E mërkurë, 01 Shtator 2021
05:40
Nuk lidhen me aktivitetin fizik, njihuni me disa arsye pse ju merret fryma

Kur keni ndjesinë se po ju merret fryma mund të jetë e frikshme. Sidomos nëse nuk jeni i sigurt se çfarë e shkakton atë. Sigurisht, nëse bëni një stërvitje intensive është normale të ndjeni se po ju merret fryma. Por kur flasim për aktivitete të thjeshta si për shembull, ngjitja e shkallëve apo edhe kur jeni ulur duke ngrënë, atëherë mund të jetë një rast urgjent.

05:15
Zakonet e përditshme që po ngadalësojnë metabolizmin tuaj

Metabolizmi është një proces biokimik natyral që ndodh kur trupi transformon ushqimin në energji të shfrytëzueshme. Sa më efikas të jetë ky proces, aq më të pakta janë gjasat që të shtoni në peshë. Në rastet kur metabolizmi nuk është në efikasitet të plotë, trupi e ka të vështirë, në mos të pamundur të djegë yndyrnat.

03:36
Këto janë 3 shenjat e zodiakut më kokëfortë dhe krenare

Ata janë aq kokëfortë sa i çmendin të gjithë përreth.

03:13
Google po investon një miliard euro në Gjermani

Gjigandi teknologjik Google njoftoi sot se po planifikon të investojë një miliard euro në ndërtimin e dy qendrave të reja të të dhënave në Gjermani për të forcuar pozicionin e tij në treg dhe për të shmangur problemet rregullatore dhe ligjore. Qendra e të dhënave Hanau do të jetë vetëm 20 kilometra larg qendrës më të madhe të internetit në botë, DE-CIX, tha Philipp Justus, kreu i Google për Evropën Qendrore.

02:44
Rekord i ri në Izrael, rreth 11.000 të infektuar brenda një dite

Izraeli konfirmoi rreth 11.000 infeksione të reja të martën, një rekord i ri që nga shpërthimi i pandemisë koronavirus pavarësisht fushatës kryesore të vaksinimit në botë. Në 24 orët e kaluara, janë konfirmuar 10.947 raste të reja, njoftoi Ministria e Shëndetësisë.

02:20
Lufta ndaj Covid-19, në kryeqytetin e Australisë mbyllja e plotë shtyhet deri më 17 shtator

Mbyllja e plotë në Canberra, kryeqyteti i Australisë, e cila po lufton me variantin delta të Covid-19, është vazhduar deri më 17 shtator.

01:59
Foto/ U përball me akuza të shumta për ngacmim seksual, Kevin Spacey rikthehet në xhirime

Aktori Kevin Spacey është parë duke xhiruar një film të ri, ndërsa ky është vetëm roli i dytë pasi u përball me akuza të shumta për ngacmim seksual. Ylli hollivudian i ka nisur xhirimet e filmit “Peter Five Eight” në Kaliforni.

01:40
Oferta e Digitalb deri në 4 shtator/ Ulje deri në 10.000 lekë për abonimet vjetore dhe dekoder falas për abonentët e rinj

Dita e fundit e muajit gusht dhe e stinës së verës u shoqërua me fluks të madh abonentësh në të gjitha pikat e shitjes Digitalb. Qytetarët kërkojnë të shfrytëzojë zbritjet e muajit.

01:21
Dendias viziton Shkupin/ Vlerëson zbatimin e marrëveshjes së Prespës, flet për bashkëpunimin e ngushtë

Ministri i Jashtëm grek Nikos Dhendias në vizitën e tij të dytë në Shkup gjatë detyrës së tij, ka takuar përveç homologut Bujar Osmani, edhe kryeministrin, presidentin dhe kryetarin e parlamentit të Maqedonisë së Veriut dhe bisedimet kanë përfshirë marrëdhëniet dypalëshe, zbatimin e vazhdueshëm të Marrëveshjes së Prespës, thellimin e bashkëpunimit ekonomik, si dhe perspektivën evropiane të Ballkanit Perëndimor.

01:08
Biden: Lufta në Afganistan mbaroi, për ata që duan të dëmtojnë Amerikën, nuk do të falim

Teksa deklaroi se lufta në Afganistan mbaroi presidenti amerikan Joe Biden, mbrojti tërheqjen e shumë kritikuar të trupave amerikane.

00:55
​Talibanët vrasin përkthyesin e amerikanëve dhe e varin në helikopter

Një video horror nga Afganistan ka pushtuar faqet e mediave ndërkombëtare, në të cilën shfaqet një burrë i varur në një helikopter “Black Hawk” që lëviz përreth Kabulit.

