E shtunë, 31 Tetor 2020
21:42
Fotot/ Halloween në Tiranë! Të rinjtë me maska shijojnë festën

Tirana është përfshirë nga një atmosferë krejt tjetër mbrëmjen e sotme.

21:17
Shkencëtarët kërkojnë që ushqimeve t’i shtohet vitaminë D për të luftuar Covid-19

Shkencëtarët në Britani po kërkojnë që autoritetet të shtojnë vitaminë D në ushqimet masive si buka dhe qumështi, për të ndihmuar në luftën kundër Covid-19.

21:11
Kryetari i Malishevës, Ragip Begaj pozitiv me Covid-19

Kryetari i Malishevës, Ragip Begaj ka rezultuar pozitiv me Covid-19.

21:10
Shënohet viktima e dytë me origjinë shqiptare nga tërmeti në Turqi

Viktima e dytë me origjinë shqiptare nga Kosova është regjistruar pas tërmetit në Izmir.

20:55
Francë/ Arrestohet një i dyshuar për atentatin ndaj priftit në Lyon

Policia franceze tha pak më parë se ka arrestuar një person në lidhje me sulmin e sotëm ku një prit grek ortodoks u qëllua më armë në qytetin francez të Lyon.

20:42
Tërmeti në Turqi/ Erdogani nga Izmiri: 2,9 milionë dollarë janë ndarë për zonën e goditur

Bilanci aktual pas tërmeti të fuqishëm që preku Turqinë është 103 të shpëtuar nga rrënojat, 885 të plagosur dhe 37 jetë të humbura pas tërmetit .

20:30
‘Tërhiqet’ Macron/ Thotë se ‘e kupton’ tronditjen e muslimanëve për karikaturat e Profetit Muhamed

Presidenti francez Emmanuel Macron ka tentuar sonte të qetësojë gjakrat e ndezura të komunitetit botëror musliman, duke thënë se e kupton zemërimin e tyre prej karikaturave të Profetit musliman.

20:23
Rritja e infektimeve/ Johnson plan për izolim një mujor

Kryeministri britanik, Boris Johnson po merr në konsideratë mundësinë e shpalljes së një izolimi një mujor në të gjithë Anglinë, me shpresën se masat mund të zbuten para Krishtlindjes.

20:14
Aksident në aksin Lezhë- Shkodër! Makinat bëhen copë e çikë, dy të plagosur (Pamjet)

Një aksident ka ndodhur në aksin Lezhë- Shkodër në afërsi të fshatit Balldren pak minuta më parë.

20:03
Gara me kuaj në Darëzezë/ 30 kalorës nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi marrin pjesë 

30 kalorës nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi morën pjesë në garën me kuaj që u zhvillua ditën e shtunë në bregdetin e Darëzezës.

19:53
“The door”, banda muzikore ndryshe/ 22 artistët e veçantë sfidojnë problemet shëndetësore

Prej 15 vitesh kanë krijuar një nga bandat muzikore me të veçanta në Shqipëri.

19:50
Moody’s  konfirmon vlerësimin B1/ Ekonomia shqiptare pritet të rimëkëmbet vitin e ardhshëm me një rritje 5%

Ekonomia shqiptare do të tkurret me 7.1% këtë vit si pasojë e efekteve të pandemisë Covid-19.

19:48
Burri e gruaja torturohen për vdekje nga turma/ Besonin gabimisht se donin të vidhnin fëmijë

Një burrë e një grua janë torturuar për vdekje nga një turmë banorësh që i akuzonin gabimisht se kërkonin të merrnin peng fëmijë, kur gruas iu prish makina në një qyteze të vogël të Meksikës.

19:38
7 viktima dhe 241 raste të reja/ Hapet spitali “Covid-3”, shtrohen pacientët e parë

Gjendja e rënduar në dy spitalet Covid ku nuk ka më shtretër të lirë bëri që mbrëmjen e djeshme të hapet një spital i tretë po brenda QSUT në ambientet e ish kirurgjisë, që siç e shikoni është zonë karantinë dhe në monitorim nga forcat e policisë.

