Një ngjarje e rëndë është shënuar në orët e para të mëngjesit të sotëm në qytetin e Elbasanit.

Sipas një njoftimi të bërë të ditur nga policia mësohet se një fëmijë 3-vjeçar ka mbërritur në spitalin e Elbasanit në gjendje të rëndë për jetën.

Edhe pse me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor e mitura nuk ka mundur të mbijetojë dhe ka humbur jetën disa orë më vonë.

Pritet një përgjigje nga ekspertiza mjeko-ligjore, ndërsa Top Channel ka mësuar se i mituri vuante nga pneumonia bilaterale, insufiçence respiratore akute dhe insufiçence kardiake.

Njoftimi i policisë:

Më datë 19.01.2022, në orët e para të mëngjesit është dërguar në spitalin e Elbasanit, në gjendje të rëndë për jetën, shtetasi i mitur A. I., 3 vjeç, i cili pas disa orësh ka humbur jetën.

Grupi hetimor ka kryer veprimet e para hetimore në vendngjarje dhe pritet ekspertiza mjeko-ligjore për përcaktimin e shkakut të humbjes së jetës.

Top Channel