Prangosën 18-vjeçarin teksa po vdiste prej plagëve të thikës, dy policë në Angli hetohen për sjellje të rëndë pas arrestimit
Në sulmin me raketa balistike që shënjestruan dy zona në Halep humbën jetën 3 civilë dhe 28 të tjerë u plagosën.
Sipas raportimeve nga tereni, raketat balistike shënjestruan rajonin Tarhin të qarkut Al-Bab dhe rajonin Al-Hamran të qarkut Jarablus në kufirin me Turqinë.
Ekzistojnë pajisje për rafinimin e naftës të operuara me metoda primitive në rajonet ku kanë ndodhur sulmet. Shpërthime ndodhën pasi shumë cisterna në zonë morën flakë. Të plagosurit u dërguan në objektet e afërta të kujdesit shëndetësor, ndërsa disa ekipe zjarrfikëse u dërguan në zonë.
Gjithashtu, ekziston frika se mund të rritet numri i viktimave. Në një sulm të ngjashëm me raketa balistike që shënjestroi rajonin Tarhin më 9 shkurt, 2 civilë u vranë dhe 6 të tjerë u plagosën.
Turqia filloi operacionin Mburoja e Eufratit në Sirinë veriore në 24 gusht 2016 për të eliminuar DEASH-in dhe terroristët e tjerë dhe për të ndihmuar kthimin e sigurt dhe vullnetar të sirianëve në shtëpitë e tyre.
Operacioni zgjati 216 ditë dhe përfundoi në 29 mars 2017. Gjatë operacionit, më shumë se 2.600 terroristë të DEASH-it u vranë dhe 413 terroristë u neutralizuan. Gjatë operacionit, qytetet Jarablus, Al-Rai, Dabiq, Qabasin dhe Al-Bab u çliruan nga terroristët.
Top Channel