“Forbes” i bën llogaritë…Harry dhe Meghan ‘xhep-shpuar’, ja sa para kanë

06/03/2021 14:16

Pasuria e Harryt dhe Meghan Markle nuk është as përafërsisht e krahasueshme me atë të mbretëreshës së Anglisë.

Kjo është mëse e qartë pasi çifti që është zhveshur nga titujt mbretërorë dhe është transferuar në Amerikë, për t’i shpëtuar shtypit toksik anglez, është më i varfër se gjyshja Elisabetë. Por sipas revistës “Forbes”, pasuria e tyre shkon në 5 milionë euro, shifër kjo jo e vogël, por thuajse e barabartë me atë që ata kanë shpenzuar në një vit si mbretërorë.

Nëse mbretëresha Elisabetë disponon 500 milionë dollarë, nipat kanë në xhep një shifër shumë më të vogël, edhe pse sidoqoftë, marramendëse. Por, në vitin në të cilin Harry dhe Meghan kanë bërë punime për rikonstruktimin e rezidencës së tyre në Frogmore, kanë shpenzuar thuajse gjithçka që tani kanë në llogarinë e tyre. jeta si mbretërorë ishte më komforte por princi Harry dhe bashkëshortja nuk kanë dashur të rëndojnë mbi shpinën e kontribuesve britanikë dhe kanë kthyer gjithçka që kanë shpenzuar.

Sipas përllogaritjeve të “Forbes”, Harry ka trashëguar nga Lady Diana 10 milionë dollarë. Meghan në anën tjetër kishte ndarë 2 milionë dollarë falë punës së saj si aktore. Për të blerë shtëpinë ku jetojnë tani në SHBA, çifti ka shpenzuar thuajse 15 milionë dollarë, nga të cilët 5 janë paguar ndërsa pjesa tjetër do të derdhet në formë këstesh. Në përfundim, në llogarinë e Harryt dhe Meghanit mbeten rreth 5 milionë dollarë.

“Forbes” sidoqoftë vlerëson se llogaritë shpejt do të mbushen falë marrëveshjeve të nënshkruar nga Harry dhe Meghan, me prodhimin e dokumentarëve dhe spektakleve për fëmijë. Më pas do të realizojnë edhe ‘podcast’ që do të rrisin pasurinë deri në 18 milionë dollarë. Pra, ‘të varfrit” Harry dhe Meghan, do të kenë me çfarë të jetojnë.

 

FOTO GALERI
1/6

Top Channel