homologun e tij rus Vladimir Putin, duke i bërë thirrje Rusisë “te veprojë,” njoftonte Shtëpia e Bardhë.

19:53
Bulqizë/ 29-vjeçari hidhet nga kati i tretë i pallatit, niset drejt Traumës në Tiranë

Një 29-vjeçar është hedhur nga kati i tretë në rrethana ende të paqarta në Lagjen e Re të qytetit të Bulqizës pasditen e sotme.

19:50
Festivali i kitarës/ Rikthehet për publikuan pas edicionit të vjetshëm online për shkak të pandemisë

Pas një viti aspak të lehtë prej pandemisë dhe një edicioni online të festivalit, tashmë aktivitetet kulturore po mbledhin publikun.

19:45
Vendimi që trondit kriminelët/ SPAK e BKH akses në kontrollin e llogarive bankare

Këshilli i Ministrave ka miratuar sot një vendim, që u jep të drejtë SPAK dhe Byrosë Kombëtare të Hetimit të kenë akses të përhershëm të futen dhe të verifikojnë në çdo kohë të gjitha llogaritë bankare në regjistrin qendror si dhe në kasaforta.

19:42
Plehrat pranë zonës turistike/ Orikum, në verë në këtë landfill depozitohen 70 ton mbetje në ditë

Këtu jemi në Orikum. Shumë pranë kësaj zonë turistike hidhen mbetjet urbane. Afërsisht në këtë landfill ilegal gjatë sezonit të verës depozitohen 70 ton mbetje në ditë.

19:40
Burrat në Shqipëri po pakësohen/ Lindin më pak meshkuj, ikin në emigrim dhe kanë numrin më të lartë të vdekjeve

INSTAT ka publikuar një raport, në të cilin merren parasysh statistikat në fushat kryesore midis burrave dhe grave, për t’i ofruar publikut një pasqyrë që do ndihmojë në arritjen e barazisë gjinore.

19:39
Pushime jashtë pas hapjes së kufijve/ Por kostot janë shtuar, përveç testeve anti Covid edhe paketat më shtrenjta

Shqiptarët kanë nisur të planifikojnë pushimet edhe jashtë Shqipërisë, edhe pse prenotimet sipas agjencive turistikë vijojnë të jenë më të pakta se para pandemisë së covid 19.

19:28
“Gërdeci”, Mediu në Gjykatën e Posaçme/ Pas 2 javësh mësohet fati i ish-ministrit të mbrojtjes, çështja në dhomën e këshillimit

Fatmir Mediu u rikthye edhe njëherë në gjyqësor për tragjedinë e Gërdecit, jo vetëm nga ankesa e familjarëve të fëmijës së vrarë, por edhe nga ndryshimet ligjore të reformës në drejtësi në të cilat parashikohet se një çështje e pushuar mund të hapet jo vetëm mbas provave të reja, por edhe zbulimit të të dhënave të reja.

19:28
Të gjithë në pritje të këngës së re të Capital T me protagoniste Nevina Shtyllën (Fotot)

Reperi i njohur shqiptar , Capital T ditën e nesërme do të na prezantojë ëme projektin e tij më të fundit muzikor të quajtur “Buzëqeshje”.

19:19
Shifra rekord! Në vitin 2020, BE shënoi numrin më të lartë të vdekjeve gjatë 6 dekadave të fundit

Pandemia e Covid 19 është shkaku kryesor përse Bashkimi Evropian shënoi shifrën më të lartë të vdekjeve vjetore gjatë vitit të shkuar.

19:18
Tragjike në Tiranë! Vetëvaret në banesë 55-vjeçari

Një 55-vjeçar është vetëvarur në banesën e tij në zonën e Unazës së re në Tiranë rreth orës 18:40.

19:11
“Me flokë të shkurtra e të zeza”/ Bebe Rexha si nuk e keni parë kurrë, publikohet traileri i filmit (Pamjet)

Këngëtarja shqiptare, Bebe Rexha po korr sukses të madh në muzikë, ndërsa prej muajsh ka njoftuar se do të bëjë debutimin si aktore në filmin e ri “Queenpins”.

