Shkodra e rrethuar me inerte dhe plehra/ Në të gjitha daljet e qytetit janë hedhur mbeturina ndërtimesh

09/11/2021 19:32

Shkodra është një prej atyre bashkive e cila ka nevojë emergjente për menaxhimin ndryshe të mbetjeve urbane dhe mbeturinave të saj.

Në këto 30 vite, janë krijuar aq shumë vendgrumbullime sa qyteti duket se është i rrethuar në katër anët e tij me mbeturina.

Ndërsa ketu jemi në fshatin Grudë të Shkodres, në zonën e njohur si fusha e aviacionit.Aty ku dikur uleshin avionët dhe helikopterët, sot është krijuar një vendgrumbullim masiv i mbetjeve urbane.

Ky është shtrati i lumit Kir i cili në ditë dimri është plot me ujë ndërsa sot është i mbushur me mbeturinat. Me rikthimin e reshjeve të shiut të gjitha këto mbetje përfundojnë në lumin Drin dhe Buna duke shkaktuar një dëm kolosal.

Top Channel