Presidentja e vendit, Vjosa Osmani ka reaguar pas aksidentit tragjik që ndodhi sot në Kroaci, ku nga rrokullisja e autobusit të linjës Frankfurt-Prishtinë deri tani raportohet për 10 të vdekur.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka deklaruar se me pikëllim të thellë ka marrë lajmin për aksidentin tragjik në Kroaci, të një autobusi me targa të Kosovës.
Drejtori i Spitalit në Slavonski-Broad të Kroacisë, Josip Samarxhiq ka treguar se në Spital në mëngjes janë pranuar 45 persona pas aksidentit të rëndë, ndërsa në mesin e tyre tetë janë me lëndime të rënda, njofton Index.hr.
Kryeministri kroat, Andrej Plenkovic ka reaguar pas aksidentit fatal të autobusit me targa të Kosovës në Brod të Kroacisë, ku raportohet deri më tani për 10 viktima.
Rreth orës 6:20 ndodhi një aksident i rëndë trafiku afër Slavonski Brod, Kroaci. Autobusi ishte i linjës Frankfurt-Prishtinë dhe kishte rreth 60 pasagjerë.
Një i ri nga Kalifornia i cili u tall me vaksinat Covid-19 në mediat sociale ka vdekur pas një beteje njëmujore me virusin.
Një autobus me targa të Kosovës, i cili po udhëtonte drejt Frankfurtit nga Prishtina, ka pësuar aksident të rëndë duke dal jashtë rrugës afër Slavonski Brod.
Një plogështi e kishte kapluar Sinan Palojën në ditën kur e mori vaksinën kundër COVID-19, sëmundjes që shkakton koronavirusi.
Më shumë stuhi kanë goditur të shtunën Belgjikën, duke shkaktuar vërshime dhe rrëshqitje dheu.
Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj shpjegoi dje se pezullimi për më pak se 1 muaj i aboneve të përgjithshme në Tiranë, u bë për të parë se cilat linja autobusësh spekulonin me to. Në prezantimin e linjës së gjelbër dhe flotës së parë të autobusëve hibrid/elektrik në Tiranë, Veliaj deklaroi se kompani spekulante kanë falsifikuar në shumë raste abonetë dhe biletat.
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka reaguar pas eliminimit të Majlinda Kelmendit nga Lojërat Olimpike.
Një person është plagosur me armë zjarri në Shkodër.
Kushtet e reja ekonomike dhe gjeopolitike të krijuara nga pandemia mund të kthehen në një burim mundësish për ekonominë shqiptare, nëse biznesi, grupet e interesit dhe qeveria do të mund t’i shfrytëzojnë këto shanse pa humbur kohë.
Ekipet e shpëtimit janë duke kërkuar për të mbijetuar në zonat e shkatërruara në Indi, si pasojë e shirave të rrëmbyeshëm.
Në muajin gusht do të nisë nga puna linja e madhe unazore në Tiranë me 66 stacione.
Kampionia e “Rio 2016”, Majlinda Kelmendi, ka humbur në ndeshjen e parë dhe është eliminuar nga Lojërat Olimpike.
Vrasësi serial që u dënua për vrasjen e një vajze 12-vjeçare dhe 4 grave të tjera ka vdekur nga shkaqe natyrore.
Vendi ynë sot do të mbizotërohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash duke sjellë mot të qëndrueshëm dhe të nxehtë në të gjithë territorin.
Të shtunën, ekipe zjarrfikësish nga Kalifornia dhe shteti Juta (Utah) mbërritën në Montana, për të menaxhuar situatën e vështirë të krijuar nga zjarret, ndërsa pjesa perëndimore e vendit po lufton me një seri vatrash zjarri që kanë shkatërruar toka e shtëpi.
Koreja e Veriut mund të jetë i vetmi vend që ka pretenduar se nuk ka patur raste të COVID-19. Por tani Pheniani pranon një përkeqësim të krizës nga pandemia.
Osteoporoza është një sëmundje që mund të prekë çdo kockë të njeriut. Kjo sëmundje diagnostikohet duke matur dendësinë kockore.
Panxhari është një nga perimet më të shëndetshme të nëntokës. Ngjyra e kuqe e tij pasuron gatimet e kuzhinës shqiptare ndërkohë që vlerat shëndetësore e bëjnë panxharin një aleat të vërtetë të njeriut. Kjo perime fantastike ka efekte të mëdha në trajtimin e problemeve të shëndetit.