00:44
​Polonia do të vendosë gjendje të jashtëzakonshme në kufirin me Bjellorusinë për shkak të emigrantëve

Ligji për shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme në kufirin me Bjellorusinë është në pritje të nënshkrimit të presidentit polak Andrzej Duda dhe autoritetet polake duan që ligji të ndalojë fluksin e madh të emigrantëve nga vendi fqinj.

00:32
Metrkato/ Saul Niguez mbetet tek Atletico, West Hami blen Vlasic nga CSKA

West Ham mbylli në kohë rekord bisedimet me CSKA-në e Moskës sa i takon Nikola Vlasic. Futbollisti, i cili kërkohej edhe nga klube të tjera, firmosi për 4 vjet me anglezët, të cilët, për të siguruar kartonin e tij, derdhën në arkat e klubit rus shumën e 30 milionë eurove. 23-vjeçari është përforcimi i shumëpritur i trajnerit Moyes për repartin e avancuar. Me fanellën e CSKA-së kroati shënoi 33 gola dhe dha 21 asiste në dy sezonet e fundit dhe u emërua Lojtari i Vitit i Premier League-s Ruse në vitin 2020.

00:17
Uzuni përcjell optimizëm: Polonia? S’ka kundërshtar të pakalueshëm

Myrto Uzuni u shfaq optimist në konferencën për shtyp të Kombëtares para sfidës me Poloninë. Sulmuesi i Ferencvarosit në Hungari, sa i përket aspektit personal, u shpreh se është i fokusuar në klubin e tij, ku theksoi se ka mbështetjen maksimale.

E martë, 31 Gusht 2021
23:58
Barcelona tenton “yllin” e Atleticos në orët e fundit të merkatos

Barcelona do të përpiqet të gjejë një sulmues në ditën e fundit të merkatos së futbollistëve dhe siç zbulohet nga RAC1, klubi katalan ka kontaktuar Atléticon e Madridit për huazimin e portugezit Joao Félix. “Los Colchoneros” tashmë e kanë në tryezë propozimin e “blaugranave” dhe drejtuesit e Barcelonës presin një përgjigje në orën në vijim.

23:46
Zyrtare, Leeds United godet në merkato, merr Daniel James nga Man.Utd

Leeds United bën një goditje të rëndësishme në ditën e fundit të merkatos.

23:40
Trajneri i Juventusit vlerëson Vllazninë: Duhet kujdes maksimal

Vllaznia-Juventus është sfida më prestigjoze që një skuadër shqiptare ka përjetuar ndonjëherë. Vajzat kuqeblu do të përballen në raundin e fundit kualifkues me ekipin bardhezi për të synuar një kualfikim madhështor në grupet e Champions Leagues, megjithatë do të jetë një mision shumë i vështirë. Kampionet e Shqipërisë kanë marrë edhe vlerësimin e trajnerit të Juventusit, Joe Montemurro i cili nuk kërkon të nënëvlerësojë skuadrën shqiptare.

23:23
Zyrtare, Reali i Madridit firmos me talentin francez

Në pamundësi për të firmosur me Kylian Mbappe, Reali i Madridit ka bërë një goditje surprizë në ditën e fundit të merkatos së verës duke afruar mesfushorin francez Edoardo Camavinga nga Rennes.

23:09
Deklarata e Godoles dhe fshirja nga ‘RD’, kryeredaktori i gazetës: Asgjë s’na lëkund, Berisha burrë shteti!

Kryeredaktori i gazetës “Rilindja Demokratike”, Bledi Kasmi, ka reaguar pas publikimit dhe fshirjes së lajmit në median zyrtare të PD, të deklaratës së studiueses, Jonila Godole, e cila u shpreh se nëse PD-ja i kërkon një sugjerim për Sali Berishën, do t’i kërkojë që të distancohet prej tij.

23:05
Reporterët pa Kufij: Rusia po shtrëngon internetin!

Reporterët pa Kufij thanë se shteti rus “po shtrëngon kontrollin” në internet, duke “kufizuar” në mënyrë drastike lirinë e shtypit dhe të shprehjes.

22:54
Shqipëria zhvillon stërvitjen e radhës, Bajrami nuk luan ndaj Polonisë!

Përfaqësuesja shqiptare ka zhvilluar seancën e radhës stërvitore në Varshavë në kuadër të duelit kualifikues për Kupën e Botës kundër Polonisë.

