Protesta e djeshme në kryeqytet, një i arrestuar dhe dy të proceduar penalisht për incidentet
Një 31-vjeçar turk, i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet e Maqedonisë së Veriut për veprën penale të vrasjes, është arrestuar në pikën kufitare të Morinës, në Kukës, teksa tentonte të hynte në Shqipëri.
Pas verifikimeve nga Policia Kufitare dhe shkëmbimit të informacionit me Interpol Tiranën, u konfirmua se ndaj tij ishte lëshuar një vendim kërkimi nga autoritetet në Shkup. 31-vjeçari pritet të ekstradohet drejt Maqedonisë së Veriut.
Njoftimi i policisë:
Akuzohet për vrasje në Maqedoninë e Veriut, kapet në tentativë për të hyrë në Shqipëri dhe arrestohet 31-vjeçari, shtetas turk.
Shërbimet e Policisë Kufitare Morinë, në vijim të punës për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim dhe si rezultat i shkëmbimit të informacionit me Interpol Tiranën, kanë kapur në hyrje, shtetasin turk B. K., 31 vjeç, banues në Turqi.
Nga verifikimet e kryera rezultoi se ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet në Maqedoninë e Veriut, për vrasje, bazuar në vendimin e lëshuar më datë 27.10.2026, nga Zyra e Prokurorisë Publike në Shkup.
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Rënda të DVP Kukës kryen procedurat për arrestimin e këtij shtetasi, me qëllim ekstradimin e tij në Maqedoninë e Veriut.
Interpol Tirana, në bashkëpunim me homologët në Maqedoninë e Veriut, vijon procedurat për ekstradimin e tij.
Top Channel