18:59
“Festo pa armë”/ Policia në Kosovë fushatë për parandalimin e të shtënave në dasma

Në kuadër të planit të veprimit për sezonin veror 2021, drejtoria Rajonale e Policisë në Mitrovicën e jugut në fushën e parandalimit po vazhdon me aktivitete shtesë.

18:45
“Duhet të flasim”/ 13 këshilla për t’i dhënë partnerit tuaj hapësirë

Ka disa fraza që, kur shqiptohen në një marrëdhënie, janë të mjaftueshme për ta ftohur atë.

18:39
FOTO/ Nëse ke shumë vapë, ndalu te stacioni i freskimit në kryeqytet për pak minuta

FOTO/ E keni parë kabinën tropikale në “Sheshin Skënderbej”? Ja për çfarë funksionon

18:28
Vrasja e Presidentit, arrestohen 17 persona në Haiti

Zyrtarët haitianë thanë se më shumë se një duzinë personash janë arrestuar në lidhje me vrasjen e presidentit Jovenel Moise.

18:26
U mori jetën dy vajzave vetëm 18 dhe 19 vjeç, Behar Pema ‘ia hedh’ me 4 vite burg/ Nëna e të resë mesazh prekës

Gjykata e Elbasanit ka dënuar me vetëm katër vite burg Behar Pemën, drejtuesin e automjetit i cili shtatorin e kaluar përplasi në dalje të tunelit Tiranë-Elbasan, një automjet ku po udhëtonin katër vajza dy prej të cilave ndërruan jetë, Lusinda Garunja dhe Zheneta Qallia.

18:22
Top Talk/ Ryshfeti i mjekëve. Ja reagimi i kreut të Sindikatës së Punonjësve të Shëndetësisë

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Shëndetësisë, doktori Genti Stroni i ftuar në emisionin Top Talk që drejtohet nga gazetari Denis Dyrnjaja ka dhënë një opinion të tij sa i përket ryshfetit të mjekëve.

18:20
Fermerja e famshme e rrjeteve sociale, gjendet e vetëvrarë pas videos misterioze (fotot)

“Ylli” i Internetit, Caitlyn Loane ka humbur jetën kësaj jave duke u vetëvrarë, pasi ishte bërë e famshme duke dokumetuar jetën e saj të përditshme me kafshët në një fermë të Tasmanisë, në Australi.

18:20
Ftesë në 5. “Ku ka si fasulet dhe gjiza”/ Farmacistja: S’duhen lekë për të ngrënë mirë!

Farmaciste Arba Gramo ishte sot pjesë e një paneli të ftuarish në emisionin “Ftesë në 5”, për të folur për ‘jetesën e shëndetshme’.

18:01
Bel 60 cm dhe vithe ‘gjigande’, por trainerja e fitnesit sërish ‘ankohet’: Defekti im është te…

Aurela Habilaj është trainere fitnesi dhe puna e ka nxitur të perfeksionojë trupin e saj.

17:56
U shtir si e sëmurë që të shkonte në ndeshjen Angli-Danimarkë – gruaja pushohet nga puna, shefi e pa në televizor

Një tifoze e Anglisë që u shtir si e sëmurë për të parë ndeshjen mes Anglisë dhe Danimarkës në Wembley, u pushua nga puna, pasi punëdhënësi i saj e pa atë në televizor.

17:51
47 vjeçarja vdes në trenin e zbavitjes pas gjakderdhjes së brendshme nga ‘forca e lëvizjes’ (fotot)

Një grua 47 vjeçare e cila vdiq pas xhiros në një park trenash të shpejtë zbavitjeje në SHBA, kishte çarë një arterie dhe pësoi gjakderdhje të brendshme nga forca e madhe lëvizjes, thanë së fundmi mjekët ligjorë.

17:50
Chiellini shpjegon atë që ndodhi me Jordi Alban para gjuajtjes së penalltive

Njëra nga incidentet më humoristike të Euro 2020 u zhvillua pak para gjuajtjeve të penalltive në gjysmëfinalen mes Italisë dhe Spanjës, pasi Giorgio Chiellini bëri shaka me Jordi Alban.