19:29
Shkon në 37 numri i viktimave të tërmetit në Izmir, ekipet e kërkim-shpëtimit vijojnë punën

Numri i viktimave në tërmetit në Izmir të Turqisë ka shkuar në 37.

19:25
Barcelonë/ Protestuesit e koronavirusit përleshen dhunshëm me policinë në pas mbylljes së bareve (Fotot)

Mbrëmë protestues kundër mbylljeve të koronavirusit u përleshën me policinë në Barcelonë pas mbylljes së bareve prej shtetrrethimit.

19:15
Fotot/ Qentë e kërkim-shpëtimit në krye të detyrës në rrënojat që shkaktoi tërmeti në Izmir

Qentë e kërkim-shpëtimit, të edukuar me shumë kujdes nga ekipet ekspertë, po luajnë një rol të rëndësishëm në shpëtimin e personave nga rrënojat pas tërmetit në Turqi.

19:05
Erdoğan falënderon të gjitha vendet që u solidarizuan për tërmetin në Turqi

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, ka falënderuar “të gjitha vendet mike” që shprehën ngushëllime dhe gatishmëri për të ndihmuar pas tërmetit të fuqishëm që goditi Izmirin.

19:01
Ministri i Brendshëm turk, Soylu infektohet me COVID-19

Ministri i Brendshëm i Turqisë, Süleyman Soylu, njoftoi se së bashku me bashkëshorten dhe vajzën kanë rezultuar pozitivë në testin për koronavirusin.

18:55
Fotot/ Hëna Blu! Shijoni spektaklin qiellor të kësaj mbrëmjeje

Mbrëmjen e sotme do të mund të shijoni një spektakël qiellor.

18:52
Kanadaja kërkon të sjellë në vend 1.2 milionë emigrantë në 3 vitet e ardhshme

Ministri i emigracionit Marco Mendicino thotë se plani i ri kërkon të mbushë mangësitë në krahun e punës dhe të rrisë ekonominë e vendit.

18:43
Foto/ Rama shijon fundjavën në Valbonë me Zahon dhe Lindën

Kryeministri Edi Rama po e kalon fundjavën në Valbonë bashkë me djalin e tij Zaho dhe bashkëshorten Lindën.

18:28
Ndodh mrekullia! Nëna me 4 fëmijët nxirren të gjallë nga rrënojat e tërmetit në Turqi

Mrekullia ka ndodhur pas orëve të gjata të kërkimit në rrënojat e tërmetit të ndodhur në Turqi, ku qyteti më i prekur ishte izmiri.

18:26
Prifti ortodoks qëllohet me armë në Francë, sulmuesi në arrati

Një prift ortodoks është plagosur me armë sot pasdite në qytetin francez të Lyon ndërsa sulmuesi është arratisur. Incidenti i rëndë vjen pas një seri sulmesh urrejtje kësaj jave ne vend.

18:11
E përqafuar me djalin nën rrënoja, regjistrohet viktima e parë shqiptare nga tërmeti në Turqi (Emri+Foto)

Viktima e parë shqiptare është nxjerrë nga rrënojat e ndërtesës pas tërmeti të fuqishëm në Izmir të Turqisë.

18:05
Tërmeti i fuqishëm në Izmir/ Ambasada shqiptare në Turqi: Transferohuni në një zonë të sigurt!

Pas tërmeti të fuqishëm që solli dhjetëra vdekje në qytetin e Izmirit në Turqi, ambasada shqiptare atje u ka bërë thirrje qytetarëve shqiptarë që të transferohen në një zonë të sigurt dhe nëse kanë nevojë t’i drejtohen një numri telefoni.

17:59
Mbetet mister vrasja e këngëtares braziliane dhe zhdukja e të birit 7-vjeçar

Një nënë është vrarë me thikë në shtëpinë e saj pas shpërndarjes së një mesazhi final drithërues në Facebook ku thuhej: “Je i gjallë, je i vdekur, gjërat vazhdojnë përpara.”

17:55
“Shiko Kush LUAN” vjen me surpriza dhe të papritura sonte për “Halloween”: Nuk keni parë ende asgjë!

