Gjermani/ Gjykata dënon me burg të përjetshëm grua për vrasjen e një fëmije 2-vjeç

06/03/2021 03:19

Një gjykatë në Gjermani dënoi një shtetase gjermane me burgim të përjetshëm për vrasjen e një fëmije dy-vjeçar në një kopsht në qytetin Firzen, ku ajo punoi vitin e kaluar.

Gjykata rajonale në Monchengladbach dënoi të premten Sandra M., mbiemri i së cilës nuk u bë publik për shkak të privatësisë. Gjykatësit arritën në përfundimin se e akuzuara shtypi gjoksin e vajzës dy-vjeçare dhe e parandaloi atë të merrte frymë. Fëmija, i identifikuar në gjykatë vetëm me emrin Greta, vdiq në spital dy javë më vonë.

Gjatë gjykimit, gjykata dëgjoi dëshmitë e fëmijëve të tjerë të cilët thanë se e akuzuara i kishte abuzuar fizikisht. Shtetasja e akuzuar gjermane më parë ishte liruar nga kopshtet e tjera. Ajo e mohoi rastin e vrasjes dhe avokatët e saj thanë se kishin ndërmend të apelonin vendimin. Sipas ligjit gjerman, ajo ka të drejtë të kërkojë lirim të parakohshëm pas 15 vjetësh.

Top Channel