Kryeministri i skandaleve! Festat në karantinë mund të sjellin fundin politik të Johnson

19/01/2022 11:27

Pas skandalit, për festat që u mbajtën në Downing Street gjatë masave kufizuese prej covid, Boris Johnsoni tashmë duhet të luftojë për ta mbajtur postin e tij si kryeministër.

Kundërshtarët e tij politikë kishin parashikuar prej kohësh se Boris Johnsoni do ta fundoste vetë veten duke mos respektuar detyrimet dhe rregullat.

Tani duket se Partygate mund të përshpejtojë në mënyrë dramatike fundin e tij si kryeministër, shkruan Dw.

Pas raportimeve të fundit për festat në kohën e masave kufizuese në Doëning Street , në selinë e qeverisë, ai u detyrua të kërkonte falje vetë

Mbretëreshës Elizabeth II. Dy festa ishin mbajtur në prill, një ditë para funeralit të bashkëshortit të saj, Princit Philip.

Ndërkohë, shumica e britanikëve të indinjuar i kanë kthyer shpinën kryeministrit të tyre.

Partia e tij, konservatorët, kanë humbur dhjetë pikë ndaj opozitës.Në fund të javës pritet raporti i një nëpunëseje të pavarur civile të qeverisë, e cila do të publikojë një listë të saktë të të gjitha shkeljeve të rregullave të kryera nga qeveria gjatë pandemisë së koronas.

Gazetat britanike raportojnë se organi përkatës i partisë ka marrë tashmë 35 nga 54 letrat e nevojshme për një mocion mosbesimi. Vetëm partia e vet mund ta largojë kryeministrin nga posti i tij – është e paqartë nëse dhe kur do ta bëjë këtë.

Top Channel