Mbrëmjen e sotme në puntatën e gjashtë të spektaklit më të pëlqyer të së shtunës nga publiku shqiptar “Shiko Kush LUAN” do të ketë surpriza edhe të papritura siç edhe është premtuar.

17:37
E konvertoi në muslimane që të martohej me të/ Protesta për adoleshenten e marrë peng nga burri 44 vjeçar

Adoleshentja 13-vjecare kristiane Arzoo Raja ishte marrë peng nga një musliman 44 vjeçar në Karachi të Pakistanit, i cili e detyroi të konvertohej në fenë e tij për t’u martuar.

17:28
Në kërkim të jetëve nën rrënoja, shkon në 35 numri i viktimave të tërmetit në Izmir

Numri i viktimave të tërmetit në Izmir të Turqisë ka shkuar në 35.

17:20
Fotot/ Bebe Rexha ‘kopjon’ Rita Orën për Halloween

Bebe Rexha këtë Halloween është shfaqur me maskë të ngjashme si Rita Ora para katër vitesh.

17:08
Deputetët: Kosova e papërgatitur për valën e dytë të pandemisë

Disa prej deputetëve të Kuvendit të Kosovës janë shprehur se vendi nuk është i përgatitur për një valë të dytë të pandemisë së COVID-19.

16:46
Shkelja e rregullave anticovid/ Gjobiten 765 qytetarë me 3 mijë lekë e 3 administratorë lokalesh me 3 mln lekë

765 qytetarë janë gjobitur  3 mijë lekë në të gjithë vendin, pasi nuk mbajtën maskën në publik duke shkelur rregullat e vendosura për të parandaluar përhapjen e COVID-19.

 

16:39
Fotot/ E veshur me bikni, Kim Kardashin i lë të gjithë pa fjalë nga pushimet në ishull

Kim Kardashian i ka lënë pa fjalë të gjthë fansat me videon e fundit e veshur me rroba banjoje ngjyrë neoni.

16:38
Belgjikë, pezullohet mësuesi që tregoi në klasë karikaturat e Profetit, duke diskutuar për sulmet

Një zonë e Brukselit ka pezulluar nga puna një mësues që tregoi në klasë një karikaturë të Profetit musliman Muhamed, teksa diskutonte vrasjen e mësuesit francez që kishte përdorur të njëjtin imazh, njoftuan autoritetet.

16:19
Bilanc i zi! Ndërrojnë jetë 7 të prekur me COVID, 241 raste të reja gjatë 24 orëve

Edhe dita e sotme ka shënuar një bilanc të zi të viktimave të COVID-19, ndërsa prej ditësh po përballemi me shifra të larta të të prekurve apo të vdekurve.

16:17
​Neymar nuk dëshiron të kthehet te Barcelona

Super ylli i Paris Saint-Germain, Neymar nuk dëshiron një rikthim te Barcelona vitin e ardhshëm, raporton “Foot Mercato”.

16:17
Algjeria në shfaqje force me gjuajtësit e rinj MiG-29M

Algjeria ka konfirmuar së fundmi marrjen e dërgesës së parë të gjuajtësve të rinj rusë MiG-29M, të cilët u dërguan në pjesë atje dhe u montuan në vendin më të madh të Afrikës.

16:13
Frika e infektimit nga Covid-19/ Pacientët shkojnë në QSUT vetëm kur e kanë shumë të domosdoshme

Pacientët shkojnë në QSUT vetëm kur e kanë shumë të domosdoshme  pasi druajnë se në spital mund të infektohen nga Covid-19.

16:12
Fotot/ Djali me një këmbë realizon kostumin më të veçantë të Halloween

 Josh Sundquist është shembulli konkret që i një super heroi të jetës reale.

16:07
Kundër Trump-it e Macron-it! Zemërimi i këpucarit palestinez

Një këpucar palestinez, Imad Mohammad, prej kohësh bën këpucë në mënyrë artizanale, por tani, ato kanë një dallim: në to, ai stampon emrat e presidentëve amerikanë dhe francezë, në kaligrafi arabike, për të treguar kështu mospëlqimin e tij.