22:44
Si rrallë herë, Arilena Ara “djeg” Instagramin me pozat e nxehta

Këngëtarja Arilena Ara po shijon ditët e fundit të verës në Rivierën Shqiptare.

22:22
Talebanët kërkojnë të sigurojnë legjitimitet ndërkombëtar

Talebanët përshëndetën të martën largimin e forcave ndërkombëtare nga Afganistani dhe kthimin e tyre në pushtet si një “mësim i madh për pushtuesit e tjerë”, duke i kërkuar Shteteve të Bashkuara dhe pjesës tjetër të botës të njohin sundimin taleban.

22:21
Deklarata kundër Berishës/ “RD” zhduk shkrimin. Kreu i grupit vendos censurën: Nuk ka më intervista pa koordinimin e partisë

Më shumë se sa zgjedhja në kryesinë e Partisë Demokratike, Jonila Godole tërhoqi vëmendjen e publikut me qëndrimin e saj pro largimit të Sali Berishës nga PD për shkak se tashmë është pjesë e listës së zezë amerikane.

22:03
Biden paralajmëron: Për ata që duan të dëmtojnë Amerikën, nuk do të falim! Lufta në Afganistan tani ka përfunduar

“Për ata që i dëshirojnë dëmin Amerikës, SHBA nuk do të pushojë kurrë,” tha Biden.

21:43
20 vite luftë/ Biden nga Shtëpia e Bardhë: Jemi shumë larg nga përfundimi. SHBA ishte e përgatitur për kolapsin e shpejtë të Afganistanit

Presidenti amerikan Joe Biden në një konferencë për shtyp nga shtëpia e bardhë , mbrojti evakuimin e trupave amerikane nga Afganistani.

21:37
E reja që hyri në ujërat termale të Yellowstone dënohet me shtatë ditë burg në SHBA (fotot)

Një grua nga Connecticut nw SHBA, që hyri drejtpërdrejt brenda ujërave termale të parkut kombëtar amerikan të Yellowstone, u dënua me shtatë ditë burg, njoftonin prokurorët.

21:35
Sky Sports: PSG ka refuzuar deri në 220 milionë euro për Mbappen nga Real Madridi

Paris Saint-Germaini ka refuzuar më shumë se 220 milionë euro nga Real Madridi për Kylian Mbappe – njofton Sky Sports.

21:17
BE-ja kundër migrimit të pakontrolluar nga Afganistani

Bisedimet midis ministrave të brendshëm të Bashkimit Evropian përfunduan me një deklaratë të përbashkët, që thotë se blloku do të përpiqet të ndalojë fluksin e madh të refugjatëve nga Afganistani, duke rritur kontrollin në kufij dhe duke ofruar ndihmë.

21:02
Zjarr i madh në Pilur të Himarës, prej më shumë se 5 orësh zjarrfikësit në luftë me flakët

Një zjarr i madh që ka nisur prej disa orësh mbi Himarë vazhdon të djegë çfarë gjen përpara.

21:02
Jonila Godole sekretarja e re e PD/ Ish-të përndjekurit: Nuk është përfaqësuese e jona

Pas emërimit të Jonila Godoles si sekretare për të Përndjekurit Politikë në PD, ka reaguar Kryetari i Shoqatës Antikomuniste e Ish-të Përndjekurve Nebil Çika.

20:52
24 vite nga humbja e Princeshë Dianës por të famshmit e “mbajnë gjallë” me stilin e saj

24 vjet më parë, bota humbi Princeshën Diana.

20:51
Popullsia irlandeze kalon 5-milionëshin për herë të parë nga viti 1851

Popullsia e Republikës së Irlandës është rreth 5.01 milionë, njoftoi të martën Zyra Qendrore e Statistikave në këtë vend.

20:50
E reja irakene qëllohet për vdekje me thikë kur refuzoi të martohej me kushëririn (fotot)

Nourzan Al-Shammari, një vajzë e re nga kryeqyteti iraken Bagdad, është vrarë brutalisht duke u qëlluar me thikë në rrugë nga tre burra, pasi sipas raportimeve kishte refuzuar martesën e rekomanduar nga familjarët, me kushëririn e saj.

20:22
Jennifer Lopez harron etiketën e pelerinës Dolce & Gabbana pas suksesit në Venecia (fotot)

Jennifer Lopez mund të preferojë veshje të kushtueshme por jo gjithmonë të lërë në to etiketat e çmimit për t’u parë nga e gjithë audienca.

