Dhunë fizike, plagosje, vjedhje dhe trafikim lëndësh narkotike, 5 të arrestuar në Tiranë

06/03/2021 13:32

Një 63-vjeçae, me iniciale F.M. është arrestuar sot nga policia pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj djalit të tij.

Policia njofton dhe arrestimin e shtetasit me iniciale A.M. 37-vjeç, pasi duke drejtuar një motor ka aksidentuar një 74-vjeçare, që po merr trajtimin mjekësor në spital.

Njoftimi i policisë:

Bien në prangat e Policisë 5 shtetas, njëri prej tyre i shpallur në kërkim kombëtar.

Specialistët e seksionit për Hetimin e Narkotikëve bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit S. H., 42 vjeç, pasi gjatë kontrollit fizik të ushtruar iu gjet dhe iu sekuestrua një sasi me lëndë të dyshuar narkotike heroinë.

Nga specialistët për Hetimin e Krimit u bë ndalimi i shtetasit R. D., 20 vjeç, pasi ka vjedhur 1 aparat celular në mjetin në pronësi të shtetases J. K. Gjithashtu nga veprimet hetimore ka rezultuar se  ky shtetas me datë 27.02.2021, ka vjedhur në lokalin e shtetasit D. M.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 3 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit F. M., 63 vjeç, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj djalit të tij.

Në vijim të punës për kapjen e personave në kërkim dhe vënien e tyre përpara përgjegjësisë penale, nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.1 u bë kapja dhe ndalimi i shtetasit M. Ll., 75 vjeç, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit A. M., 37 vjeç, pasi duke drejtuar mjetin motorr ka aksidentuar këmbësoren shtetasen Sh. S, 74 vjeçe, e cila ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Top Channel