16:04
Halloween “i kufizuar”, në kushtet e pandemisë globale!

Halloween-i është një festë që pritet me padurim nga fëmijët, por këtë vit ajo është kushtëzuar shumë nga pandemia që ka mbërthyer gjithë botën.

16:01
“Ngecën” në lavatriçe/ Zjarrfikësit shpëtojnë tre burra

Është dashur ndërhyrja e zjarrfikësve që tre burra të shpëtoheshin, pasi ishin bllokuar në një lavatriçe.

15:58
Martesë në distancë! Sofia dhe Juan, ceremonia e dyshes do zhvillohet në Skype

Sofia dhe Juan janë dy të rinj 32 vjeç dhe 37 vjeç.

15:58
Fotot/ Kush është mbretëresha e Halloween?

Ka një Halloween, një kostum dhe vetëm një mbretëreshë që këtë vit është Heidi Klum.

15:53
Rekord infektimesh! SHBA, 94 mijë raste të reja

SHBA ka regjistruar të paktën 94 mijë raste të reja me koronavirus në 24 orët e fundit, me rritje në dhjetëra shtete pak ditë para zgjedhjeve presidenciale.

15:51
Rritja e infektimeve! Johnson, plan për izolim njëmujor

Kryeministri britanik, Boris Johnson po merr në konsideratë mundësinë e shpalljes së një izolimi njëmujor në të gjithë Anglinë, me shpresën se masat mund të zbuten para Krishtlindjes.

15:38
Poeti i parë laureat/ Rudolf Marku do të jetë për një periudhe 2-vjeçare

Shqipëria e ka tashmë poetin e saj laureat, me një mandat dyvjeçar.

15:26
Korsi dedikuar biçikletave/ Protesta e të rinjve në Durrës, investimet e reja nuk i parashikojnë

Një grup aktivistësh të rinj nga Durrësi kanë protestuar në lidhje investimet që po bëhen në rrugë të ndryshme të qytetit bregdetar.

15:26
E dhunuan fizikisht,e mbajtën peng për disa orë dhe e braktisën në pyll/ Zbardhet ngjarja e rëndë, 3 të arrestuar në Himarë

Policia e Himarës, më datë 27.10.2020, ka marrë një njoftim se në lagjen nr. 1, Himarë, 3 shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kishin marrë me forcë në mjetin tip “Opel”, shtetasin S. G., 41 vjeç, të cilin e kanë dhunuar fizikisht dhe më pas e kanë mbajtur jashtë vullnetin të tij.

15:17
Kosovë/ Tre të vdekur dhe 514 raste të reja me Covid-19

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 1.750 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 514 raste pozitive.

15:15
Pandemia, skandali në burgje/ Nuk zbatohet ligji për 300 të dënuar me probleme të shëndetit mendor, s’duhet të mbahen në qeli

Në gusht 2020 hynë në fuqi ndryshimet ligjore që i hoqën kompetencat sistemit penitenciar për të mbajtur dhe trajtuar personat që vuajnë probleme të shëndetit mendor.

14:56
Komisioni Evropian, procedurë ndëshkimi për Hungarinë

Komisioni Evropian ka nisur procedura ndaj Hungarisë për shkeljet e ligjeve të Bashkimit Evropian sa i përket azilit.

14:55
Turqia goditet nga tërmeti, ministri i Brendshëm del pozitiv me Covid

Ministri i Brendshëm i Turqisë Süleyman Soylu njoftoi se ai, gruaja dhe vajza dolën pozitive për koronavirusin (covid-19).

14:49
Greqia në mini-izolim! Rriten infektimet, forcohen masat

Ka ardhur përsëri ora e vendimeve të vështira politike, ka deklaruar kryeministri Mitsotakis në një mesazh televiziv drejtuar popullit grek, mesditen e së shtunës duke shpallur nje mini lockdown thuajse në të gjithë vendin.

