Një aksident i rëndë ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në aksin rrugor Plepa-Romanat.

Sipas policisë mjeti tip “Benz” me drejtues shtetasin me iniciale E. K., 23 vjeç, ka humbur kontrollin dhe është përplasur me një plep. Si pasojë e përplasjes drejtuesi i mjetit ndodhet nën kujdesin e mjekëve në gjendje të rëndë dhe ka ndërruar jetë pasagjeri shtetasi me iniciale G. H., 23 vjeç.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

Top Channel