Publikohet audioja, Mendez donte ta çonte te City Felixin, ja prapaskenat

19/01/2022 11:06

Në Portugali është publikuar një audio e një prej manaxherëve më të njohur të futbollit, Jorge Mendez, i cili fliste për klientin e tij, “yllin” e Atleticos së Madridit, Joao Felix.

Muajt e fundit është folur shpesh për situatën aspak të mirë të talentin portugez te “Los Colchoneros” dhe për transferim të mundshëm të tij te Manchester City. Në audion zbulohet se dëshira e Mendez ka qenë që në fillim për transferimin e Joao Felix te Citizens. Bombë në Portugali me publikimin e një audioje zbuluese që ka si një nga protagonistët Jorge Mendes, agjentin mes shumë lojtarëve të tjerë të Joao Félix, futbollistit të Atlético de Madrid.

Muajt e fundit ka pasur një ‘vrapim’ të vazhdueshëm nga shteti fqinj që e shtyn portugezin drejt Premierligës, te Manchester City. Kujtojmë se nënshkrimi i João Félix me Atleticon për 127 milionë euro në vitit 2019, ishte më i shtrenjti në historinë e klubit madrilen. Por për Jorge Mendes, Atletico nuk ishte destinacioni më i mirë. Siç dihet, manaxheri portugez prefernonte që ish-lojtari i Benfica-s të shkonte në Angli, pikërisht te Manchester City i Guardiolës.

“Vieira (atëherë presidenti i Benfica-s) këmbënguli që t’i sjell propozime prej 120 milionë eurosh (për Joao Félix) dhe unë kam katër oferta. Por ka një problem, sepse ai mund të shkojë vetëm te një klub. Njëri ofron 120 milionë (Atlético) dhe një tjetër por kaq, por lë të qëndrojë edhe një vit te Benfica”, – i shpjegoi Mendez bashkëbiseduesit. – “Tani duhet të shohim se çfarë dëshiron të bëjë”

Top Channel