Taylor Swift kërkon të mbrojë zërin si markë tregtare, mes shqetësimeve për AI
Këngëtarja Morena Taraku është vënë në fokus të mediave rozë të Turqisë. Kjo për faktin se po aludohet një lidhje e re e saj me këngëtarin e njohur turk, Berdan Mardini.
Sipas lajmeve, Taraku 28 vjeçe dhe Mardini, 43 vjeç janë fqinjë në një lagje të shtrenjtë në Stamboll ku thuhet se ka nisur lidhja e tyre prej kohësh.
Mardini ka qenë i martuar për më shumë se 10 vite me Fatos Yelller dhe në muajin mars të këtij viti është ndarë. Ai është gjithashtu baba i dy fëmijëve. Lidhja mes këngëtares shqiptare dhe këngëtarit turk u zbulua pas festës së ditëlindjes së Mardinit, e cila thuhet se është organizua nga Morena.
“Ndjenjën e dashurisë e kam përjetuar vërtetë te Morena. Jam shumë i lumtur që jam me të dhe gjeta sërish jetën me të”, shkruhet se u ka thënë Berdan miqve të tij të ngushtë. Nga ana tjetër, Morena vazhdon ta ruajë me fanatizëm jetën e saj private, duke e mbajtur larg mediave rozë.
Top Channel