“Miratohet plani i veprimit antitrafik i personave”/ Çuçi: Synojmë parandalimin e këtij fenomeni!

10/11/2021 10:09

Pas mbledhjes së qeverisë, Ministri i Brendshëm Bledi Çuçi bëri me dije se është miratuar plani i veprimit antitrafik i personave, si pjesë e strategjisë kundër krimit të organizuar.

Sipas ministrit, me këtë plan synohet jo vetëm parandalimi i fenomenit të trafikut të personave, por edhe rehabilitimi i viktimave të trafikut.

Çuçi: Sot miratuam planin e veprimit antitrafik të personave si një pjesë e strategjisë kundër krimit të organizuar. Plani i veprimit për vitin 2022 përmban veprime konkrete të shumë inst shtetërore sepse trafiku i qenieve njerëzore është komplekse dhe qasja është dimensionale. Do ketë një adresim konkret që fillon nga parandalimi i këtij fenomeni deri në rehabilitimin e viktimave të trafikut të personave.

Është një plan veprimi pjesë e një strategjie 4 vjeçare deri në 2025 dhe është përgatitur nga shumë inst shqiptare me kryesimin e Ministrisë së Brendshme dhe në bashkëpunim me partnere të tjerë që na mbështesin

Top Channel