Sot në “Ftesë në 5” me Bieta Sulon ishte e ftuar moderatorja Alesia Bami, e cila foli për projektin më të ri “Vajzat me kordele” dhe jo vetëm.

Bami tregoi se vajza fituese në këtë program do të ketë mundësi t’i bashkohet skuadrës së “E Diell”.

E ndërsa Bieta e pyeti se sa e gatshme është të mirëpresë Beniadën në “E Diell” apo te “Procesi Sportiv” ku bashkëprezanton me Manushin, Alesia tha:
Beniadën e kam ndjekur më shumë në Big Brother Vip, por e kemi pasur disa herë të ftuar edhe në “E Diell”. Më duket shumë pozitive dhe mendoj që do t’i duhet studios së Procesit Sportiv me atë energjinë pozitive që ka.

Top Channel