Që në lashtësi farat e pjeprit janë përdorur si një nga kurat më të mira për shëndetin e veshkave dhe trajtimin e sëmundjeve të tyre. Vitamina E tek farat e pjeprit mbron veshkat nga radikalet e lira. Këto fara rekomandohen të aplikohen për të mbrojtur shëndetin e veshkave ndaj dhe në mjekësinë popullore kanë një përdorim të gjerë.
Sa herë që qeshni, shprehni një emocion apo qëndroni shumë në diell një vijëzim i ri shtohet në fytyrën tuaj. Ky proces është sa natyral që shfaqet e kalimin e moshës, aq edhe i sforcuar nga faktorë të jashtëm, por i menaxhueshëm.
Fundi i verës dhe i vjeshtës shoqërohet me një ndjenjë trishtimi të thellë dhe melankolie për disa njerëz. Rënia e temperaturave, shkurtimi i ditës, gjethet që bien e të gjitha këto paralajmërojnë ardhjen e stinës së ftohtë dhe me të, edhe të depresionit dimëror ose siç njihet ndryshe çrregullimi emocional stinor.
Ryan Giggs goditi me shkelm në kurriz dhe më pas e dëboi lakuriq nga një dhomë hoteli ish të dashurën e tij gjatë marrëdhënies abuzuese 3-vjeçare me të.
Reshjet e orëve të fundit kanë rikthyer edhe njëherë përmbytjet në Belgjikë. Në veçanti, në provincën e Namur disa shtëpi janë evakuuar për shkak të një shembjeje, ndërsa në Dinant makina janë dëmtuar nga rrymat e forta të ujit.
Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, varianti Delta është rreth 60% më ngjitës se varianti Alfa i zbuluar në Mbretërinë e Bashkuar. Ekspertët thonë se varianti Delta mund të përhapet shumë më lehtë se të gjitha variantet e tjera në një mjedis ku njerëzit nuk janë të vaksinuar apo nuk përdorin maska.
Spanja do të vendosë një karantinë dhjetëditore për udhëtarët nga Argjentina, Kolumbia, Bolivia dhe Namibia, duke filluar nga 27 korriku, si një masë e re për të luftuar infeksionet COVID-19, njoftoi qeveria.
Përderisa lufta kundër variantit Delta të COVID-19 vazhdon në Australi, mijëra njerëz protestuan kundër vendosjes së orës policore në Sidney dhe Melburn.
Numri i viktimave nga rrëshqitjet e tokës për shkak të shirave të rrëmbyeshëm që goditën shtetin federal Maharashtra në Indinë perëndimore është rritur në 136.
Në shumë vende të Evropës ku është hasur sërish rritje e numrit të rasteve me COVID-19, janë duke u shtrënguar masat dhe kufizimet në kuadër të luftës kundër pandemisë.
Dora e Maurizio Sarrit te Lazio ka nisur të ndihet që në miqësoret e para gjatë kësaj vere që po i shërbejnë klubit bardhekaltrit si teste për t’u përgatitur sa më mirë për sezonin e ri të Serie A.
Merkatoja e futbollistëve prodhon shumë histori, që përfundojnë “me tym të bardhë” apo me prishje të papritur të kontratave. Historia e Matheus Fernandes me Barcelonën i përket kategorisë së dytë, me klubin “blaugrana” që ka zgjidhur kontratën me mesfushorin brazilian (më vonë iu bashkua Palmeirasit).
Largimi i Gianluigi Donnarummas nga Milani solli shumë pakënaqësi tek tifozët kuqezi, ajo c’ka i bëri të revoltoheshin akoma më tepër ndaj ish portierit të tyre ishte fakti që ai u largua me parametër 0 duke mos i dhënë as mundësinë klubit për të përfituar diçka. Negociatat për rinovim kishin nisur prej kohësh, por në qershor nuk pati “tym të bardhë” dhe 22-vjeçari e klubi që e bëri të debutonte në Serinë A firmosën divorcin.
Paraqitja spektakolare e Rey Manajt në debutimin e tij me skuadrën e parë të Barcelonës, pikërisht në miqësoren ndaj Gimnastic të Tarragonës, ka bërë që për sulmuesin shqiptar të interesohen klube të njohura. Barcelona është në mëdyshje se çfarë duhet të bëjë me Rey Manajn, ta mbajë në ekipin e parë pas sezonit shumë pozitiv që zhvilloi Barcelonën B dhe tregolëshit në miqësoren ndaj Nastic apo ta huazojë në një klub tjetër në mënyrë që shqiptari të ketë më shumë hapësira dhe të rritet më tepër si futbollist.