20:12
Gjermania planifikon javën kombëtare të vaksinimit në shtator

Gjermania është duke planifikuar një fushatë mbarëkombëtare për të rritur numrin e qytetarëve të vaksinuar kundër koronavirusit.

19:57
Të zhdukurit e komunizmit/ Ekspozita për ata që nuk u gjetën

Ekspozita për të zhdukurit në komunizëm “Sigurimi në fjalët e veta”, me të dhëna të historikëve të 19 degëve të Sigurimit në të gjithë vendin u çel në Ditën Ndërkombëtare të të Zhdukurve në lulishten “Fadil Kokomani, Vangjel Lezho” pranë Kryeministrisë, dy gazetarëve që ende sot nuk u dihen eshtrat.

19:50
“Izoloni Arbër Çekajn”/ Kërkohet nga SPAK që të futet për 90 ditë nën regjimin “41 biss”

Drejtoria e Përgjithshme e burgjeve i sygjeron prokurorisë së Posaçme SPAK që të kërkojë vendosjen nën regjimin e ashpër 42 biss të të dënuarit Arbër Çekaj dhe Fatmir Pjetri të cilët aktualisht mbahen në izolimin 90 ditor mbas arratisjes së dështuar.

19:46
Ngelësit fajësojnë pandeminë/ 3500 maturantë të Tiranës dhanë provimet e vjeshtës

Në të gjithë vendin po zhvillohet sezoni I dytë I provimeve ose siç njihet ndryshe sezoni i vjeshtës. Në gjimnazin “Petro Nini Luarasi” provimi I Matematikës nisi në orën 10 dhe përfundoi në orën 12.30.

19:39
Ethet e qeverisë “Rama 3”/ Kush ikën dhe kush vjen. Enigma mund të zgjidhet të enjten

Ethet e ministrave të kabinetit ‘Rama 2’ që shpresojnë të rikonfirmohen dhe kandidatëve për tu ulur në qeverinë ‘Rama 3’ do të vijojnë deri në orën 10 të datës 2 shtator.

19:38
Pensionet po zvogëlohen/ Të sapo dalët në pension po paguhen gjithmonë e më pak

Për disa vite me radhë, pensionistët po marrin gjithmonë e më pak para.

19:26
Vitrina e librit/ Marksi në Soho – Howard Zinn

Marksi në Soho është një hyrje e shkëlqyer në jetën e Marksit, në analizën e shoqërisë sipas këndvështrimit të tij, si dhe në pasionin e tij për ndryshime rrënjësore.

19:24
Vitrina e librit/ Fundi i vetmisë – Benedict Wells

Fëmijëria e vështirë është si një armik i padukshëm: nuk e di kurrë se kur të godet.

19:19
Lamtumirë Gabo dhe Mercedes – Dashuria në kohërat e famës

Kujtimet e të birit për humbjen e prindërve të tij dhe fundin e një epoke në letërsinë kolumbiane
Nga Boyd Tonkin
Wall Street Journal

19:07
Do korruptonte policin për të kaluar kufirin, i riu nga Senegali e pëson në Qafë-Thanë

Policia Kufitare e Qafë Thanës godet një rast të mitdhënies. Procedohet penalisht një 22-vjeçar, i cili tentoi të korruptojë punonjësit e policisë kufitare.

19:02
Analiza e VOA: Lufta në Afganistan mbaroi, por jo sfidat e Presidentit Biden

Me avionët e fundit amerikanë që fluturonin mbi malet Hindu Kush në Afganistan, Presidenti Joe Biden përmbushi një premtim fushate për t’i dhënë fund luftës më të gjatë ku ishin përfshirë Shtetet e Bashkuara, luftë të cilën nuk mundi ta fitonte.

18:49
Sllovakia ndalon përdorimin e vaksinës ruse

Sllovakia ndaloi të martën përdorimin e vaksinës ruse kundër koronavirusit Sputnik V.

18:41
‘Shpresoj të digjesh në ferr’, i thotë presidentit motra e marinsit të vrarë në Afganistan gjatë ceremonisë (fotot)

Disa nga familjarët e 13 ushtarakëve të vrarë në Afganistan nuk e kanë mbajtur dot tërbimin ndaj presidentit Joe Biden gjatë ceremonisë së të dielës së transferimit të trupave.

18:35
Shëngjin, mbytet pushuesi nga Kosova

Një pushues nga Kosova është mbytur në Shëngjin.

