Vizita e Ramës në Pulia, Emiliano: Tirana dukej si një qytet i dalë nga lufta, ndryshimet janë me të vërtetë emocionuese

06/03/2021 10:40

Kryeministri Edi Rama ndodhet në Pulia të Italisë me rastin e 30-vjetorit të eksodit të shqiptarëve drejt vendit fqinj, ku po zhvillon një konferencë me  ministrin e Jashtëm Italian, Luigi Di Maio dhe  kreun e Rajonit të Pulias, Michele Emiliano.

Kreu i Rajonit të Pulias, Michele Emiliano i dhuroi Ramës çmimin “Rrënja e Pulias” duke theksuar se i jepet vetëm puliezëve, por ai e quajti Ramën një puliez me shtetësi shqiptare.

Emiliano kujtoi zbarkimin e anijes në Brindisi dhe ndihmën që u ofruan italianët shqiptarëve ehe pse nuk i njihnin.

“Nuk kemi thënë kurrë një gjë e kemi bërë një gjë tjetër. Të gjitha herët që u kemi premtuar njëri-tjetrit angazhim e solidaritet,  e kemi bërë. Atë mëngjes unë isha në Brindisi, punoja si magjistrat prokuror dhe zbrita nga shtëpia për të shkuar në zyrë por nuk mund të ecja, isha i rrethuar nga njerëz që festonin që kishin ardhur nga një udhëtim i vështirë. Banorët merrnin nga shtëpitë e tyre çdo ushqim që gjenin dhe ua jepnin atyre pa i njohur. Unë mbaj mend që kam shkuar në Tiranë herën e parë për një akt gjyqësor shumë të rëndësishëm për një kontroll policor dhe erdha me një eskortë dhe Tirana dukej si një qytet i dalë nga lufta, dukeshin edhe gjurmët e traumës që kishte pësuar. Të shohësh sheshin ‘Skënderbej’ apo selinë të verifikosh ndryshimet është me të vërtetë emocionuese. Plani i ngjyrave ka kaluar në histori në Shqipëri. Të kam ndjerë afër kur ke bërë atë që mundej të bëje kur na ndihmove në kohën e pandemisë, të kam ndjerë afër kur kemi diskutuar, të ndjej puljez, ndihesh pjesë e këtij komuniteti siç e ndjejmë Shqipërinë si pjesë e vendit tonë. Është një surprizë e vogël por jo aq e vogël sepse është një çmim, do ia japim një puliezi që është me shtetësi shqiptare, ky çmim quhet “Rrënja e Pulias”, në saj të miqësisë, respektit reciprok. Është pakëz i madh si volum por do të të përshtatet me gjatësinë”, tha Emiliano.

 

 

Top Channel