Federico Chiesa spikati në kampionatin europian duke qënë një nga protagonistët tek Italia dhe performancat e tij ishin një nga arsyet se përse të kaltrit në fund u shpallën kampionë të Europës.
Rey Manaj bëhet sërish protagonist me gol me skuadrën e parë të Barcelonës, që zhvilloi një tjetër miqësore, këtë herë përballë Gironas. Sulmuesi i Kombëtares Shqiptare, i cili e nisi nga minuta e parë këtë takim, e gjeti rrugën e rrjetës në minutën e 24-t, teksa pak minuta më herët kishte zhbllokuar takimin me 11-metërsh Gerard Pique.
Zemërimi në rritje ndaj politikave të qeverisë së krahut të djathtë të Hungarisë mbushi rrugët e kryeqytetit të vendit të shtunën. Me mijëra mbështetës të komunitetit LGBT marshuan në paradën vjetore të Krenarisë në Budapest.
Policia informon zyrtarisht se ka identifikuar autorin e plagosjes së dyfishtë në Tiranë.
Zëvendës Sekretarja amerikane e Shtetit Wendy Sherman pritet t’i bëjë të qartë Kinës në bisedimet e ardhshme, se Uashingtoni e mirëpret konkurrencën me Pekinin, por me rregulla të barabarta loje, që synojnë parandalimin e konflikteve, thanë zyrtarë të lartë amerikanë.
Rreth 40 vjet me parë, në këtë vend ngjitur me fshatin Brrar të Tiranës, disa punime të rastit, nxorrën në siperfaqe disa rrënoja.
Aktorja e njohur amerikane Gillian Anderson ka dhënë disa opinone të sinqerta për të brendshmet e grave, para njoftimeve të pritura të çmimeve të kinematografisë Emmy 2021.
Partitë në pushtet LSDM dhe BDI do të garojnë së bashku në zgjedhjet lokale. Marrëveshja u arrit në një takim mes kreut të socialdemokratëve Zoran Zaev dhe atij të BDI-së Ali Ahmeti.
Këngëtarja me famë botërore, Dua Lipa prej dy ditësh ndodhet në Shqipëri në kuadër të nismës së Fondacionit të saj “Sunny Hill”, që do të financojë rindërtimin e një kopshti në Tiranë.
Publikimi për herë të parë i aseteve të Selisë së Shenjtë, tregon se zotëron 4051 prona të patundshme në Itali dhe 1120 jashtë saj.
Plagosje me armë zjarri është regjistruar mbrëmjen e kësaj të shtune në kryeqytet.
Bob është një qenush zagar i dashur e miqësor, që jeton në një shtëpi me “njeriun” e tij, tetë zogj e një kavje pylli, dhe ata të gjithë janë “shokë për kokë”.
Në Mal të Zi, me dozën e parë të vaksinës kundër koronavirusit (COVID-19) deri më tani është vaksinuar 36,6 për qind e popullatës së rritur ndërsa janë rivaksinuar 32,5 për qind.
Pritej vetëm zyrtarizimi, por edhe kjo tashmë ka ndodhur: Pierluigi Gollini përshëndet Atalantën dhe bëhet lojtar i Tottenhamin në Premier League. Klubi londinez ka njoftuar zyrtarisht mbërritjen në Londër të ish-portierit zikaltër.
Kryeministri Edi Rama bashkë me të shoqen Linda Rama si dhe kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj kanë darkuar me familjen e artistes shqiptare me famë botërore, Dua Lipa dhe familjen e saj.
Në Shqipëri gratë shtatzëna nuk po vaksinohen.
Gjetja e punonjësve në Shqipëri është bërë problematike në disa sektorë, ku kryesisht fasonët kanë ngritur alarmin “SOS”.
Në territorin e bashkisë së Kavajës vijon emergjenca mjedisore, pasi landfilli i paligjshëm i Kazies është aktiv.
“Ne u larguam nga Siria për shkak të luftës, udhëtuam drejt Turqisë dhe me ndihmën e trafikantëve mbërritëm në Greqi, e mandej në Shqipëri”.