18:21
Afganët, a po e ndihmojnë vendet e pasura Shqipërinë? Rama për BBC: Jo, po ndihmohemi nga njerëz me zemër të pasur

Kryeministri Edi Rama në një intervistë për BBC world NeWs , me gazetarin Ben Boulos foli për qytetarët afganë që po strehohen në vendin tonë.

17:54
Balla merr dozën e dytë të vaksinës anti Covid/ Apel studentëve: Mos hezitoni! Bëni vaksinën dhe zhvilloni mësimin normalisht!

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla ka marrë sot dozën e dytë të vaksinës anti-Covid-19.

17:54
Nëna e re detyrohet të kthejë bijën e adoptuar pasi prindërit biologjikë ndryshojnë mendje (fotot)

Disa ditë pasi morën beben e tyre nga spitali, Sarah Howell dhe bashkëshorti Chris duhet t’i thonin asaj lamtumirë.

17:52
COVID19/ Rriten frikshëm rastet e reja në vend, 3 humbje jete në 24 orët e fundit

Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit, si vijon:

17:48
Borrell: Marrëveshja do ta zgjidhte përfaqësimin ligjor të Kosovës

Shefi i politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borrell, tha se marrëveshja përfundimtare midis Kosovës dhe Serbisë do të zgjidhë, ndër të tjera, edhe çështjen e përfaqësimit ligjor të Kosovës në nisma të ndryshme rajonale.

17:32
Nisin aplikimet për regjistrim në kopshtet publike të Bashkisë së Tiranës

Duke filluar nga 1 shtatori në çdo kopsht publik të Bashkisë Tiranë, do të kryhet procedura e aplikimit për regjistrimin e fëmijëve.

17:24
Një vajzë poston foto me kalin e saj dhe ngjashmëria midis tyre është “e frikshme”!

Kushdo që ka pasur apo ka një kal në pronësi, e ka provuar ndjesinë e veçantë dhe emocionet që të fal.

17:17
Në Kosovë arrin grupi tretë i afganëve

Grupi i tretë i qytetarëve afganë, arriti në Kosovë më 31 gusht. Aeroplani i forcave amerikane aterroi në Aeroportin “Adem Jashari” rreth orës 17:00 me 131 afganë në bord.

17:14
Matadori brazilian shkelet për vdekje nga demi, në aksidentin horror gjatë turneut të Kalifornisë (fotot)

Zbutësi i demave Amadeu Campos Silva, 22 vjeç ka vdekur nga plagët që pësoi gjatë një “aksidenti tragjik e të tmerrshëm” pasi u shkel nga demi gjatë turneu të zbutjes së demave duke i drejtuar ata në kurriz në Kaliforni.

17:09
Marrëveshja me KQZ-në/ Shqipëria i jep kamera borxh Kosovës për zgjedhje

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i Shqipërisë nënshkroi sot një marrëveshje bashkëpunimi me Komisionin Qendror të Zgjedhjeve të Kosovës, e cila parashikon përdorimin e përkohshëm nga pala kosovare të teknologjisë zgjedhore të zbatuar nga KQZ e Republikës së Shqipërisë. Në emër të dy institucioneve nënshkruan Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, z. Ilirjan Celibashi dhe Kryetari i KQZ-së së Kosovës, z. Kreshnik Radoniqi.

17:02
“PD të distancohet nga Berisha”/ Për herë të parë, gazeta zyrtare e demokratëve publikon deklaratën kundër ‘liderit historik’

Zërave kritikë në PD i është shtuar edhe profesoreshë Jonila Godole, Sekretarja e re për të Përndjekurit në Partinë Demokratike.

16:53
Gazetari i tmerruar lexon lajmet me talibanët e armatosur prapa tij në studio (foto-video)

Pamje të pazakonta vinin sot nga Afganistani, teksa një gazetar lajmesh dukshëm i tmerruar, lexonte lajmet i rrethuar nga ata që dukeshin si anëtarë të armatosur të grupit taliban, në studion e transmetimit.

16:38
Gjarpri kacavirret në lokal, tmerrohen banorët në Sukth (Video)

Një gjarpër i kapur pas tendës së një lokali në Sukth të Durrësit ka alarmuar të pranishmit.

16:32
Nisja e mësimit plotësues / Ministrja Kushi vizita inspektimi në shkolla të ndryshme të Tiranës

Një ditë para nisjes së mësimit plotësues, Ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë Znj. Evis Kushi ka kryer vizita inspektimi në shkolla të ndryshme të Tiranës për të parë nga afër masat e ndërmarra në prag të nisjes së mësimit plotësues më datë 1 Shtator.

