Foto ilustruese

Tre persona janë arrestuar në Vlorë e Himarë ditën e sotme.

G.T., 24 vjeç dhe L. B., 43 vjeç, banues në Fier kanë tentuar të vjedhin në banesën e një personi në Himarë. Ndërsa s G. M., 31 vjeç, banues në Vlorë po drejtonte mjetin në gjendje të dehur

Vlorë, Himarë

Arrestohen 3 shtetas, për vepra të ndryshme penale. Nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Himarë u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve G. T., 24 vjeç dhe L. B., 43 vjeç, banues në Fier, pasi janë konstatuar nga shërbimet e Komisariatit Himarë, duke tentuar të vjedhin në banesën e një shtetasi. Nga specialistët e Qarkullimit Rrugor u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit G. M., 31 vjeç, banues në Vlorë, pasi u konstatua duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur. Materialet iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Top Channel