Versioni holandez i ‘The Voice’ ndërpritet prej abuzimeve seksuale me konkurrentet (fotot)

18/01/2022 21:36

Mes disa të akuzuarve është drejtuesi i orkestrës së “The Voice” Jeroen Rietbergen

Versioni holandez i serialit të njohur të talenteve të reja “The Voice” është pezulluar prej akuzave për abuzime dhe sjellje të padenja seksuale nga drejtuesit.

Kompania prodhuese holandeze RTL tha se ndërpret transmetimet për të hetuar akuzat e shumëfishta për “sjellje të papërshtatshme seksuale” dhe “abuzim me postin,” sipas deklaratës së lëshuar prej tyre në fundjavë.

Mes disa të akuzuarve është drejtuesi i orkestrës së “The Voice” Jeroen Rietbergen, i cili ka dhënë tashmë dorëheqjen dhe ka kërkuar ndjesë.

Grupi prodhues RTL, i cili është një filial i rrjetit amerikan CNN, tha se nuk ishte në dijeni të akuzave derisa sa ato u publikuan nga programi investigativ vendas ‘BOOS’.

Pas raportimeve të para për abuzimet, drejtuesi i BOOS, Tim Hofman bëri një thirrje për këdo tjetër që kishte pësuar sjellje të tilla abuzive e denigruese.

“Reagime të shumta erdhën nga vajza e njerëz që kishin qenë viktima ose dëshmitarë të abuzimeve apo sjellje të papërshtatshme seksuale ose profesionale në këtë program”, thuhej në deklaratën e programit.

Përveç Rietbergen, BOOS shton se akuzat përfshijnë mjaft njerëz të tjerë brenda programit, ne njefare “kulture” të pergjithshme qe shoqeronte setin televiziv.

Dje minsitri holandez i drejtësisë Dilan Yeşilgöz-Zegerius nxiti të gjithë ata që kishin rënë pre e manipulimeve apo sjelljeve të ulëta seksuale në program të raportonin në polici ose në prokurori për të nisur hetimet.

FOTO GALERI
1/3
Drejtuesi i orkestrës së "The Voice" Jeroen Rietbergen ka dhënë tashmë dorëheqjen dhe ka kërkuar ndjesë pas akuzave.

Top Channel