Kjo fotografe bëri bashkë vajzat me tipare të veçanta dhe kafshët/ Fotot mahnitëse që tregojnë lidhjen e ngushtë mes njerëzve dhe kafshëve

06/03/2021 12:56

Anastasiya Dobrovolskaya është një fotografe portretesh që tregon njerëzit dhe kafshët në një mënyrë shumë të ndjeshme.

Siç thotë ajo, “Unë përpiqem të tregoj bukurinë e jashtme dhe të brendshme të njerëzve dhe kafshëve, si dhe të theksoj veçantinë, thellësinë dhe individualitetin e tyre. Ëndërroj që çdo person që ka një pamje të pazakontë do të besojë në bukurinë e tij”.

Bright Side publikoi disa nga punët madhështore të Anastasiyas.

Pasioni i Anastasiya për fotografinë nis që në fëmijërinë e saj. Stërgjyshi i saj ishte fotograf dhe ua kaloi dashurinë për fotografinë brezave të rinj, duke arritur tek ajo dhe motra e saj. Anastasiya ka bërë fotografi që kur ishte fëmijë, vetëm “për të vazhduar me familjen e saj”. Në atë kohë, ajo nuk kishte në plan ta bënte fotografinë profesionin e saj.

Në ditëlindjen e saj të 20-të, prindërit e Anastasiya i blenë një aparat fotografik, të cilin e përdori për të fotografuar gjithçka përreth saj. Disa vjet më vonë, bleu vetë një aparat fotografik. “Doja të rrija me orë të tëra mbi një shtrat lule në park, duke pritur që një flutur i bukur të ulej mbi një lule”.

Anastasiya, duke qenë vajza e dy mjekëve, gjithmonë besonte se veprimtaria njerëzore duhet të sjellë disa përfitime. Sidoqoftë, ajo nuk mund të ndiqte të njëjtin profesion. Vendosi të provojë fotografinë në portret kur po luftonte me depresionin dhe çrregullimin e saj të ankthit.

Kam kuptuar që një foto nuk është thjesht një fotografi e bukur me një vajzë të bukur me fustan. Ju në fakt mund të vendosni kuptim në punën tuaj“. Pasi zbuloi Dianën, një vajzë me vitiligo, ajo filloi të imagjinonte se me çfarë kafshe do të ishte më e mira për ta fotografuar. Para kësaj, ajo mësoi për një vajzë që shpëtoi një dhelpër të njollosur nga një fabrikë lesh. Dhe këto 2 ngjarje shënuan fillimin e projektit të saj “Bukuri e Ndryshme”.

FOTO GALERI
1/19

Top Channel