Era e ftohtë, pluhurat, lagështira e tepërt, ajri i thatë, të gjitha këto sjellin ndryshime në lëkurën tuaj. Ju tregojmë një maskë e cila largon papastërtitë dhe pasuron lëkurën me vitaminat dhe mineralet e nevojshme.

Në tulin e bananes gjenden substanca të cilat ndihmojnë me zbutjen lëkurës e ndërsa nga ana tjetër mjalti është plot me anti-bakterial që luftojnë papastërtitë. Mjalti gjithashtu parandalon edhe formimin e akneve pasi largon bakteret të cilat shkaktojnë inflamacionin e lëkurës. Banania gjithashtu edhe hidraton lëkurën tuaj duke e mbajtur atë sa më të re dhe pa rrudha.

Përbërësit
1 banane
1 lugë gjelle mjaltë

Përgatitja
Si fillim këshillohet që të qëroni bananen dhe të përdorni lëkurat e saj. Pra me një lugë merrni tulin që gjendet tek lëkura e frutit dhe ta kaloni në një tas të vogël bashkë me mjaltin. Përziejeni mirë masën dhe përdoreni për të lyer lëkurën e fytyrës dhe mbajeni për 15-20 minuta.

Kur të ketë kaluar koha e nevojitur shpëlajeni maskën me ujë të vakët dhe më pas me të ftohtë. Kështu i bëni edhe ushtrime poreve dhe muskujve të lëkurës duke ruajtur elasticitetin e saj. Përdoreni këtë maskë dy apo tri here në javë për të patur një rezultat sa më të mire./AgroWeb

Top Channel