17:48
Pas të nxehtit, vjen tërmeti/ “Shkundet” toka në Kaliforni

Një tërmet i magnitudës 6, goditi Kaliforninë, mes një të nxehti rekord që ka goditur disa rajone të Shteteve të Bashkuara, në një kur kur të tjera përballen me stuhi te dhunshme.

17:41
Pamje të pazakonta në SHBA/ Karburanti pushtohet nga tufa e milingonave

Një karburant është përfshirë nga një tufë milingonash duke sjellë një pamje të pazakontë për publikun.

17:36
10 çifte të famshëm që u ndanë dhe u ribashkuan përsëri

Nëse vendosni që ju dhe ish-i juaj duhet të jeni me njëri-tjetrin, jo gjithmonë është gabim.

17:32
Çdo minutë, 11 njerëz vdesin nga uria në botë!

Organizata ndërkombëtare “Oxfam” deklaron se çdo minutë, 11 njerëz vdesin nga uria në botë.

17:30
Kosovë: Qytetarët do të mund të zgjedhin llojin e vaksinës nga java e ardhshme

Ministria e Shëndetësisë në Kosovë ka njoftuar më 9 korrik se nga java e ardhshme, qytetarët do të mund të zgjedhin llojin e vaksinës kundër koronavirusit.

17:28
Shfaqet mes dallgëve Perëndia e detit, njerëzit “ngrijnë”

Fotoja është kaq e qartë, sa duket vërtet sikur hyu është ngritur nga fundi i detit për t`iu shfaqur njerëzve me të gjithë madhështinë e tij.

17:27
Nëntë pasagjerë të vdekur pas rrëzimit të avionit të parashutistëve në Suedi (fotot)

Nëntë njerëz kanë vdekur kur një avion që mbante parashutistë është rrëzuar në Suedi.

17:17
U hodh nga ballkoni i shtëpisë pas debatit me të/ Lihet në burg bashkëshorti i 24-vjeçares

Gjykata e Durrësit vendosi sot masën e sigurisë “arrest në burg” për Alfred Gjinin.

17:00
Udhëtonte me 189 km/orë në rrugën ku u shua familja nga Patosi/ Arrestohet shoferi (Pamjet)

Shoferët vijojnë t’i shkelin rregullat në vend, ku një person është konstatuar duke drejtuar mjetin tip “BMW” me shpejtësi 189 km/orë, në të njëjtën rrugë ku u shua familja me 4 persona pasi u përplasën nga një “Audi” që ecte me 200 km/orë.

16:55
Policia nxjerr në paradë mercenarët e dyshuar për vrasjen e presidentit të Haitit (pamje të rënda)

Dy të akuzuar si ‘mercenarë amerikanë’ u nxorrën sot në paradë para mediave nga policia e Haitit, të dyshuar si vrasës të presidentit të vendit Jovenel Moïse.

16:51
Vijojnë punimet në kabina, disa zona pa energji elektrike nesër në Tiranë

Disa zona në Tiranë do të mbeten pa energji elektrike për shkak të investimit për mirëmbajtjen e kabinave nesër më datë 10 korrik.

16:41
Vuçiç i mbështet garat e atletëve serbë me atletët e Kosovës

Presidenti i Serbisë, Aleksadar Vuçiq, u ka thënë të premten dy përfaqësuesve serbë në Lojërat Olimpike të Tokios, që të marrin pjesë lirisht në gara me përfaqësuesit e Kosovës.

16:34
Policja bukuroshe kroate merr vëmendjen e të gjithëve (Fotot)

Ndërsa temperaturat shkuan 38 gradë Celsius, vëmendja e fotografit u tërhoq nga një grua e re policie e cila u fotografua duke biseduar me kolegët e saj. Sigurisht fotot e saj janë bërë virale në internet, sidomos në Kroaci, sepse siç shihet në foto ajo është vërtetë shumë e bukur.

16:30
Gruaja shtypet për vdekje nga ekranet e ‘karaokes’ teksa festonte ditëlindjen në klubin e natës (fotot)

Më poshtë pasqyrohen momentet e tmerrshme kur një grua e re shtypet për vdekje nga ekranet gjigande të karaokes, teksa festonte ditëlindjen e saj në një klub nate në Rusi.

