00:54
Harry Kane më shumë se “bomber”, asistuesi më i mirë në 5 ligat më të forta
Mes shumë befasive që po na bën ky sezon i pazakontë futbolli, i ndikuar negativisht nga pandemia, është njëra që do të bëjë të lumtur dashamirët më të thekur të statistikave. Midis emrave të zakonshëm ka edhe hapësirë për të papriturat. Për ta besuar, duhet të shohësh renditjen e përgjithshme të asistuesve më të mirë, duke marrë në konsideratë pesë ligat më të forta në Europë, përkatësisht Serinë A, Premier League-n, Bundesligan, Ligue 1 dhe La Ligan.