Deputetja e PDIU-s në qarkun Dibër Reme Lala e cila pranoi të garojë në zgjedhjet e 25 Prillit nën siglën e PS ka dhënë dorëheqjen.

Burime nga PS I thanë gazetarit të Top Channel Muhamed Veliu se Reme Lala paraditen e të premtes ka dorëzuar në selinë rozë dorëheqjen.

Për momentin mbeten të paqarta motivet e shkruara në letrën e dorëheqjes nga Reme Lala.

PS e kishte caktuar atë të garonte në zonën e Kamzës dhe Paskuqanit.

Me gjasë momentin kur e ka marrë vesh në çfarë vendi do të ishte në listën e Tiranës, zonja Lala ka preferuar mos të futet fare në garë.

Nuk dihet ende nëse ajo do ti rikthehet kandidimit në Dibër nën siglën e PDIU që e bëri deputete në zgjedhjet e 2017. E kontaktuar nga Top Channel, Reme Lala nuk bëri asnjë koment për ta konfirmuar apo mohuar dorëheqjen.

Vijon…..

Top Channel