16:16
COVID19/ Ministria e Shëndetësisë: Asnjë humbje jete, rriten rastet e reja në 24 orët e fundit

Në 24 orët e fundit janë kryer 2108 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me Covid19, 15 qytetarë, në këto bashki:  4 raste në Tiranë, 4 raste në Peqin, 3 raste në Fier, 2 raste në Lushnje, 1 rast në Lezhë, 1 rast në Vlorë.

16:15
Gjermania ndan 500 mijë vaksina për Ballkanin Perëndimor dhe shtete të tjera

Gjermania do t’i dhurojë muajin e ardhshëm të gjitha dozat e mbetura të vaksinës AstraZeneca.

16:09
Osmani paralajmëron Serbinë: “Po u afruat, ju pret ushtria e SHBA”, reagon Beogradi!

Në një intervistë për nje media kroate, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani u shpreh se nëse ushtria serbe tenton të kalojë kufirin me Kosovën, atëherë do ta presin ushtarë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe anëtarë të tjerë të NATO-s.

16:07
Breshër, tornado, përmbytje/ “Nëna e të gjitha stuhive” godet New York-un!

Stuhi të fuqishme u përplasën mbi brigjet lindore të Shteteve të Bashkuara, duke sjellë me vete përmbytje, breshër e madje edhe tornado në Karolinën e Veriut e Georgia.

15:48
Vuçiç mbështet garat e atletëve serbë me atletët e Kosovës

Presidenti i Serbisë, Aleksadar Vuçiç, u ka thënë të premten dy përfaqësuesve serbë në Lojërat Olimpike të Tokios, që të marrin pjesë lirisht në gara me përfaqësuesit e Kosovës.

15:41
Shtim i efektivëve në rrugë, policë me uniforma verore në plazhe/ Policia njofton të gjitha masat për sezonin turistik

1607 punonjës të Policisë së Rendit, Policisë Rrugore, Ndërhyrjes së Shpejtë, Kufirit dhe Migracionit, Policisë Kriminale janë angazhuar në të gjithë vendit, për të garantuar një sezon turistik të qetë dhe të sigurt për qytetarët dhe pushuesit.

15:38
Ministrja Gjonaj takohet me homologun nga Maqedonia e Veriut, ja çfarë kanë diskutuar

Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj priti sot homologun e saj nga Maqedonia e Veriut, Bojan Marichikj. Të dy ministrat biseduan mbi marrëdhëniet dypalëshe dhe bashkëpunimin gjyqësor si dhe marrëveshjet aktuale të zbatueshme.

15:27
“Sinjale për praninë e variantit Delta”/ Manastirliu bën thirrje që qytetarët të vaksinohen sa më parë

Mutacioni Delta i koronavirusit mund të ketë hyrë në Shqipëri, por ende nuk është konfirmuar zyrtarisht. Ministrja e Shëndetësisë ka deklaruar se janë disa mostra të dyshuara të cilat do të konfirmohen në laborator në Berlin.

15:27
Zjarre në Vermosh, Mirditë e Lushnjë/ Arrestohet një person për zjarrvënie të qëllimshme

Prej 24 orësh një zjarr i fuqishëm ka rënë në shkurret dhe pyjet në afërsi me pikën kufitare të Gerçarit. Flakët po favorizohen nga era dhe temperaturat e larta dhe situata vazhdon të përkeqësohet.

15:24
Muzika të jetë deri në mesnatë/ Kërkesa e bizneseve në qytetin e Vlorës, janë edhe kundër protokollit për kapacitet 30%

Përfaqësuesit e bizneseve në Vlorë kërkojnë zgjatjen e fashës orare kur lejohet muzika, nga ora 22 deri në 24.  shqetësimet e tyre ia paraqitën prefektit të Vlorës në një takim nga ku dolën me përgjigje negative.

15:21
Rojet e plazheve/ Në Shëngjin janë 70 të licencuar për 533 stacione plazhi 

Janë 533 stacione plazhi të vendosura në bregdetin e Shëngjinit dhe të Tales nga të cilat janë të pajisur me vrojtues të licencuar vetëm 70 prej tyre.

