E merr malli për kohën kur nuk ishte e njohur? Përgjigjet Tayna

05/03/2021 18:41

Tayna është një nga këngëtaret më të suksesshme të momentit .

Kënga e saj e fundit, në bashkëpunim me Flori Mumajesin, “Magdalena” rezultoi një sukses, me mbi 4 milionë klikime në ‘Youtube”. Vetë Tayna numëron 1.5 milionë ndjekës në Instagram, me shumë fansa që e ndjekin vazhdimisht. Por, si ka ndryshuar jeta e saj pasi u bë e njohur dhe a e merr mallin për periudhën kur nuk ishte personazh publik? “Ka ndryshuar 180 gradë, por më pëlqen shumë. Duhet të dish të kontrollosh emocionet dhe të njohësh njerëzit sepse pas famës ‘të dua’ veç nga emri dhe kanë ndonjë interes”, thotë këngëtarja.

Ajo ndalet më shumë te njerëzit ‘që të duan vetëm për interes”. Kur e di pse dikush ‘të do’, di të manipulosh si të duash vetë sepse njerëz të tillë janë të cënueshëm dhe të dobët”.

Pavarësisht se po shijojnë “Magdalenën”, ndjekësit pyesin kur do të vijë kënga e radhës. Tayna zbulon se është gati dhe do të publikohet pas 1-2 javësh.

FOTO GALERI
1/5

Top Channel