16:29
Protokolli i ministrisë së Shëndetësisë për sigurinë kundër COVID-19 në shkolla: Me maska, distancë dhe orare fikse

Nesër nis mësimi plotësues në shkolla, për plotësimin e mangësive nga mësimi online.

16:25
“Delta” po merr dhjetëra jetë njerëzish në Kosovë, 26 viktima në 24 orët e fundit

Kosova po përjeton ditë tragjike, për shkak të numrit të lartë të viktimat si pasojë e Covid 19.

16:20
41 vjeçari që vrau veten dhe të dashurën në Britani, kishte ‘një seri të dashurash të reja’, thonë fqinjët (fotot)

Një drejtor marketingu i gjetur i vetëvrarë së bashku me të dashurën e tij 22-vjeçare në një akt vrasje-vetëvrasjeje, kishte një seri të dashurash të reja, u zbulua së fundmi nga mediat britanike.

16:18
Gara për në Gjykatën Kushtetuese/ KED i ndalon kandidimin Sinan Tafajt, Dhimitrula Spiros dhe Saimir Vishajt

Pas përfundimit të mbledhjes së sotme, KED i ka ndaluar kandidimin për gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese Sinan Tafajt, Dhimitrula Spiros dhe Saimir Vishajt.

15:52
“Puna është punë”, ish ministri afgan shpërndan pica në Gjermani!

Dikur, në Afganistan ishte ministër. Sot në Gjermani, punon si shpërndarës ushqimi: 6 ditë gjatë javës, 10 orë në fundjavë.

15:50
Mitsotakis bën ndryshime në kabinetin qeveritar, ish-ministri refuzon postin

Pa shumë ndryshime të mëdha, por me emra surprizë ministrash, kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis ka riformatuar kabinetin e tij qeveritar në një periudhë kur kritikat nga ana e partive opozitare për menaxhimin e pandemisë, por edhe të përballimit të zjarreve masive, janë shtuar gjithnjë e më shumë.

15:47
Arrestohet ‘piloti’ në Elbasan/ Policia rrugore në terren: Pranga 6 shoferëve, pezullohen 34 patenta

Policia vijon më kontrollet intensive në çdo aks rrugor me dronë, radarë, mjete të palogura, kamera, aparate fotografike e alkooltestues, me qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore.

15:45
Gratë afgane mund të shkojnë në universitet, por jo në të njëjtat salla me burrat, deklarojnë talibanët (fotot)

Pushtetarët e rinj talibanë në Afganistan kanë deklaruar dje se do të lejojnë që gratë të studiojnë në universitet, por jo në dhoma të njëjta me burrat.

15:34
Nis sezoni në teatrin “Skampa”/ Shfaqjet nisin nën hijen e frikës nga Delta

Zonja nga Argjentina, një shfaqe plot nota humori me regji të Adonis Filipit do të nisë sezonin artistik në teatrin Skampa në Elbasan, pas një shkëputje të gjatë për shkak të pandemisë.

15:33
Teuta nuk ndalet në merkato, zyrtarizon sulmuesin Koubemba

Kampionët e Shqipërisë së Teutës vazhdojnë të kenë ambicie të mëdha për të ruajtur kurorën edhe për sezonin e ri.

15:32
Vllaznia përballet nesër me Juventus/ Ndeshja në futboll për femra e vlefshme për Champions League

Vllaznia do të përballet me Juventusin e Italisë, ditën e mërkurë në orën 19:00 në stadiumin ‘Loro Borici’.

15:31
“Më kanë borxh, duhet të më largojnë që këtu”/ Rrëfimi tronditës i mësuesit që ka punuar si përkthyes në Afganistan

Një mësues në Kabul nuk ka mundur të largohet nga Afganistani. BBC News ka folur me një mësues, i cili ka punuar si përkthyes për forcat britanike dhe ndërkombëtare, por nuk ka mundur të largohet.

15:30
Kombëtarja stërvitet në Poloni/ Ndeshja të enjten në Varshavë

Në konferencën e ditës së dytë të grumbullimit në Poloni, për këtë ndeshje kanë qenë dy Mtyrtao Uzuni, sulmuesi i Ferencvaros dhe Albi Doka, mbrojtësi i Goricës.

15:19
‘Gurorja naziste e vdekjes’ ku forcat e Hitlerit masakruan gra e fëmijë, zbulohet në Rusi (fotot)

Prova të vrazhda sesi ushtria naziste masakronte gra e fëmijë, kanë dalë së fundmi nga një varrezë masive në një gurore në Rusi.

15:17
Afganistani, kronologjia e një lufte!