15:16
Itali/ I kthen kurrizin policisë, arrestohet i riu shqiptar

Donte të bëhej i “padukshëm”, por shkaktoi krejtësisht efektin e kundërt.

15:15
Pakoja e Ringjalljes Ekonomike/ Qeveria e Kosovës do të ndihmojë biznesin e dëmtuar nga pandemia

Qeveria e Kosovës ka prezantuar planin e saj për të investuar në ekonomi  420 milionë euro  në atë që Ministri i Financave, Hekuran Murati e ka quajtur Pakoja e Ringjalljes Ekonomike.

15:14
20 më të pasurit, 93 mld lekë në banka/ 10 depozituesit më të mëdhenj zënë 5.2% të totalit për vitin 2020

Dhjetë depozituesit më të mëdhenj zënë 5.2% të totalit të sistemit për vitin 2020. Në vlerë kjo shifër përkon me rreth 67 miliardë lekë apo rreth 540 milionë euro depozita bankare që u përkasin këtyre 10 subjekteve apo individëve.

15:12
Trauma, mjekët sërish protestë/ Sindikata distancohet nga legalizimi i ryshfetit: Por mjekët mos trajtohen si kriminelë 

Ka vijuar edhe ketë të premte protesta e mjekëve përpara spitalit të Traumës në mbrojtje të dy kolegëve të tyre të cilët po mbahen në burg për korrupsion aktiv.

15:09
Zbret avioni i parë në Kukës/ Mbërrijnë 67 pasagjerë nga Zyrihu në aeroportin e ri ndërkombëtar

Pas rreth 2 orëve udhëtim nga aeroporti j Zyrihut në aeroportin ndërkombëtar të Kukësit mbërritën 67 pasagjerët e parë nga Zvicra të cilët kryesisht ishin me origjinë nga Kosova.

15:05
Rrëzohet ankesa e fundit e zgjedhjeve/ Mbante peng certifikimin e rezultatit të 25 prillit në rang kombëtar

Kolegjit Zgjedhor iu deshën më pak se 30 minuta për të rrëzuar ankimin e fundit për e zgjedhjeve e 25 prillit.

15:05
Vodhën para e sende me vlerë në Sarandë/ Arrestohen 2 shtetas, në kërkim 2 kosovarë

2 shtetas janë arrestuar dhe dy të tjerë janë shpallur në kërkim pasi dyshohet se në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë grabitur një shtëpi në Sarandë.

15:01
Rama përjashton Tushen nga PS/ Paralajmëron kryebashkiakët për tenderat: Mos luani me një zjarr që do të bëhet edhe më përvëlues

Tre ditë pas arrestimit të kryebashkiakut të Lushnjës Fatos Tushe, kryeministri Edi Rama mblodhi kryetarët e bashkive duke i paralajmëruar se askush nuk do të tolerohet nëse përfshihet në korrupsion me prokurimet publike.

15:00
Sulmi me katër të vrarë në Vjenë, autori me origjinë shqiptare ka patur bashkëpunëtorë në Gjermani

Më 2 nëntor 2020 Vjena u trondit nga një sulm terrorist. 20 vjeçari Kujtim F. me origjinë austriako-maqedonase-veriore vrau me armë katër vetë dhe plagosi mjaft të tjerë në qendër të qytetit. Mes viktimave ishte edhe një 24 vjeçare gjermane. Atenatori u qëllua nga policia.

14:51
Lajmi i mirë, prej datës 13 korrik hapet dogana e ‘Tre urave’

Autoritetet greke njoftuan pak më herët se kanë ndryshuar statuset e dy prej doganave që lidhin vendin tonë me Greqinë.

14:45
Rehabilitohet rruga në Shelcan, Balla: Kisha e Shën Kollit, një nga pasuritë më të mëdha kulturore të zonës së Shpatit

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla i shoqëruar nga kryetari i Bashkisë së Elbasanit Gledian Llatja isnpektoi punimet që po kryhen për rehabilitimin e rrugës së fshatit Shelcan.