14:44
“Shqipëria ka bërë progres”/ Moody’s konfirmon vlerësimin në “B1” dhe perspektivën “e qëndrueshme”

Agjencia Ndërkombëtare e Vlerësimit Moody’s konfirmon për Shqipërinë vlerësimin aktual në “B1”, si dhe me perspektivën “e qëndrueshme”.

14:38
PDK kërkon shkarkimin e dy ministrave të qeverisë Hoti

Partia Demokratike e Kosovës ka kërkuar shkarkimin e ministrit të Ekonomisë dhe Ambientit, Blerim Kuçi, pasi ky i fundit u përfshi së fundmi në një skandal konflikti interesi të denoncuar edhe nga “Fiks Fare”. 

14:34
Turqi, shpëtohet një grua nga rrënojat 17 orë pas tërmetit

Një grua e moshës 50-vjeçare u shpëtua sot 17 orë pasi tërmeti goditi provincën turke Izmir.

14:32
Kryetari i LDK-së: Dialogu e ka humbur kuptimin

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa thotë se për shkak të sjelljes së Serbisë dhe të Bashkimit Evropian, procesi i dialogut ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit është duke e humbur kuptimin dhe se ky proces po “shndërrohet në instrument të Serbisë për të blerë kohë për t’i vënë në harresë krimet e saj”.

14:27
Legjendari 007! Ndahet nga jeta Sean Connery

Sir Sean Connery është ndarë nga jeta në moshën 90-vjeçare. Lajmi është konfirmuar nga familja e tij.

14:25
Rritet bilanci në Turqi, shkon në 28 numri i viktimave të termetit

Skuadrat e shpëtimit në qytetin port të Turqisë, Izmir, po gërmojnë nën rrënojat e godinave të shembura për të mbijetuarit e tërmetit të fuqishëm të së premtes.

14:19
“Basha të tërheqë akuzat”/ Covid-19, reagon Komiteti Teknik i Ekspertëve: Jemi profesionistë, s’jemi “fasadë” e askujt

Pasi kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha i cilësoi masat e reja antiCovid, si fasadë për të mbuluar dështimin e kreut të qeverisë ka reaguar vetë Komiteti Teknik i Ekspertëve.

14:17
Samos, një ditë pas tërmetit të fuqishëm (pamjet)

Pamjet më poshtë janë nga ishulli Samos, epiqendra e tërmetit të djeshëm në Greqi.

14:09
“Shqiptarët e Amerikës”

Cikël reportazhesh dhe intervista me shqiptar që kanë lindur në Amerikë, dhe shqiptare që kanë emigruar në Amerikë. Çdo të shtunë ora 20:00 në kanalin e Top Channel në Youtube si dhe në orën 20:30 në Top News.

14:09
Buzëqesh Milani/ Donnarumma, Hauge, pa Covid-19

Milan dhe Stefano Pioli marrin frymë lirisht. Klubi kuqezi rifiton 3 futbollistë për ndeshjet e radhës në Serinë A dhe Europa League.

13:58
​Kosovë/ Këto janë masat e reja anti-covid

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka thënë se për shkak të rritjes së numrit të infeksionit, kanë vendosur të reduktohet numrin e stafit në nivel qendror dhe lokal në institucionet publike dhe private.

13:44
“Fieri pa tamponë, gjendja është alarmante!”, Operatori i Kujdesit Shëndetësor i përgjigjet PD

Operatori i Kujdesit Shëndetësor në Fier ka reaguar pas akuzave të ish-deputetit të PD Luan Baçi i cili denoncoi sot mungesën e tamponëve dhe të mjekimit për pacientët e infektuar me koronavirus.

13:39
Basha: Në 24 orë kam parë sa i kolapsuar është sistemi shëndetësor!

Në një komunikim me gazetarët, kryedemokrati Lulzim Basha deklaroi se ka ndjekur situatën e koronavirusit në vend. Ai u shpreh se u angazhuar me 4 raste të afërmish me COVID.

13:35
Mbyllja e Britanisë/ Premier League beson se do të vijojë

Drejtuesit e Premier League kanë besim se ndeshjet e kampionatit do të vazhdojnë pavarësisht mbylljes së dytë të Britanisë së Madhe për shkak të Covid-19, por do të presin deri sa qeveria të bëjë të ditur planet e saj përpara se të marrë një vendim përfundimtar.