Organizata e Kombeve të Bashkuara (OKB) ka shprehur shqetësim të thellë në lidhje me përshkallëzimin e dhunës në veriperëndim të Sirisë, e cila paraqet një rrezik në rritje për civilët.
Ambasada italiane në Tiranë ka dalë me një njoftim të rëndësishëm lidhur me njohjen e patentave në vendin fqinj.
Angelina Jolie ka arritur një fitore në betejën e divorcit nga Brad Pitt teksa gjykatësi i çështjes është skualifikuar nga apeli.
Varianti Delta aktualisht është mutacioni që po dominon në Shtetet e Bashkuara, me rreth 83% të rasteve. Ekspertët thonë se varianti më shqetëses deri më tani, Delta ka aftësi të mëdha ngjitëse dhe përhapjeje.
Po gërmonin në zonën ku do të ndërtohej një kompleks i ri banimi në Yorkshire të Anglisë, por për pak sa nuk goditën një bombë të Luftës së Dytë Botërore; e cila kishte qëndruar e fshehur nën dhe për dekada të tëra.
Zyrtarët amerikanë të shëndetësisë po vazhdojnë paralajmërimet për rrezikshmërinë e variantit Delta të koronavirusit, për të cilin thonë se është ndër viruset më ngjitëse që njeh shkenca.
Nuk është e pazakontë që në sallën e parlamentit të krijohet zhurmë e kaos nga politikanë të nervozuar apo mosmarrëveshje mes partive kundërshtare.
Frika e një Lufte të Tretë Botërore është bërë më e afërt prej ngërcit të krijuar prej lajmeve se Kina po përgatitet të pushtojë Tajvanin.
Policia australiane tha sot se është në kërkim të një protestuesi që qëlloi me grusht kalin e oficerëve, teksa demonstrata anti-vaksinime në Sidney u bë e dhunshme.
Nuk ka mundur t`i mbijetojë dot plagëve të marra 26 vjeçari shqiptar Atjon Lopci, i cili u qëllua me thikë pas shpine një ditë më parë në kryeqytetin Italian, Romë.
Një gazetare është pezulluar nga puna në Gjermani pasi u filmua duke njollosur veten me baltë gjatë raportimit të përmbytjeve, për të pretenduar se po ndihmonte për katastrofën.
Gjimnasti rus, Matvei Petrov, i cili përfaqëson Shqipërinë në Olimpiadën e Tokios në disiplinën e kalit me doreza nuk mundi të kualifikohej direkt në fazën finale, që do të zhvillohet më 1 gusht.
“Kur sheh pamje të tilla, të ndalon zemra”; një video e shpërndarë nga departamenti i zjarrfikësve UC Davis në Kaliforni të SHBA, tregon momentin kur njëri prej kamionëve të tij kalon përmes një muri flakësh, ndërsa shumë pompierë të shpërndarë në zonë luftonin me flakët për të frenuar avancimin e tyre.
Në shumë vende të Evropës ku është hasur sërish rritje e numrit të rasteve me koronavirusin e ri (COVID-19), janë duke u shtrënguar masat dhe kufizimet në kuadër të luftës kundër pandemisë.
Rrufetë shkatërruan dy shtëpi në Hampshire të Anglisë mëngjesin e sotëm.
Një sherr mes dy personave në Durrës ka përfunduar në plagosjen e njërit prej tyre.
Ministria e Shëndetësisë në vendin tonë njofton se gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 4.063 testime nga të cilat kanë rezultuar pozitivë 25 qytetarë.
Një dokument i klasifikuar i ushtrisë britanike është publikuar së fundmi në një forum online të amatoreve të lojrave ‘videogame’, nga një përdorues i cili tentonte të përmirësonte dizajnin e tankut në videogame-in ‘War of Thunder’, thuhej në një njoftim të ministrisë britanike të mbrojtjes.
Numri i viktimave nga rrëshqitjet e tokës për shkak të shirave monsun që goditën shtetin federal Maharashtra në Indinë perëndimore është rritur në 136.
Presidenti kroat Zoran Milanoviç reagoi pas kritikave nga Serbia për shkak të vendosjes së figurës së Nikola Teslas në një monedhë të ardhshme kroate, duke i kujtuar se shpikësi i madh kishte qëndruar shumë pak në Serbi.
Gjykata Speciale e Hagës vendosë t’i refuzojë ish-presidentit të Kosovës kërkesën për t’u mbrojtur në liri.