14:39
Muzikë pas orës 22:00, ‘ndëshkohet’ administratori i lokalit në Durrës

Një administrator lokali në Durrës është proceduar penalisht nga policia, pasi u konstatua duke ushtruar aktivitetin me muzikë pas orarit të caktuar,në kundërshtim me masat anticovid të vendosura nga organet kompetente.

14:34
Fotot/ Si kanë ndryshuar ‘top’ modelet, me kalimin e viteve

E vështirë për t’u besuar, por Cindy Crawford mbushi 55 vjeç këtë vit, Naomi Campbell është 51 vjeç, ndërsa Heidi Klum 48.

14:32
Zjarr në një fabrikë në Bangladesh, humbin jetën 49 persona

Të paktën 49 persona e kanë humbur jetën nga zjarri që shpërtheu dje në një fabrikë ushqimesh dhe pijesh në kryeqytetin e Bangladeshit, Dhaka.

14:26
Stela dhe Çimi kanë një ‘ankesë’ për produksionin e “Për’puthen +40”/ Ja çfarë thotë kur pyetet për martesën

Çimi dhe Stela, çifti i dytë i “Për’puthen +40” janë të ftuar sot në ‘Shqipëria Live’ ku janë duke rrëfyer eksperiencën e tyre në emision dhe daljen sigurisht.

14:24
Piceria qëndronte e hapur pas orarit policor/ 1 milion lekë gjobë për pronarin, ndëshkohen dhe klientët

Pronari i një biznesi në Vlorë është gjobitur me 1.000.000 lekë, pasi punonte jashtë orarit të lejuar.

14:14
Nis punën Aeroporti ‘Zayed-Flatrat e Veriut’, Rama: Me këmbë të mbarë në Kukës

Këtë të premte avioni i parë nga Zyrihu është ulur në Aeroportin e Kukës, “ZAYED-Flatrat e Veriut”.

14:05
Koreja e Jugut vendos kufizime më të ashpra ndaj COVID-19

Koreja e Jugut sot njoftoi kufizime më të ashpra ndaj COVID-19 pasi vendi raportoi një rekord me mbi 1.300 raste të reja, numri më i lartë brenda një dite që nga shpërthimi i pandemisë

13:53
Vaksinimi anti Covid vazhdon në 190 shtete, sa doza janë aplikuar tani? Kryeson AstraZeneca

Vaksinimi i popullsisë me vaksinat kundër koronavirusit po vazhdon në 190 shtete të botës.

13:48
Haiti, dy amerikanë mes të arrestuarve për vrasjen e presidentit!

Grupi i armatosur që ekzekutoi presidentin e Haitit, Jovenel Moise përbëhej nga vrasës profesionistë, mes të cilëve kishte dhe dy shtetas amerikane si dhe disa ish pjesetarë te forcave te armatosura kolumbiane, thotë CNN.

13:48
Çfarë po ndodh në Bashkinë e Lushnjes pas arrestimit të Fatos Tushes?

Pas arrestimit të kryetarit të Bashkisë së Lushnjes nga SPAK, për shpërdorim detyre në institucionin e bashkisë puna vazhdon normalisht.

13:47
Mediat angleze: Do deportohen gangsterët e dhunshëm shqiptarë, marrëveshje historike!

Gazeta britanike Daily Express e përshkruan si historike marrëveshjen e arritur mes dy vendeve për deportimin e shpejtë të shqiptarëve të dënuar në Britani, përfshirë këtu trafikantët e drogës.

13:44
Shkallën e inteligjencës e zbulon syri, si ndikojnë pupilat

Pupilat e syrit reagojnë jo vetëm ndaj dritës, por edhe në varësi të ndjenjave. Madhësia e tyre është sipas studiesve edhe tregues i inteligjencës.

13:42
Lufta e dronëve: Kina nxjerr armën sekrete që gjurmon e shkatërron çdo nëndetëse!

Kina është duke zhvilluar një armë sekrete, një dron nënujor i cili mund të gjurmojë e shkatërrojë cdo nëndetëse armike pa ndërhyrjen e njeriut.

13:32
Prezenca e variantit Delta, Manastirliu apel qytetarëve: Vaksinohuni sa më parë!