13:25
Sllovakia fillon testimin masiv të popullatës, por presidentja e vendit nuk e përkrah idenë

Sllovakia ka nisur një projekt ambicioz për të testuar këdo mbi moshën 10 vjeç për Covid-19, por presidentja e vendit ka thënë se ajo mendon se ideja është jo praktike.

13:15
Hëna e rrallë blu/ Mos e humbisni spektaklin, Halloween-it i shtohet “mister”…

Fansat e Halloween-it kanë një element shtesë këtë ditë për t’i dhënë ngjyra festës pasi Hëna e plotë do të ndriçojë qiellin e natës të shtunën.

13:02
Kandili më i rrezikshëm i detit dhe statuja më e lartë në Tokë/ Kur koncepti i madhësisë do t’ju befasojë

Na ndodh të dëgjojmë për gjëra nga më të ndryshmet, përpihemi nga një bum informacionesh, mësojmë rreth botës falë lehtësisë që na ofron teknologjia, por në fund të ditës befasohemi thjesht dhe vetëm nga një detaj specifik; madhësia e objekteve që na rrethon.

12:57
Veliaj ironizon Bashën dhe Kryemadhin:“Njëri e ka mendjen te gjobat, tjetra dalldisi dhe thotë nuk ka Covid

Kryebashkiaku Veliaj i ka bërë thirrje të gjithë simpatizantëve të LSI dhe të PD që t’i bashkohen familjes socialiste, si e vetmja forcë që është në krye të punëve. Duke folur në Asamblenë e PS në njësinë 10, Veliaj theksoi se halli i PD-LSI është gjoba e radhës.

12:56
“Çdo kosto bie mbi kurrizin tonë”/ Këshilli studentor për mbylljen e Universiteteve: Po rrezikojmë të nisim një vit të dështuar

Unioni i këshillave studentore thotë se me vendimin për tu mos hapur universitetet, por të zhvillohet mësimi online po rrezikohet që viti akademik të dështojë që në fillim.

12:45
Kërkohet vëmendje! Përgatituni që këto 12 fotografi t’ju bëjnë lëmsh

Mendja mund t’ju bëjë një nga lojërat më të pabesueshme, atë të krijimit të imazheve jo të vërteta.

12:34
Lojë e Universit? 14 rastësi “të çmendura” që do t’jua ndërlikojnë jetën

Është një në një trilion mundësia që ju të ndeshni sozinë tuaj, njeriun me të cilin jeni identikisht njësoj. Ja që dikush ia doli…

12:29
Të rinjtë që zgjedhin Kosovën/ Ndryshe nga bashkëmoshatarët që duan të ikin, dy 18 vjeçarët do hapin biznesin e tyre

Ndryshe nga pjesa dërrmuese e të rinjve që zgjedhin drejtimet akademike për studime dhe që mbesin pa punë si pasojë e kërkesës së ulët të tregut, Qëndrimi dhe Fetahu kanë vendosur ta bëjnë të kundërtën duke përfunduar shkollën profesionale në drejtimin “Llamarinë dhe metal punues”.

12:26
Bredhi i Hotovës/ Parku i rrallë në Shqipëri, por që ka sfidë menaxhimin

Bredhi i Hotovës një prej parqeve më të rrallë natyrorë në Shqipëri po njeh një rritje të numrit të botës shtazore që e popullon atë si dhe një interes të lartë prej vizitorëve. Parku ka sfida në rritje të menaxhimit, për shkak të sipërfaqes së gjerë prej rreth 1200 ha, sipërfaqe që mbrohet nga rojtarë pyjorë në numër minimal me një raport prej 1 rojtar për rreth 8000 ha zonë e mbrojtur.

12:24
Kultivimi i kivit në Dumre/ Dy vëllezërit nga Belshi po provojnë kulturat e reja, por problem mbetet tregu

Me eksperiencën e fituar jashtë vendit, fermerët shqiptarë po provojnë kultura të reja në vendin e tyre.