Kara Robinson Chamberlain, tashmë 34 vjeçare, kohët e fundit ka marrë guximin të tregojë për pengmarrjen e saj në moshën 15 vjeçare nga perdhunuesi, vrasës serial Richard Evonitz.
Australianët nuk po i durojnë më masat kufizuese kundër Covid 19.
Dy persona janë proceduar penalisht nga Policia e Vlorës pasi akuzohen se kanë prishur qetësinë publike me muzikë të lartë.
“Respektoni rregullat e qarkullimit rrugor që të arrini në destinacion të sigurt dhe me patentë në xhep. Mos fluturoni në rrugë për të arritur sa më parë detin, se në rastin më të mirë do arrini radarin dhe policin rrugor dhe në rastin më të keq aksidentin”, është kjo thirrja që policia rrugore ka për drejtuesit e automjeteve.
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë (IKSHPK) ka regjistruar të shtunën 19 raste të infektimit me koronavirus pas testimit të 2,672 mostrave.
Distria Krasniqi gëzoi sot shqiptarët, që e ndoqën teksa doli e para në kategorinë xhudo për femra, në Lojrat Olimipike Tokyo 2020.
Prej dy ditësh një zjarr në malin e fshatit Dukat vijon të jetë aktiv, duke djegur disa hektarë me shkurre.
Modelja gjermane e tatuazheve Juliane Förster ka folur hapur së fundmi për fansat e saj të shumtë, mbi vizatimet që ka bërë në trupin e saj, madje duke përmendur skicë të nxehtë në të pasme dhe një tjetër “punim të fshehur” për të cilin thotë se mund ta shohë vetëm bashkëshorti i saj.
Maks Velo, artisti antikonformist personazhi kompleks, i cili mbeti deri në fund të jetës një qytetar i angazhuar, megjithë qenësinë e tij si arkitekt, artist, piktor e publicist, u soll në programin “Artkand” nëpërmjet “Absraksion”, një vepër vitit 1998.
Përkundër qëndrimit të prokurorisë që këmbëngul se mashtruesi i disa kompanive ndërkombëtare ngriti një skeme mashtrimi kompjuterik për t’iu përvetësuar afro 4 milionë euro, i dyshuari Donald Fonken Anu insiston se është studiues teologjie dhe konsulent biznesesh që erdhi në Shqipëri për vizitë.
Shkodra e viteve 40, erdhi përmes 80 fotove të publikuara për herë të parë të fotografit Pjetër Rraboshta.
Atletet gjermane kanë prishur zakonin në Lojrat Olimpike të Tokios duke u paraqitur me veshje të plota trupore në shenjë dënimi ndaj seksualizimit të sportisteve femra.
Linjës së brendshme të udhëtarëve në Tiranë do ti shtohen 20 autobusët e parë hibridë dhe elektrikë “Go Green”.
Me qëllim të vaksinimit të komuniteteve: rom, ashkali dhe egjiptian, Komuna e Pejës ka shndërruar shkollën “Xhemajl Kada”, në qendër vaksinimi, shkollë që gjendet në afërsi të lagjeve të banuara nga këto komunitete.
Covid 19 i ka rënë fuqia në sajë të vaksinimit masiv të popullatës së botës, por pasojat që virusi ka lënë në organizmin tonë ndihen ende.
4 persona janë arrestuar në Durrës, pasi dyshohen për vepra të ndryshme penale.
Bashkia e Tiranës ka prezantuar sot linjën e re të autobusëve hibridë dhe elektrikë në Tiranë.
Emri i Antoine Griezmann po përflitet gjithnjë e më shumë për t’u larguar nga Barcelona në këtë merkato verore.
Një banor ka denoncuar në rubrikën “Ti raporton” në Top Channel për punimet që po kryhen në lumin e Shkumbinit.
Tre punonjës të një qebaptoreje në Nottingham të Anglisë janë shoqëruar në polici pas akuzave se rrahen brutalisht një person, për të cilin dyshonin se i kishte vjedhur.
Distria Krasniqi i dhuroi sot Kosovës medaljen e artë, nga Tokyo 2020, pasi doli e para në xhudo për femrat.
Në një lëvizje të papritur, Shtetet e Bashkuara ndryshuan përkufizimin e fjalës “astronaut”.
Një 47-vjeçar, i identifikuar me inicialet R. M. është arrestuar nga policia e Vlorë pasi kishte kultivuar kanabis.