Sanders dhe dorezat e famshme, senatori mbledh 1.8 milionë dollarë për bamirësi…

28/01/2021 16:32

Fotot e ditës së inaugurimit, me dorezat e leshta dhe qëndrimin sfidues ndaj pompozitetit të rastit nga ana e Bernie Sanders, ndoshta nuk tregonin imazhin më të mirë të mundshëm të senatorit amerikan, por janë bërë një kauzë e fortë bamirësie.

Ligjvënësi 79 vjecar, nga shteti verilindor i Vermontit, njoftoi së fundmi se ka mbledhur 1.8 milionë dollarë, që do të shkojnë të gjitha për bamirësi, pesë ditët e fundit, përmes shitjes së objekteve në të cilat shfaqej ai dhe dorezat e tij, në ceremoninë e betimit të presidentit Joe Biden. Imazhet u shpërndanë në mijëra meme dhe e shndërruan dy herë pretendentin për kandidat presidencial në një yll interneti.

“Jane dhe unë jemi të lumtur nga i gjithë kreativiteti i treguar nga kaq shumë njerëz gjatë javës së kaluar dhe jemi të lumtur që mund të shfrytëzojmë famën time në internet për të ndihmuar banorët e vermontit që kanë nevojë”, tha Sanders në një deklaratë për shtyp.

“Por edhe pse kjo sasi parash nuk zëvendëson masat e kongresit”, shtoi ai, duke iu referuar përpjekjeve për të miratuar paketën e shpëtimit për pandeminë, Objekte të ndryshme, që nga filxhanët e çajit e deri tek bluzat me imazhin e Sanders të stampuar mbi, u shitën shpejt online dhe tani ka madje edhe një mori porosish të bëra në avancë. Imazhi i Sanders, këmbë përmbi këmbë, me një maskë bojëqielli e dorezat e famshme, i ulur vetëm në ceremoninë e inaugurimit, u fiksua nga fotografi i AFP, Brendan Smialovski. Sipas zyrës së Sanders, një marrëveshje licensimi është nënshkruar dhe fitimet do të shkojnë të gjitha për bamirësi.

Top Channel