12:22
Infermierja që fitoi betejën/ Mesazhi që jep për gratë dhe vajzat në mbyllje të muajit për kancerin e gjirit

Statistikat tregojnë se 1 në 8 gra preken nga kanceri I gjirit. Zafire Panxhi, punon si infermiere pranë qendres shendetësore të fshatit Shlecan në Elbasan, sot të tregojë betejen e saj me kancerin e gjirit.

12:13
Kur dridhet toka! 9 fotografi rrëqethëse nga tërmeti i djeshëm që “shkundi” Turqinë dhe Greqinë

Zëra që kërkojnë ndihmë nën rrënoja, banesa të shkatërruara, hije pluhuri, të plagosur dhe britma tmerri; kjo ishte ajo çfarë shkaktoi tërmeti i djeshëm në Detin Egje, plot 6,7 ballë.

12:11
Meta nxjerr thirrjen e tretë për Avokaten e Shtetit: Informacion për çështjet në Arbitrazh dhe vendimet e gjykatave

Presidenti i Republikës Ilir Meta i kërkon sërish informacion Avokates së Shtetit për çështjet në proces dhe vendimet e gjykatave të Arbitrazhit ku shteti shqiptar është palë.

12:00
U denoncua në Fiks Fare! PDK kërkon shkarkimin e Blerim Kuçi

Partia Demokratike e Kosovës, ka kërkuar shkarkimin e ministres së Financave, Hykmete Bajrami dhe ministrit të Ekonomisë dhe Ambientit, Blerim Kuçi, i cili u denoncua në Fiks Fare si dhe ka kërkuar që Qeveria Hoti të shfuqizojë vendimin për shuarjen e Task-Forcës kundër korrupsionit.

12:00
Mall kontrabandë në Portin e Vlorës/ Sekuestrohen 500 paketa cigaresh, u gjetën të fshehura në kuti kartoni

500 paketa cigaresh të markave të ndryshme janë sekuestruar në Portin e Vlorës si dhe u procedua penalisht drejtuesi i kamionit ku u gjetën këto paketa.

11:52
Veliaj-demokratëve: Distancohuni nga Lulzim Basha, bashkohuni me ne!

Përballë një kundërshtari që nuk është më i besueshëm as në vetë radhët e anëtarësisë së tij, Partia Socialiste hyn në zgjedhjet e 25 Prillit për të sfiduar rezultatin e vitit 2017. Kështu u shpreh në Asamblenë e zgjeruar të Partisë Socialiste në Njësinë 10, kryetari i Bashkisë së Tiranës, njëherësh drejtues politik i PS për Qarkun e Tiranës, Erion Veliaj. Çelësi i fitores më të thellë, sipas Veliajt, është nisma “Edhe një”.

11:43
Rritja e numrit të të infektuarve/ Hapet spitali Covid-3!

Ashtu siç ishte paralajmëruar më herët, Ministria e Shëndetësisë ka hapur spitalin Covid-3, i cili gjendet në godinën e ish-Kirurgjive, në brendësi të Qendrës Spitalore Universitare Nënë Tereza.

11:41
Tërmeti i djeshëm 6.7 ballë/ Greqi, flet 14-vjeçari shqiptar që mbeti i plagosur

Ditën e djeshme, ishulli i Samos-it në Greqi u trondit nga një tërmet 6.7 ballë.

11:29
“Ne nuk do të dorëzohemi para virusit”/ Trump – Biden, vazhdojnë fushatat

Presidenti amerikan, Donald Trump dhe sfiduesi i tij demokrat, Joe Biden vazhduan fushatën e tyre më 30 tetor në tri shtete kyçe, që me gjasë do të luajnë rol kyç se kush do të fitojë garën presidenciale.

11:16
Greqia shtrëngon masat! Vendi ndahet në 2 zona, çfarë pritet të ndodhë

Në një mesazh televiziv, kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis i njohu qytetarët me masat e reja antiCovid-19, që qeveria do të ndërmarrë për të mundësuar frenimin e përhapjes së virusit.