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu ka ndjekur nga afër proçesin e vaksinimit në Qendrën Shëndetësore Sauk në periferi të Tiranës, duke i bërë apel qytetarëve, që të mos e neglizhojnë vaksinimin anticovid.

13:30
E rëndë në Korçë, përmbyset mjeti me dru, humb jetën drejtori i Shërbimit Pyjor

Një aksident tragjik është shënuar në afërsi të fshatit Dushar në zonën e Lozhanit, ku për pasojë ka humbur jetën një person.

13:29
Kurti në Greqi: Njohja e Kosovës dhe anëtarësimi i rajonit në BE, rruga e duhur drejt paqes, stabilitetit dhe sigurisë afatgjatë

Njohja e shtetit tonë, bashkëpunimi në rajon dhe përfshirja sa më e shpejtë e rajonit në Bashkimin Evropian, është rruga e duhur drejt paqes, stabilitetit dhe sigurisë afatgjate, tha Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, në ditën e dytë të edicionit të 25-të të tryezës së organizuar nga magazina prestigjioze britanike “The Economist”, në bashkëpunim me qeverinë greke.

13:19
Rama e përjashtoi kryebashkiakun nga PS, Basha: Shqiptarët e dinë që peshku qelbet nga koka

Kryedemokrati Basha ka reaguar pas takimit të Kryeministrit Rama me kryetarët e bashkive.

13:18
Ngërçi me udhëtimet nga Korfuzi në Sarandë/ Sot pritet të niset trageti i parë, konfirmohet rifillimi i lëvizjeve

Qarkullimi i trageteve nga Korfuzi në Sarandë pritet të zhbllokohet që prej pasdites së sotme, pasi është konfirmuar zyrtarisht rifillimi i lëvizjes me portin e Sarandës.

13:11
Bizneset në Vlorë takim me prefektin, kërkojnë zgjatjen e fashës orare të muzikës

Përfaqësuesit e bizneseve në Vlorë kanë patur mëngjesin e sotëm takim me prefektin e qarkut të Vlorës ku kanë kërkuar shtimin e fashës orare të muzikës nga ora 22:00 deri në 00:00.

13:08
Ç’po ndodh në Tiranë? Arrestohen 7 persona, sekuestrohet edhe heroinë

Policia e Tiranës ka vënë në pranga 7 persona, për vepra të ndryshme penale. Shumica e të arrestuarve janë të rinj, ndërkohë që mes të prangosurve është edhe një 53-vjeçar.

12:55
Kaluan disa ditë në birucat e policisë, gjykata liron dy shqiptarët në Selanik

Një tjetër gafë që tregon jo vetëm pa aftësinë,por edhe  paragjykimin e autoriteteve greke ndaj shqiptarëve, është shënuar këtë herë në Selanik të Greqisë.

12:45
“Në mandatin e 3 vija e kuqe do skuqet deri në përvëlim”/ Rama paralajmëron: Bashkitë që nuk do kenë performancë të mirë s’do marrin fonde

Kryeministri Edi Rama nuk i ka kursyer kritikat për kryebashkiakët, ndërsa i ka dhënë urdhër që të bëhet regjistrimi imediat i tokës bujqësore.

12:42
Rama i rreptë me kryebashkiakët: Jeni përgjegjës direkt për menaxhimin e fondeve publike! Deri në SPAK nëse ka dyshime për tender korruptiv

Takimi i kryeministrit Edi Rama me kryetarët e bashkive të vendit vazhdon në ambientet e kryeministrisë.

12:35
Ulet për herë të parë avioni nga Zyrihu në Aeroportin Ndërkombëtar të Kukësit, pasagjerët priten me tapet të kuq (FOTO)

Vetëm pak minuta më parë avioni i parë nga Zyrihu është ulur në Aeroportin e Kukësit, çka shënon edhe nisjen e fluturimeve tregtare në këtë aeroport.

