Në Durrësit rrjetat e telave merimangë i ndesh ngado, po së fundmi banorët janë të shqetësuar pasi kompanitë që po riparojnë fasadat e pallateve të dëmtuara nga tërmeti nuk po i kthejnë ato as në gjendjen e mëparshme.

“Është shqetësuese jo vetëm për pamjen estetike, po përbën rrezik. Këtu mund të ketë dhe tela elektrikë. Nuk e dimë. Kush e ka kompetencë të vijë e ta rregullojë. Ishin të fiksuar nëpër mure dhe ata që e riparuan i shqitën e ngelën varur. Sa nuk rrëzohen njerëzit. Ne nuk mund të ndërhyjmë vetë, po ato janë objekt kontratash të kompanive të ndryshme, ndaj i lutemi të vijnë dhe ta sistemojnë këtë”, thotë një banor.

 “Ka një muaj që kanë filluar punimet dhe i kanë mbaruar po gjendja është e vështirë, veçanërisht prindërit.  Këto firmat që kanë kryer punimet nuk e marrin përsipër. Kur sheh këtë ambient duket sikur e gjithë puna që u bë është kot”.

Autoritetet heshtin. Mungesa e infrastrukturës së nevojshme për rrjetet kabllore është problem edhe në pallatet e reja. Të kthyera në një mishmash telash në këto rrjeta ndërthuren kabllot e telefonisë, internetit dhe jo rrallëherë ato të energjisë elektrike, duke shtuar pasigurinë për shëndetin, si dhe shëmtinë e fasadave të qytetit turistik.

Top Channel