Turqia gjatë 24 orëve të fundit ka regjistruar 11.302 raste të tjera të koronavirusit të ri (COVID-19), përfshirë 698 pacientë simptomatikë, me çka numri i përgjithshëm i rasteve të konfirmuara me këtë virus në vend ka tejkaluar shifrën 2,75 milionë/

Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë, vendi po ashtu ka regjistruar 62 viktima të tjera nga koronavirusi, duke e çuar në gjithsej 28.901 numrin e vdekjeve nga virusi. Rreth 7.711 pacientë të tjerë fituan betejën kundër koronavirusit, ndërsa deri më tani mbi 2,6 milionë pacientë të prekur nga COVID-19 janë shëruar.

Që nga shpërthimi i pandemisë, autoritetet shëndetësore turke kanë krye mbi 33.85 milionë teste të dyshuara për COVID-19, përfshirë 138.214 teste të kryera brenda 24 orëve të fundit. Shifrat e fundit tregojnë se numri i pacientëve me COVID-19 që janë në gjendje kritike aktualisht është 1.232.

Më 14 janar, Turqia ka nisur një fushatë masive kundër koronavirusit, duke filluar me punonjësit shëndetësor së bashku me zyrtarët e lartë të vendit për të inkurajuar besimin e publikut te vaksinat. “Stambolli duhet të jetë një qytet model i normalizimit. Ne jemi të vendosur ta arrijmë këtë”, tha ministri i Shëndetësisë Fahrettin Koca në Twitter, duke kujtuar se ai u takua me zyrtarë shëndetësorë në metropolin turk dhe vlerësoi rrjedhën e pandemisë, kur shënohet një rritje në numrin e pacientëve./AA

Top Channel