Lufta më e gjatë e Afganistanit u mbyll pa lavdi, pas 20 vjetësh. Tërheqja e trupave të SHBA-së mbylli një kapitull të historisë ushtarake që sië thotë VOA, ka gjasa të mbahet mend për dështimet kolosale, premtimet e paplotësuara dhe një largim përfundimtar kaotik që i kushtoi jetën më shumë se 180 afganëve dhe 13 pjesëtarëve të ushtrisë amerikane, mosha e disa prej të cilëve ishte vetëm pak më e madhe se sa vetë lufta.

15:11
Zëdhënësi i talebanëve: Ne jemi këtu për t’i shërbyer njerëzve!

Zëdhënësi i talebanëve, Zabihullah Mujahid ka bërë thirrje për unitet kombëtar pas tërheqjes së trupave të fundit amerikane nga Afganistani pas 20 vitesh.

15:11
Kritikët mbeten jashtë kryesisë/ Nuk zgjidhen Nishani, Shehaj, Kadilli por edhe dhëndri i Berishës

Këshilli Kombëtar i Partisë Demokratike vendosi për Kryesinë e re të kësaj force politike, nga ku vetëm 15 anëtarë u zgjodhën me votim të fshehtë, ndërsa për kupolën drejtuese dhe sekretariatet, të cilët janë pjesë e këtij forumi automatikisht nuk pati as garë dhe as kandidaturë alternative.

15:05
Masat anti-Covid, “mbyllën” kufirin/ Ulet numri i udhëtarëve nga Shqipëria drejt Kosovës

Masat e reja anti- covid në kufi kanë bërë që të ulët dukshëm numri i atyre që duan ta kalojnë kufirin nga Shqipëria në Kosovë.

15:02
Gjysma e studentëve, s’duan vaksinë/ Por 72% thonë se do e bëjnë, nëse është me detyrim

60%e studentëve nuk dëshirojnë të kryejnë vaksinën sipas një pyetësori të organizuar online nga portali studentor pasi kryesisht dyshojnë se vaksina ka efekte anësore të pazbuluara, një pjesë e tyre e kanë kaluar tani afër covidin e disa të tjerë mendojnë se do e kalojnë koronavirusin lehtësisht pa pasoja se janë të rinj.

14:54
Po i priste makina, kapen gjashtë emigrantë që zbritën nga mali në Kosovë

Gjashtë emigrantë janë kapur rreth orës 09:00 nga policia e Kosovës, teksa zbritën nga mali në mes fshatrave Vërmicë dhe Shkozë dhe hipën në automjetin që i priste.

14:52
Ishte dënuar me burg për kultivim të narkotikëve, arrestohet 23-vjeçari shkodran

Policia e Shkodrës ka vënë në pranga një 23-vjeçar, i cili akuzohet për kryerjen e veprave penale “Kultivimi i bimëve narkotike” kryer në bashkëpunim dhe “Mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”.

14:50
Tiranë/ Arrestohet 57-vjeçari, shantazhoi një 20-vjeçare për të kryer marrëdhënie seksuale

Një 57-vjeçar është arrestuar nga policia e Tiranës pasi ka përndjekur dhe shantazhuar për të kryer marrëdhënie seksuale një 20-vjeçare.

14:39
Fuqia e përballueshme e natyrës/ Uji shkatërron autostradën, Uragani Ida i pafrenueshëm!

Dy të vdekur e 10 të plagosur është bilanci i Uraganit në Mississipi të Shteteve të Bashkuara, ku vërshimi i ujërave ka shkatërruar pjesërisht një autostradë, duke mos i lënë njerëzve mundësi shpëtimi.

14:38
“Një i prekur nga Delta infekton 7 vetë”, në Kosovë krijohet Komiteti i posaçëm

Komiteti i porsakrijuar në Prishtinë për koordinimin dhe vlerësimin e situatës me pandeminë e koronavirusit, mbajti mbledhjen e tij të parë.

14:33
“Me ne, nuk fitoni dot”: “Luanët” e Panjshirit vrasin 8 luftëtarë talebanë!

Në kohën kur Shtetet e Bashkuara përfunduan tërheqjen nga Afganistani, e i dhanë fund luftës në këtë vend, mbërritën raporte se në rajonin e vetëm që nuk kontrollohet prej talebanevë, në Luginën e Panjshirit ku është organizuar rezistenca kundër tyre, kanë nisur luftimet e para.

