DPSHTRR ka njoftuar një tjetër risi për të eliminuar kohë pritjeje dhe kosto të tepërta për qytetarët e subjektet që regjistrojnë mjete rrugore për herë të parë.

Do të hiqen rreth 60 mijë praktika në vit që kërkonin përkthime e noterizime njësie me origjinalin nga dokumentat në gjuhë të huaja, pagesa të larta (1 praktikë rreth 4,500-6,000 lekë).

Me propozimin e DPSHTRR, bazuar në sistemet e reja operative e informatike që garantojnë verifikim në kohë reale të të dhënave të mjetit si edhe në respekt të vizionit të e-qeverisjes e eliminimit të letrave, shkresave, burokracive dhe vetëdeklarimit e ndërveprimit mes strukturave të shërbimeve publike, u miratua sot Udhëzimi 1, dt. 18.1.2022 nga MIE që autorizon njohjen nga DPSHTRR të çdo dokumenti origjine në gjuhën angleze dhe çdo dokument teknik nga prodhuesi apo të fitimit të pronësisë nga vendet e BE ose me kodet e Direktivave KE!

Përkthimi e noterizimi do të kërkohet vetëm për dokumentat në gjuhën kineze, arabe, koreane, etj, që përbëjnë një numër minimal rastesh!

Top Channel