Bullgaria do heqë veton për negociatat/ Kryeministri i Bullgarisë vizitoi Maqedoninë e Veriut

19/01/2022 00:44

Kryeministri bullgar Kiril Petkov zhvilloi një vizitë zyrtare në Shkup ku u prit nga kryeministri i ri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski.

Në takim u ra dakord që Bullgaria të heqë veton për Maqedoninë e Veriut dhe të mos pengojë çeljen negociatave me Bashkimin Europian.

Edhe Lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim Ali Ahmeti u takua me kryeministrin e Bullgarisë Kirill Petkov. Pas takimit Ali Ahmeti doli në një konferencë për mediat.

Bullgaria ka vendosur veto ndaj Maqedonisë së Veriut për nisjen e bisedimeve për anëtarësim në Bashkimin Evropian për shkak se Sofja kërkon të arrihet një marrëveshje për identitetin dhe gjuhën maqedonase, duke kërkuar që Shkupi të pranojë se maqedonasit ekzistojnë që nga viti 1945 dhe se para kësaj periudhe ata kanë pasur prejardhje bullgare.

Bashkimi Europian nuk ka pranuar që të ndajë Shqipërinë dhe Maqedonia e Veriut në procesin e anëtarësimit, por vetoja bullgare ndaj Shkupit ka bërë që edhe Tirana zyrtare të mbetet peng i fatit të Maqedonisë së Veriut.

Top Channel