12:24
Heqje e pjesshme karantine/ Britania e heq për të vaksinuarit me dy doza nga 19 korriku

Ashtu sic pritej, duke filluar nga data 19 korrik, te gjithë ata britanik qe do te kenë bere te dyja dozat e vaksinave anti-covid, si dhe te gjithë femijet nuk do karantinohen me, ne kthimin nga vizitat apo pushimet ne vendet e listës se verdhe ose me rrezikshmëri mesatare te përhapjes se sëmundjes, ku deri me tani kane qene te përfshira te gjitha vendet e kontinentit evropian, përfshi edhe Shqipërinë, Kosovën e Maqedoninë.

12:24
Priten reshje shiu, jo në bregdet/ Fundjava sjell rënie me 3-4 gradë të temperaturave

Sot është një ditë përvëluese, por në bazë të parashikimeve të ‘Metoalb’ duket se po afrohet shiu!

12:22
Në Greqi, infektime nën 25 vjeç/ Shtohen rastet, zyrtarët: Vaksinohu urgjentisht!

Per here te pare pas shume muajsh Greqia ka regjistruar orët e fundit me shume se 2000 raste me koronavirus, pas tre ditësh rritjesh te ndjeshme te te prekurve, sidomos ne Athine dhe ne Kretë.

12:22
Fatos Tushe përjashtohet nga PS! Rama mesazh të fortë kryebashkiakëve: I vini mirë gishtin kokës!

Ka nisur mbledhja e kryeministrit Edi Rama me kryebashkiakët e vendit, në ambientet e Kryeministrisë. Fjalën e tij Rama e ka nisur me përjashtimin e Fatos Tushes nga PS-ja, ndërsa shtoi se ky vendim do të rishikohet vetëm në rast se ai del i pafajshëm.

12:09
Zjarre në Shkodër e Mirditë/ Flakët të qëllimshme, arrestohet një person për zjarrvënie

Prej 24 orësh një zjarr i fuqishëm ka rënë në shkurret dhe pyjet, në afërsi me pikën kufitare të Gerçanit në Bashkim të Shkodrës.

12:09
Dy ditë pas shkarkimit të Fatos Tushes, Rama thërret në Kryeministri kryebashkiakët

Kryeministri Edi Rama ka thirrur sot në një takim në Kryeministri të gjithë kryebashkiakët.

12:05
Ditët e nxehta/ Mjekët këshillojnë si të ruhemi nga vapa

Dita e sotme është më e nxehta e kësaj jave, me temperatura mbi 41 gradë celcius, si pasojë e një vale të nxehti afrikan, por këtë herë afatshkurtër.

11:55
Arrestohen 17 veta në lidhje me vrasjen e presidentit të Haitit

Zyrtarët haitianë thanë se më shumë se një duzinë personash janë arrestuar në lidhje me vrasjen e presidentit Jovenel Moise. Autoritetet në Haiti thanë se një skuadër e armatosur rëndë prej 28 “mercenarësh”, të përbërë nga 26 kolumbianë dhe dy amerikanë të Haitit, është përfshirë në vrasjen e presidentit Moise, 53 vjeç, në rezidencën e tij private në një lagje të pasur të kryeqytetit, Port-au-Prince, para agimit të së mërkurës.

11:49
Pfizer kërkon miratimin e dozës së tretë: Kështu, s’ka variant që t’ju mposhtë!

Pfizer është i bindur se një dozë e trete e vaksinës së tij brenda 12 muajsh mund ta rrisë në mënyrë dramatike imunitetin e të sigurojë mbrojtje edhe ndaj varianteve të koronavirusit, e për këtë arsye do të kërkojë autorizimin e Shteteve të Bashkuara.

11:48
Policia shton vigjilencën në kufi/ Në Kakavijë e Qafë Thanë arrestohen dy turistë, pasi iu gjetën…

Policia Kufitare intensifikon kontrollet për parandalimin dhe goditjen e tentativave për trafikim të lëndëve narkotike. Kështu në pikat kufitare të Qafë Thanës dhe Kakavijës janë goditur 2 raste të trafikimit të lëndëve narkotike në sasi të vogla dhe si rezultat kanë rënë në pranga dy turistë.

11:39
VIDEO/ Tjetër vatër zjarri në Lushnjë, flakët futen deri në oborrin e banesave

Një zjarr ka rënë paraditen e sotme në lagjen Çlirimi në Lushnje.