Prangosën 18-vjeçarin teksa po vdiste prej plagëve të thikës, dy policë në Angli hetohen për sjellje të rëndë pas arrestimit
Italia regjistroi më shumë vdekje në vitin 2020 se çdo vit tjetër që nga Lufta e Dytë Botërore, sipas të dhënave që sugjerojnë se COVID-19 shkaktoi mijëra më shumë vdekje.
Një total prej 746.146 njerëz vdiqën në Itali vitin e kaluar, sipas zyrës së statistikave të ISTAT, e cila është 100.525 ose 15.6 për qind më shumë se mesatarja në periudhën 2015-2019.
Nga 21 shkurti 2020, kur filloi epidemia, deri në fund të vitit, “numri i të vdekurve” është edhe më i lartë në 108.178, 21 për qind më shumë se pesë vjetët e fundit.
Instituti i Shëndetit italian zyrtarisht i atribuoi 75,891 vdekje vitin e kaluar koronavirusit, rreth 70 për qind më tepër vdekje.
Në Itali, 98.974 njerëz kanë vdekur zyrtarisht nga COVID-19 deri më tani.
Zyrtarisht, COVID-19 ka qenë përgjegjës për 10 për qind të vdekjeve në Itali që nga 21 shkurti i vitit të kaluar, me dallime të theksuara rajonale.
Nga 100.525 vdekje vitin e kaluar, 76 për qind ishin njerëz mbi moshën 80-vjeç dhe 20 për qind midis moshës 65 dhe 79, sipas ISTAT.
Top Channel