Vrau një fëmijë 2 vjeç, dënohet me burgim të përjetshëm 25-vjeçarja

05/03/2021 22:25

Një gjykatë në Gjermani dënoi një shtetase gjermane 25-vjeçare me burgim të përjetshëm për vrasjen e një fëmije dy-vjeçar në një kopsht në qytetin Firzen, ku ajo punoi vitin e kaluar.

Gjykata rajonale në Monchengladbach dënoi të premten Sandra M., mbiemri i së cilës nuk u bë publik për shkak të privatësisë.

Gjykatësit arritën në përfundimin se e akuzuara shtypi gjoksin e vajzës dy-vjeçare dhe e ndaloi të merrte frymë. Fëmija, i identifikuar në gjykatë vetëm me emrin Greta, vdiq në spital dy javë më vonë.

Gjatë gjykimit, gjykatësi dëgjoi dëshmitë e fëmijëve të tjerë të cilët thanë se e akuzuara  kishte abuzuar fizikisht.

Ajo e mohoi rastin e vrasjes dhe avokatët e saj thanë se kishin ndërmend të apelonin vendimin.

Sipas ligjit gjerman, ajo ka të drejtë të kërkojë lirim të parakohshëm pas 15 vitesh.

Top Channel