Atentat në Tiranë/ U qëllua me armë me silenciator administratori i një shkolle

18/01/2022 19:51

Policia ka shoqëruar disa dëshmitarë okularë mbi ngjarjen e ndodhur në afërsi të liqenit në Tiranë, për të cilën grupi i hetimit këmbëngul se ne shënjestër te atentatit ishte administratori i një shkolle, Lulzim Masha, i cili për fat të mirë nuk u dëmtua.

Por deri në orët e vona, dëshmitarët nuk kanë identifikuar të dhëna konkrete mbi autorin e atentatit. Ai qëlloi me dy plumba në drejtim të mjetit që drejtohej nga 63-vjeçari. Personi i paidentifikuar përshkruhet si një djalë në moshë të re rreth 30 vjeç dhe pa maskë në fytyrë. Kurse emotivet mbeten të paqarta, edhe pse grupi i etimit shton se ka dyshime paraprake se ndaj biznesmenit është qëlluar për t’i dhënë një mesazh kërcënues. Nga ana tjetër, në dëshminë e parë, biznesmeni Lulzim Masha ka hedhur poshtë versionin e policisë që njoftoi se ishte hapur zjarr në makinën me të cilën po udhëtonte i vetëm Masha.

Sipas versionit të 63-vjeçarit,  nuk ishte ai qendra e atentatit, pasi nuk ka konflikte. Masha deklaroi për medien se po udhëtonte kur dëgjoi të shtëna pas konfliktit mes ty personave. Por të shtënat nuk janë dëgjuar nga dëshmitarët e tjerë. Gjatë veprimeve të para hetimore, Masha ka qëndruar deri në orët e vona në polici ku ka dhënë dëshmi të detajuar për ngjarjen.

Top Channel