Si në filma/ Po e ndiqte policia, shoferi i mjetit humb kontrollin dhe bie në kanal pranë urës së Dajlanit
29/10/2026 17:23
Një automjet ka përfunduar në kanal në autostradën Tiranë- Durrës, në afërsi të Urës së Dajlanit, teksa dyshohet se po përpiqej t’i shmangej Policisë Rrugore.
Drejtuesi i mjetit nuk i është bindur sinjalit të policisë për të ndaluar. Shërbimet e Policisë ishin vënë në ndjekje të automjetit, por gjatë saj, makina ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në kanal, raporton korrespondentja e Top Channel Vali Qyrfyçi.
Shërbimet zjarrfikëse kanë ndërhyrë duke nxjerrë drejtuesin dhe dërguar në spital. Paraprakisht deklarohet se drejtuesi i mjetit ishte në gjendje të dehur.
Top Channel