Bashës i organizojnë antimiting/ Mbështetësit e Berishës qëllojnë me vezë makinën e kryetarit të PD

18/01/2022 19:40

Nga thirrjet “Basha Ik”, mbështetësit e Sali Berishës kaluan në veprime demonstrative. Drejt automjetit të kryedemokratit, fluturuan vezë.

Situata u tensionua pasi Lulzim Basha kishte zgjedhur ambientet e një bari poshtë zyrave të punës së Komisionit të Rithemelimit për t’u takuar me gratë demokratë.

Më thanë po protestojnë gra, por ato nuk janë gra. S’ka vend për xhelozi kryetari është i të gjithëve”, tha Basha.

Zonjave që e mbështesin, u rrëfeu se sulmet nuk i mungojnë as në rrjetet sociale.
Grida ty të çojnë lule, mua grushte dhe flakë”, i tha Basha deputetes Grida Duma.

Pavarësisht sulmeve, e bëri të qarte se nuk ka ndërmend të tërhiqet nga beteja e tij me Sali Berishën.
Nuk ka nevojë të forconi kryetarin, unë jam i fortë, të lemë pas toksinat e së kaluarës. Siç është PD-ja sot, do të jetë Shqipëria nesër”, u shpreh kryedemokrati.

Protestat e demokratëve kundër tij, ka zgjedhur të mos i shohë:

“ Zoti Basha, kështu do vijoni ta drejtoni PD-në, me demokratët që ju ndjekin me protesta ngado”, e pyeti gazetarja Elda Menga.

Syri sheh atë që do mendja, ndjen atë që do”, u përgjigj Basha.

Aktori i tretë që nuk mungoi as këtë herë në sherrin mes demokrateve, ishte policia.

Top Channel