Covid-19 ndryshon tek të vaksinuarit/ Virusi tek ata që kanë marrë vaksinën dobësohet dhe nuk lë pasoja

10/11/2021 01:21

Covid-19 ndryshon pas vaksinës. Vaksina po ndryshon Covid-19, ndërsa po ndahet edhe popullata e vaksinuar nga ajo e paimunizuar për simptoma dhe sëmundje: këto janë të dhënat që dalin nga një studim i fundit i publikuar në The Lancete i kryer në Mbretërinë e Bashkuar më 4.5. miliona vullnetarë.

Ata që kanë marrë dy doza – theksojnë studiuesit – jo vetëm që kanë një probabilitet shumë të ulët për t’u infektuar, por gjithashtu kanë një mundësi për të shfaqur një Covid “akut” të reduktuar me një të tretën në krahasim me atë të një personi të pavaksinuar.

Zvogëlohet gjithashtu me 2/3 mundësia për t’u shtruar në spital dhe me 50% ajo për të pasur pasoja pas infektimit, të ashtuquajturën sindroma e gjatë Covid. Për të kuptuar më mirë rëndësinë e kërkimit, HuffPost intervistoi Antonio Clavenna, kreun e Institutit Mario Negri për Kërkime Farmakologjike në Milano.

Është vetëm studimi i fundit që konfirmon efektivitetin e vaksinave dhe aftësinë e tyre për të reduktuar mundësinë e infektimit, ecurinë e rëndë të sëmundjes, si dhe shtrimet e zakonshme në spital dhe ato në kujdes intensiv. Por ky hulumtim shkon një hap më tej duke treguar se personat e vaksinuar që infektohen kanë më shumë gjasa të kenë sëmundje të lehtë, me më pak se pesë simptoma. Fakti tjetër është se këto simptoma nuk zgjasin më shumë se një muaj.

Pra, ata që janë të vaksinuar sëmuren më rrallë dhe, kur sëmuren, kanë më shumë gjasa të kenë një infeksion të lehtë, simptomat e të cilit zgjidhen brenda katër javësh.

Top Channel