Aksidenti i rëndë në Rrogozhinë/ Shkon në dy numri i viktimave, ndërron jetë pasagjerja

06/03/2021 08:48
Pamje nga aksidenti

Nga aksidenti i rëndë i ndodhur ditën e sotme në aksin Rrogozhinë-Peqin ka ndërruar jetë pasagjerja Merushe Koni.

Një makinë tip “Audi” me  targa AA160YT me drejtues mjeti shtetasin Tonin Mhilli 59-vjeç i cili po udhëtonte me drejtim nga Rrogozhina për në Peqin ka  humbur kontrollin e mjetit duke dalë në krahun e kundërt të rrugës dhe si pasojë është përplasur me makinën tip “Benz” me targë AA273NH i cili po udhëtonte në drejtimin Peqin -Rrogozhinë ku ndodheshin 3 persona të një familje të cilët u transportuan në spital.

Gjithashtu në aksident u përfshi edhe automjeti tip “Volkswagen” me targa AA236BE dhe drejtues Endrit Lila 17/12/1984, i cili goditi nga pas makinën tip “Benz“ me targa AA273NH, Atij iu bë testi i alkoolit dhe rezultoi në masën 0,00.

Nga aksidenti i ndodhur ndërroi jetë drejtuesi i mjetit tip “Audi” me targa AA160 YT Tonin Mhilli, punonjës në burgun e Peqinit si dhe u shoqërua në komisariat Endrit Lila drejtues i Volkswagen me targa AA236BE.

Tre personat që po udhëtonin me makinën tip “Benz” janë Muharrem Koni, Merushe Koni dhe një fëmijë 10 vjeç. Nga plagët e marra rrugës për në spital Merushe Koni ka ndërruar jetë.

Policia ndodhet në vendngjarje dhe po heton për shkaqet e aksidentit të mëngjesit të sotëm. Nga hetimet e para dyshohet një përgjumje e drejtuesi të “Audit” i cili ka kaluar nga korsia që po udhëtonte në korsinë tjetër.

Kavajë/Informacion shtesë

Në vijim të informacionit së dhënë pak më parë, se si pasojë e një aksidenti ka humbur jetën njëri prej drejtuesve të mjetit ju bëjmë me dije se :  Si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë në spital pasagjerja në mjetin tjetër me drejtues B. K.

Top Channel