Tiranë/ Arrestohet 57-vjeçari, shantazhoi një 20-vjeçare për të kryer marrëdhënie seksuale

31/08/2021 14:50
Foto ilustruese

Një 57-vjeçar është arrestuar nga policia e Tiranës pasi ka përndjekur dhe shantazhuar për të kryer marrëdhënie seksuale një 20-vjeçare.

Ai është identifikuar me inicialet P.B., dhe akuzohet për veprën penale “Përndjekja”. Në pranga kanë rënë edhe dy persona të tjerë, të identifikuar si E. Z., 38 vjeç dhe A. B., 27 vjeç, pasi u kapën duke drejtuar mjetet përkatëse në gjendje të dehur.

Ndërkohë, më datë 30.08.2021, u referuan materialet në Prokurorinë Pranë Gjykatës së Shkallës Parë Tiranë dhe punohet për shoqërimin e  G. V.,  sepse në muajin Mars të Vitit 2020, me anë të mashtrimit i ka marrë një shumë parash shtetasit T. Sh.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të metejshme.

Top Channel