11:16
Tërmeti në Egje – vazhdojnë kërkimet në rrënoja

30 sekonda u shkund toka në Egje duke lënë pas një pamje shkatërrimi. Ndihmësit vullnetarë dhe të afërmit ende kërkojnë për të mbijetuar në rrënojat e metropolit perëndimor turk, Izmir.

11:02
Halloween/ Ardi Veliu zbarkon në “Bllok”, apel për prindërit: Mos lejoni fëmijët të grumbullohen në lokale

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Ardi Veliu, i shoqëruar nga drejtuesit e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, mbrëmjen e djeshme inspektoi shërbimet e Policisë së kryeqytetit, për të parë nga afër zbatimin e masave dhe punën që po bën Policia në këtë drejtim.

11:01
“Këlysh Blloku”/ Rama i kundërpërgjigjet Metës: President lolo, i ka lëshuar pëllumbat

Fill pasi Presidenti i Republikës, Ilir Meta iu referua mbrëmjen e djeshme kryeministrit me cilësimet “këlysh Blloku” dhe “qen bir qeni”, ka reaguar ditën e sotme vetë Edi Rama.

10:56
Shëndeti Mendor në Shqipëri–Ka alarm?

Problemet familjare, kushtet ekonomike, stresi dhe mbingarkesa e përditshme bëhen shkaktarë për të krijuar çrregullime të mëdha të humorit, sjelljes dhe ankthit.

10:46
“Lulin e vënë para si djalë të bukur”/ Rama: Çfarë kërkon Ilir Meta akoma nga shqiptarët?

Gjatë fjalimit nga Kukësi, kryeministri Edi Rama u ndal në krahasimin e qeverisë së tij përkundrejt asaj të demokratëve, duke mos kursyer edhe përmendjen e presidentin Ilir Meta, kryetarit të PD-së, Lulzim Basha dhe kryetares së LSI-së, Monika Kryemadhi.

10:46
Greqi/ Ambasadorja shqiptare viziton në spital 14-vjeçarin nga Fieri i plagosur nga tërmeti

Ambasadorja shqiptare Luela Hajdaraga ka vizituar në spitalin e fëmijëve të Athinës,14 vjeçarin nga Fieri, Eriko Mane, i plagosur nga tërmeti 6.7 ballë që tronditi një ditë më parë ishullin e Samos.

10:30
Shmanget tragjedia në Durrës/ Shpërthen në flakë makina e vëllait të Bujar Nishanit, në një nga rrugët kryesore të qytetit

Një automjet ka shpërthyer në flakë në një nga rrugët kryesore të qytetit bregdetar të Durrësit. Automjeti është i vëllait të shpresidentit Bujar Nishani, Ilir Nishani. Ngjarja ndodhi në orën 10.05 pranë pallatit të sportit ”Ramazan Njala”.

10:20
Rama nga Kukësi për aeroportin: Do ketë linja që nuk i ka Tirana e as Prishtina, 1000 vende pune direkte!

Kryeministri Edi Rama nga Kukësi ka folur sot për atë pse ai dhe PS kërkon një mandat të tretë qeverisës dhe projektet e reja të qeverisë.

10:17
Covid-19, si është situata në Kosovë

Rastet me Covid-19 këtë të premte shënuan rekord në Kosovë. Po ashtu edhe numri i testimeve ishte më i larti deri më tani.

09:52
Franca paralajmëron qytetarët e saj në të gjithë botën për sulme të reja

“Kërcënimi është kudo” – deklaroi Ministri i Jashtëm francez duke pasur parasysh aktet e fundit terroriste në Francë. Ndërkohë në disa vende myslimane vazhdojnë protestat kundër Macronit.

09:35
Shkelje në ushtrimin e detyrës/ Kryeprokurori Olsian Çela kërkon hetimin e prokurorit Shkëlqim Kokona

Prokurori i Përgjithshëm Olsian Çela i ka kërkuar Inspektorit të Lartë të Drejtësisë nisjen e procedurës së inspektimit për hetimin e shkeljeve individuale të kryera në ushtrimin e detyrës nga ana e prokurorit Shkëlqim Kokona në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Pogradec.