14:30
“Delta, një armik i rrezikshëm”/ Kurti: S’kemi hapësirë për të gabuar në zbatimin e masave të reja

Komiteti për koordinimin dhe vlerësimin e situatës me pandeminë COVID-19 nw Kosovw ka mbajtur mbledhjen e parë. Kryeministri, Albin Kurti në hapje të mbledhjes ka folur për rrezikun nga varianti Delta dhe për shkak të karakteristikave të tij specifike, ai i paraqiti disa kërkesa të posaçme për Komitetin.

14:27
“Më ka ardhur në majë të hundës…”, Dafina Zeqiri flet për marrëdhënien abuzive: Emri im është përdorur!

Këngëtarja e famshme Dafina Zeqiri ka mbështetur gjithmonë femrat dhe ka kërkuar që të nxjerrë në pah fuqinë e tyre.

14:21
Ursula von der Leyen: 70% e të rriturve janë vaksinuar plotësisht

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, tha të martën se 70 për qind e të rriturve në Bashkimin Evropian janë vaksinuar plotësisht kundër COVID-19.

14:19
Shëndeti mendor i punonjësit mbi të gjitha! Kompania “NIKE” i jep stafit një javë pushim

Stafit të kompanisë gjigante të Nike, në Oregon u është dhënë një javë pushim për të mbështetur shëndetin e tyre mendor, përpara kthimit në zyrë në shtator.

14:10
“Afganët rezultuan negativë nga covid”/ Ministri i Brendshëm i Kosovës: Do të vaksinohen me Johnson&Johnson

Mbrëmë pas mesnatës në Kosovë ka arritur edhe grupi i dytë i shtetasve afganë. 113 prej tyre janë akomoduar në ish-kampin e Bechtal-Enka-s, në afërsi të Ferizajt. Gjatë ditës pritet të mbërrijë edhe grupi tjetër me 131 shtetas afganë. Ministri i Punëve të Brendshme ka deklaruar se këta persona do të qëndrojnë shkurt në Kosovë.

14:09
U kap duke dërguar mesazhe kur po i jepte makinës, gjobitet aktorja me famë botërore (FOTO)

Aktorja amerikane Vanessa Hudgens është parë duke dërguar mesazhe teksa i jepte makinës në Los Anxhelos gjatë mëngjesit të së hënës.

14:08
Messi te PSG, rekord shikueshmërie në Francë!

Ligue 1 parakalon shkallët në renditjen e kampionateve më të ndjekura në Europë. Falë investimeve të PSG-së dhe goditjes së madhe të pak javëve më parë me transferimin e Messit parizienët bëjnë bingo sa i përket shikueshmërisë.

13:49
Kina u ndalon fëmijëve të luajnë lojëra online gjatë javës, iu lejohet vetëm 3 orë në fundjavë

Kina u ka ndaluar fëmijëve nën moshën 18 vjeç të luajnë lojëra online gjatë ditëve të javës. Ata do lejohen të luajnë vetëm tre orë në fundjavë. Ky hap shënon një përshkallëzim të konsiderueshëm të kufizimeve në industrinë masive të lojërave në vend.

13:46
Çerdhe dhe kopshte në vendin e punës; Bashkia Tiranë mban premtimin, Veliaj: “Sot po bëjmë një revolucion”

Premtimi i dhënë nga kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj për ngritjen çerdheve apo kopshteve pranë bizneseve apo kompanive të mëdha bëhet realitet.

13:36
Pas ndarjes nga futbollisti Oriola Marashi pozon ‘topless’, fansat ‘çmenden’ pas saj (FOTO)

Kanë kaluar vetëm pak ditë nga lajmi i bujshëm se marrëdhënie me futbollistit Eros Grezda dhe bukuroshes Oriola Marashi ka marrë fund! Çifti ka ndarë rrugët me njëri-tjetrin.

13:30
Analizë për basketbollin, presidenti i federatës mbledh ekipet

Presidenti i Federatës Shqiptare të Basketbollit Avni Ponari në mbyllje të aktiviteteve ndërkombëtare zhvilloi një pritje me të gjitha ekipet për të bërë edhe një analizë rreth rezultateve të arritura.

13:26
Izraeli shënon 11.000 raste të reja me COVID-19

Izraeli ka shënuar të marten (31 gusht) një rekord të rasteve të reja me koronavirus. Autoritetet shëndetësore konfirmuar se 11.000 persona kanë dalë pozitiv gjatë 24 orëve të fundit. Varianti Delta i koronavirusit, i cili është shumë më ngjitës, ka përkeqësuar situatën epidemiologjike në këtë vend.