Hera e parë që feston ditëlindjen pa nënën, bashkëshorti i Hueyda El Saied tregon kërkesat e Gabrielit

19/01/2022 11:52

Dy muaj pas ndarjes nga jeta të Huyeda El Saied, bashkëshorti i saj Thierry Grosjean ka folur për jetën me djalin dhe se si e kaloi 7 -vjetorin e lindjes pa pasur nënën pranë.

Në “Wake Up”, Thierry u shpreh se këtë ditëlindje nuk kishte kërkesa të mëdha, vetëm një festë me miqtë e tij.

Thierry: Është kënaqësi dhe përgjegjësi, por të jetuarit me Gabrielin është diçka e lehtë për mua. Është çdo ditë kënaqësi që të shikoj djalin tim dhe ta rris atë. Çdo ditë ndan historitë. Është një aventurë e re për mua së bashku me Gabrielin, jemi më të fortë kur jemi së bashku.

Pyetje: Kishte ndonjë kërkesë të veçantë këtë ditëlindje?

Thierry: Ndoshta disa gjëra  personale, por janë gjëra midis meje dhe Gabrielit. Nuk kishte kërkesa të mëdha, sigurisht që kërkoi një festë me miqtë e tij të ngushtë nga shkolla dhe mora mbështetje nga vjehrra dhe duhet ta falenderoj atë e njerëzit në Luksemburg. Kam marrë shumë mbështetje gjatë kësaj kohe. Ne flasim për Hueydën çdo orë të ditës për të.

Top Channel