foto ilustruese

Një person është arrestuar dhe dy të tjerë janë proceduar penalisht nga Policia e Tiranës në lidhje me incidentet e regjistruara gjatë protestës së zhvilluar një ditë më parë në kryeqytet.

Policia ka kryer veprimet procedurale ndaj tre personave, ndërsa përfshirja e tyre lidhet me ngjarjet e ndodhura gjatë tubimit, ku u hodhën gurë drejt godinës së Kryesisë së Kuvendit.

Ende nuk ka detaje të tjera mbi identitetin e tyre apo veprimet konkrete për të cilat akuzohen.

Top Channel