Një aksident me pasojë vdekjen e një këmbësori ka ndodhur këtë të martë në rrotullimin e Thumanës në Krujë.

Makina ka përplasur këmbësorin, i cili si pasojë plagëve të marra ka ndërruar jetë menjëherë.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

“Rreth orës 17:30, tek rreth rrotullimi i Thumanë Krujë, një automjet ka goditur një shtetas këmbësor ende të pa identifikuar ku si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë menjëherë”, shkruan policia.

 

Top Channel